Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Prishtinës
Aktualitet

Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Prishtinës

• 10 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E nisur që nga maji i vitit 1998, strategjia për zhdukjen e viktimave të luftës në Kosovë do të prekte qindra familje në rrethin e Prishtinës.

26 vite pas përfundimit të luftës, në komunat e Prishtinës, Podujevës, Lipjanit, Obiliqit dhe Graçanicës, 185 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ata janë pjesë e tërësisë prej 1560 personash, të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Statistikat dëshmojnë se rreth 10% e viktimave shqiptare u zbuluan të varrosura në varreza masive në Serbi, ndërsa në regjistrat e luftës ende mbi 12% e viktimave në total vazhdojnë të jenë të zhdukura.

Në vitet e ’80, Prishtina jetonte kohën e Jugosllavisë. Në disa zona u ndërtuan fshatra ku jetonin të gjitha komunitetet. Situata nisi të tensionohet me ardhjen në pushtet të Millosheviqit, gjë që kulmoi me nisjen e luftës.

Lufta la prapa mijëra të vrarë e fatkeqësisht një pjesë e tuprave të tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe pas 26 vitesh.

Në një hapësirë me pak kilometra katrorë, në zonën e Prishtinës do të dokumentohen zhdukje masive, zhvarrime masive dhe zhvendosje të trupave të të vrarëve.

Në Sllovi, në Makovc, në Fushë Kosovë, në Podujevë e në zona të tjera, do dokumentohen krime të rënda të luftës e zhdukje të viktimave civile.

Read more:Gjatë 24 orëve për dhunë në familje janë privuar nga liria shtatë persona

Vëllai i Adem Zogianit, Hyseni, ishte zhdukur me 22 qershor 1998. Ademi rrëfen momentin e zhdukjes së vëllait të tij.

“Do të thotë e marrin në telefon. I thotë: ‘qe po vij’. Tash sikur është joshur me diçka ku i thonë duhet me u taku diçka, qysh e josh nuk e di. Edhe shkon edhe e takon, a e ka takuar a s’e ka takuar se di, se ndoshta edhe aty para dere e ka marrë dikush, s’ka prit me shku atje hiç, se me kerr ka dalë prej banese. Edhe i thotë gruas: ‘po i marr disa domate, disa speca dhe kthehem menjëherë, shpejt kthehem’. Mirëpo nuk u kthye kurrë më” – tregon Ademi.

“Kam qenë binjak me të. Kemi qenë edhe në shkollë bashkë, në studime bashkë”.

Në prill të vitit 1999, fshati Sllovi afër Lipjanit, do shndrrohej në një zonë krimi ku do implementohej edhe plani i zhdukjes së viktimave.

Paralelisht me vrasjet, një pjesë e viktimave do barteshin për në lokacione të cilat ende nuk janë të njohura.

Në zonat e tjera të regjionit të Prishtinës, zhdukja e civilëve do ishte pjesë e përditëshmërisë së luftës dhe ngjarjeve pas saj.

Read more:Hamza prezanton aderimin e ri në PDK

Në rrethana shpeshherë të pasqaruara civilët u kidnapuan dhe trupat e tyre nuk u gjendën për vite me radhë.

Feriz Gërbeshi nga fshati Sllovi, të cilit i është vrarë dhe zhdukur nëna nga lufta, tregon për masakrat në fshatin e tij.

“Më 14 prill 1999 është rrethuar fshati Sllovi dhe me atë rast janë vrarë 24 veta në rrethim e sipër. Domethënë, me 14 prill është rrethuar nga forcat e rregullta ushtarake fshati, me tanke. Në pjesën e dy anëve rrethohet fshati me disa kodra jo shumë të mëdha” – rrëfen Ferizi.

“N’fillim, fshatit të poshtëm, paraprakisht kanë qenë të mobilizuar ata të gjithë serbët vendorë. Sepse vetë natyra e vrasjeve, vetë natyra e organizimit të masakrës ka qenë e tillë që ne kemi arritur me i identifikuar të gjithë. Të moshës madhore kanë qenë të inkuadruar në forcat paramilitare dhe në ndihmë të tyre, të forcave militare që kanë ardhur në përforcim të tyre. Edhe në rrethim e sipër kanë filluar djegien e shtëpive, kanë filluar vrasjet me radhë. Edhe në atë ditë janë vrarë 24 veta”.

“Përveç asaj bashkëfshatares të cilën e kishin plagosur, do të thotë organizimi i parë paramilitar edhe i ushtrisë serbe, sulmin e kanë filluar në familjen tonë. Kanë pushkatuar njerëz, kanë vrarë njerëz ku kanë gjetë rrugës, qysh i kanë gjetë, qysh i kanë nxanë. Mirëpo si sulm do të thotë i planifikum në familje ka qenë këtu te na” – thotë në anën tjetër Enis Gashi, të cilit ia kanë vrarë në luftë babain, gjyshin dhe axhën.

Në ditët e para të pasluftës 6 mijë e 500 persona do figuronin si të zhdukur.

Në mbarë vendin ekipet mjekoligjore ndërkombëtare e vendore do nisnin gjurmimet për të vdekurit.

Read more:Aksion “në terren” në Fushë Kosovë, pastrohen pusetat, mirëmbahen varrezat – shtrihet ujësjellësi në Harilaq

Në atë kohë qindra njerëz ishin në burxhe dhe kjo rriste shpresën për familjarët. Në ndërkohë në terren çdo ditë e më shumë po dilnin në sipërfaqe pasojat e krimit.

Ish drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, tregon se si menjëherë pas përfundimit të luftës, frigoriferët e morgut kanë qenë të stërmbushur me kufoma.

“Nuk kishte ku ta qisje edhe këmbën, domethënë kah të ecësh. Kishin filluar të kalbeshin… vinte erë e rëndë, kundërmonte shumë erë e rëndë dhe familjarët kishin dëgjuar që ka trupa në morg, filluan ta vizitojnë Institutin. Aty ishte edhe ai kontakti i parë me familjarë dhe dhimbjen të cilën ata faktikisht e tregonin në kërkimin e të afërmve të tyre sepse nuk e dinin fare ku janë. Raste të ndryshme – për shembull- ati ka shkuar prej Ferizajit në Prishtinë me marrë vajzën, nuk është kthyer më. Raste të secila në veçanti një histori e veçantë e asaj të cilën e kemi përjetuar domethënë gjatë luftës” – thotë Gërxhaliu.

Dëshmitë e para mjeko ligjore do të dëshmonin mizorinë e zhdukjes së trupave të viktimave.

Viktimat u dogjën, u varrosën qëllimisht në varreza të personave të vdekur natyrshëm, apo edhe u bartën në varreza massive në Serbi.

Gërxhaliu thotë se ka pasur raste ku kufomat janë gjetur në kanale të hapura me eskavator.

Read more:Flamur Shyqeri Shala i bashkohet listës së Aleancës

“Kemi gjetur kanale të hapura me eskavator, të gjata, dhe njerëzit të hedhur në kanale. Domethënë ka pasur edhe të Fushë Kosovës e të rrethinës, kudo apo ndonjë tjetër që ka ardhur në Prishtinë, të hedhur një mbi një ashtu pa kurrfarë kontrolli. Kanë qenë dy kanale ekstrem të gjata, për të cilat pastaj më vonë ato kaluan në duart e ekspertëve të UNMIK-ut ,e morën primatin dhe ata pastaj filluan të punojnë në të njëjtat” – tregon tutje Gërxhaliu.

Enis Gashi në rrëfimin e tij tregon se kur për herë të fundit ka parë babain, gjyshin dhe axhën e tij.

“Kam qenë edhe unë që e kam pa atë moment, të rreshtumë. E kemi pasë një pemë në oborr. ‘Kojsi’ i thojshim – te kojsia. Me fytyrë prej pjesës tjetër të oborrit, jo prej dyerve, me shpinë prej neve. Kanë qenë të rreshtuar, do të thotë baba, ka qenë axha Enver, ka qenë Arbeni – djali i axhës, ka qenë Bekimi edhe ka qenë babgjyshi Murati. Mirëpo kanë qenë krisma që realisht – e thash edhe më herët – kujtohen sikur sot, të kthejnë bash në momentin në të cilin ti e ke pa” – rrëfen Enisi.

Fundi i luftës nisi me shpresën për rindërtim. Në kohën kur të gjithë po fillonin rindërtimin e jetës së re pas luftës, familjarët e të zhdukurve nisën kërkimet për të zbuluar vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Një pjesë e madhe e tyre ranë pre e mashtrimeve, të cilat u zhvatën mijëra euro me premtimin se familjarët do të gjendeshin. Më e rënda është se disa familjarë u vranë gjatë kohës kur po kërkonin të zhdukurit.

Naser Mirena nga Fushë Kosova, të cilit i janë vrarë dhe zhdukur dy vëllezërit e tij, është një nga viktimat që ka rënë pre e mashtrimit dhe ka dhënë para me shpresën për të gjetur vëllezërit e tij.

Read more:Amanda Holden mahnit me fustanin transparent në gjysmëfinalen live të “Britain’s Got Talent”

“Janë lajmëruar gjinja privat, kanë marrë numra telefonit, kanë marrë lidhje se telefona celularë s’kemi pasur atëherë, derisa kisha qenë në Gjermani. Vijnë telefonatat personalisht mu, që këtu e kam Arbenin dhe Avninë” – rrëfen Naseri.

“Veç serbisht flisnin. A po do me t’i pru në Slloveni apo do në Itali ku të konvenon më shumë? Po duhesh me i transferu 30 mijë marka. Edhe kur ma ka dërguar letrën, e kam marrë letrën e kam fotografu, ia kam dërguar, m’ka thirrë, thash ‘po ti qe ku jam, ku me i marrë vllazninë a po e din, se ma bojke a po do në Slloveni apo do në Itali me i qitë. Në atë moment u mbyll telefoni më kurrë s’kam pasur qasje”.

Një i zhdukur apo një i vrarë nuk është vetëm një numër në statistika. Ai është një mungesë që vazhdon të jetojë çdo ditë në familje, një plagë që nuk mbyllet kurrë.

Në rajonin e Prishtinës, lufta nuk përfundoi me heshtjen e armëve. Për shumë familje, ajo vazhdoi si një pritje e gjatë, mes shpresës dhe pasigurisë.

Jeta e pasluftës për familjarët ishte një sifdë në çdo aspekt.

Familjet e varfëra dhanë mijëra euro për t’i zbuluar familjarët e tyre ndërsa në cdo hap kujtimi për të zhdukurit i shoqëroj secilin prej tyre, raporton Kallxo.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #djali #euro #Familje #Fushë kosova #Fushë kosovë #gjermani #itali #Prishtina #Të zhdukurit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryeministri po flet me veten – Ide
  • Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive
  • “Rama shihet si autokrat ballkanik i kacavjerrë pas karriges”/ Alibeaj: Protesta e ka mpakur, nga 83 mandatet e një viti më parë, po artikulon dorëheqjen
  • Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD, reagimet: Na gënjejnë e na përcjellin!
  • Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by