
Raportohet se deri në nëntë lojtarë të Real Madridit pritet të largohen këtë verë, teksa trajneri i mundshëm i ardhshëm, Jose Mourinho, synon ta rindërtojë skuadrën pas një sezoni tejet të dobët 2025/26.
Pavarësisht se trajneri Alvaro Arbeloa vazhdon të jetë në detyrë, duket se ditët e ish-mbrojtësit të djathtë të Real Madridit në krye të ekipit janë të numëruara, pasi “Los Blancos” nuk arritën të fitojnë një trofe madhor për sezonin e dytë radhazi.
Java e kaluar ishte padyshim për t’u harruar për Florentino Perezin me bashkëpunëtorët e tij, me Fede Valverden që u dërgua në spital për trajtim të një çarjeje në kokë pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni. Dëmtimi i uruguaianit bëri që ai ta humbasë El Clasicon ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, ndeshje që e kurorëzoi skuadrën katalanase kampione, me edhe tri ndeshje të mbetura në La Liga.
Read more:Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll ABC, skuadra e Realit mund të duket krejt ndryshe në momentin kur Mourinho të merr drejtimin e klubit.

Mediumi pretendon se deri në nëntë lojtarë do të shiten, do të huazohen ose do të largohen si lojtarë të lirë pas përfundimit të sezonit aktual.
Read more:Ylli i madh i Real Madridit mbështet rikthimin e mundshëm të Mourinhos
Mbrojtësit me përvojë David Alaba dhe Dani Carvajal pritet të largohen pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë, ndërsa mesfushori Dani Ceballos shihet si i panevojshëm dhe ka gjasa të largohet.
Talenti argjentinas Franco Mastantuono, i cili erdhi nga River Plate në vitin 2025, pritet të dërgohet në huazim, ndërsa Reali po ashtu është i interesuar të përfitojë financiarisht nga Eduardo Camavinga, Raul Asencio, Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia.
Read more:“Djalë i rrezikshëm, i papërshtatshëm për jetën shoqërore”, Valverde kishte goditur edhe Modricin
Edhe portieri rezervë Andriy Lunin mund të largohet, nëse për të vjen oferta e duhur për reprezentuesin ukrainas.
Mourinho dëshiron gjithashtu të sjellë stafin e tij, megjithëse Reali ka gjasa t’i caktojë edhe një ndihmëstrajner nga brenda klubit./Telegrafi/





