Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndarja nga jeta e Rifat Stojkajt, reagojnë zyrtarë të AAK-së: Humbje e madhe
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Rifat Stojkajt, reagojnë zyrtarë të AAK-së: Humbje e madhe

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vdekja e papritur e drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Deçanit dhe sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në këtë komunë, Rifat Stojkaj, ka shkaktuar reagime të shumta nga figura politike dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin për humbjen e tij, duke e kujtuar Stojkajn si një anëtar të rëndësishëm të subjektit politik dhe një njeri të përkushtuar në punë.

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj

“Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj. Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe ish-deputetja Albana Bytyqi ka reaguar duke e cilësuar vdekjen e tij si humbje të madhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët, duke shprehur ngushëllime për familjen Stojkaj.

Read more:“Kapeni hajnin”

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë, Rifat Stojkaj. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Stojkaj, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. U prefshë në paqe Rifat”, është shprehur Bytyqi.

Vdekja e drejtorit të Bujqësisë në Deçan, policia njofton se ishte vetaksident

Ndërkohë, edhe ish-deputeti Bekë Berisha ka shkruar se ndarja nga jeta e Stojkajt është e dhimbshme, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

“Rahmet të pastë shpirti Rifat Stojkaj, ngushëllime familjes dhe shokëve”, ka shkruar Berisha.

Read more:Anita dhe Lola Haradinaj shkëlqejnë me dukjen elegante, ndërsa publikojnë video duke vallëzuar në dasmën e Luan Haradinajt

Ish-deputetja Time Kadrijaj ka reaguar me pikëllim, duke thënë se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë dhe duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe kolegët.

“Sa e rand me u zgju me një lajmë të tillë të randë. Na tronditi lajmi për ikjen tande të hershme Rifat. Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithëve që e njohën Rifatin!”, ka shkruar Kadrijaj.

Edhe ish-deputeti Burim Ramadani ka reaguar duke theksuar se vetëm pak ditë më parë kishte komunikuar me Stojkajn, deri sa e kujton si një person energjik dhe të përkushtuar në punë.

Read more:Dhunohet barbarisht ish-kreu i PD në Lezhë, autorët e maskuar i presin veshin dhe i thyejnë këmbën! Përfundon te Trauma, burimet: Në gjendje stabël

“Përherë do të kujtojmë Rifat! Lutem që familja e të afërmit të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen”, ka shkruar Ramadani.

Rifat Stojkaj humbi jetën në një vetaksident trafiku në fshatin Lloqan të Deçanit, ndërsa ngjarja ka lënë të tronditur komunitetin lokal dhe kolegët e tij. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Albana bytyqi #Bekë berisha #Burim ramadani #Komuna e decanit #Peja lokale #Policia #Ramush haradinaj #Rifat stojkaj #Time kadrijaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Mat! Në banesë iu gjet automatik dhe 55 fishekë
  • Kamëz/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, lëndohen 2 efektivë! 26-vjeçari shoqërohet në komisariat
  • “Mafia në Shqipëri ka shtetin e saj”/ Arrestimi i Ergys Agasit, aktivistja Kokaj: Vendimet e qeverisë merreshin në zyrën e një mafiozi biznesmen! Drejtësia të veprojë, jo të bëjë show!
  • Hipën kalin në mjetin lundrues për t’i bërë ‘xhiro’ në plazhin e Velipojës, 3 persona nën hetim! Gjobë 500 mijë lekë pronarit (VIDEO)
  • Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by