Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori IA-në
Aktualitet

Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori IA-në

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në seancën e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, dëshmitarja Helen Fraser foli për transkriptimin e audiove nga vizita e Kuçit në Qendrën e Paraburgimit, për të cilin tha se përdori Inteligjencën Artificiale.

Pas deklarimit lidhur me disa aspekte të linguistikës, u diskutuan audiot e gjykimit konkret, lidhur me dy vizita që janë bërë në Qendrën e Paraburgimit, ku ekspertja Fraser tha se u fokusua në dy incizimet, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me transkriptet, ajo tha se është shumë e rëndësishme të dimë procesin që është ndjekur. Tha se është e vështirë ta shohin një transkriptë pas faktit.

Gjuhën shqipe, Fraser tha se nuk e kupton dhe nuk ka pasur transkriptues që flet shqipen, megjithatë përdori transkriptuesin e Inteligjencës Artificiale.

Read more:Përkujtohen Nasuf dhe Tahir Gashani në 27-vjetorin e rënies heroike

Por, theksoi se në rastet tjera janë një grup transkriptuesish që janë të aftë për audiot e padëgjueshme mirë.

E pyetur nëse Inteligjenca Artificiale është mjet i mirë për ta zëvendësuar transkriptuesin, Fraser tha se nuk është e duhura.

“Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë aspektin njerëzor në transkriptimin e audiove të padëshifrueshme. E përdora sepse doja të dija sa informacion është i dëshifrueshëm nga lart-poshtë”, tha Fraser.

Fraser deklaroi se përdori mjetin e transkriptimit nga AI dhe shtoi se dobia ishte se ky mjet i mundësoi deshifrimin dhe transkriptimin e saktë sikurse transkriptuesit.

Read more:Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë ne, s’ka nevojë për ndryshime të tjera ligjore

Megjithatë, tha se mjeti i Inteligjencës Artificiale iu dha një ide se çfarë përmban audio.

Përpjekja për të reduktuar zhurmën, në shumë raste, sipas saj, do të thotë edhe heqje e informacionit.

Më pas, dëshmitares iu paraqit shkëmbimi i e-maileve mes mbrojtjes së Thaçit dhe një përkthyesi, ku iu kërkua të transkriptonte disa audio nga vizita e Kuçit. Përkthyesi kishte thënë se nuk mund t’i transkriptonte për shkak të pamundësisë së dëshifrimit. Pas kësaj, iu shfaq edhe audio e transkriptuar nga ZPS-ja, transkriptë kjo me pesë faqe.

Read more:Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë

Lidhur me këtë, Fraser tha se nuk e di nëse përkthyesi në fjalë do të ishte në mesin e personave që ka zotëruar aftësinë e dëshifrimit të këtyre lloj audiove. Por, tha se beson që ZPS-ja është mbështetur edhe në informacionin lart-poshtë, të cilin përkthyesi nuk e ka pasur.

E-maili tjetër që iu shfaq dëshmitares ishte mes mbrojtjes së Thaçit dhe Njësisë për Administrimin e Gjykatës, ku këta të fundit u kanë thënë se nuk mund ta bëjnë transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit, për shkak të cilësisë së audios. Sërish, ZPS-ja e kishte transkriptuar.

Për këtë, dëshmitarja tha se beson që rrethanat janë të njëjta, ku derisa ki informacione më shumë për kontekstin, është më e lehtë të bëhet transkriptimi. /BetimipërDrejtësi/

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Gjykata speciale #Gjykimi i krerëve të uçk #Hashim thaçi #Helen fraser #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Vepra penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA ngre alarmin: Irani po rindërton shpejt kapacitetet ushtarake pas ndërprerjes së armëpushimit
  • Putin takim me Xi Jinping/ Nga energjia te Ukraina, cilat janë temat që priten të diskutohen mes dy liderëve
  • Maturantët sfidojnë me teknologji, Tirana College of Technology promovon inovacionin dhe inteligjencën artificiale
  • “Qetësia para stuhisë”, rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump
  • Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 5 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by