Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së
Aktualitet

Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së LDK-së

• 11 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-kryetari i Podujevës dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njoftuar se nuk pranon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Në një reagim të gjatë drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së, Veliu ka falënderuar mbështetësit për besimin ndër vite, por ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të partisë, duke përmendur, siç tha ai, përçarje të brendshme, vendimmarrje të njëanshme dhe rënie të rezultateve zgjedhore.

Ai ka thënë se fillimisht kishte shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por sipas tij, kjo ishte refuzuar nga kryesia e degës me arsyetimin se ishte vendim i lidershipit qendror.

Read more:U pyet për Agim Veliun, Abdixhiku: Të gjithë do t’i bëjmë bashkë

Veliu theksoi se së fundi është propozuar sërish për të qenë pjesë e listës, por pa konsultim paraprak, gjë që e ka cilësuar si mungesë serioziteti në proces.

“Nuk di nëse paskam ndryshuar unë, apo ata. Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Veliu njoftoi zyrtarisht se refuzon kandidaturën për deputet, duke theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, por nuk pranon të jetë pjesë e, siç e quajti ai, “një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj shtetformues”.

Read more:“Fushatë manipuluese", LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme

Ai gjithashtu kritikoi drejtimin aktual të partisë dhe përdorimin e sloganit “Bashkim i madh”, duke e cilësuar si të paqëndrueshëm dhe politikisht të motivuar.

“LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”, ka thënë Veliu, duke përfunduar reagimin me mesazhin: “Zoti e ruajt LDK-në”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agim veliu #jetë #Ldk #Lidhja #Reagim #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin