Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rita Ora takohet me Mbretin Charles në Londër, shkëlqen me paraqitjen
Aktualitet

Rita Ora takohet me Mbretin Charles në Londër, shkëlqen me paraqitjen

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është takuar me Mbretin Charles në një mbrëmje të veçantë gala në Londër, ku u shënua 50-vjetori i “The King’s Trust” – organizatës bamirëse për të rinjtë që ai e themeloi në vitin 1976 (e njohur më herët si “The Prince’s Trust”).

Sipas BBC, eventi u mbajt të hënën mbrëma në Royal Albert Hall dhe mblodhi një sërë emrash të mëdhenj nga muzika dhe kinematografia.

Read more:Rita Ora shfaqet më në formë se kurrë me veshje verore dhe stil të thjeshtë

Rita Ora ishte mes artistëve që performuan në këtë koncert festiv, i cili kishte në fokus punën 50-vjeçare të fondacionit në mbështetje të të rinjve, me synimin për të ndihmuar në uljen e papunësisë tek ta. BBC thekson se programet e trustit, për moshat 11 deri në 30 vjeç, vlerësohet se kanë ndihmuar rreth 1.3 milionë njerëz.

Foto: Reuters

Në sallë ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, si dhe figura të njohura publike si George dhe Amal Clooney, Benedict Cumberbatch dhe Idris Elba. Në skenë, krahas Rita Orës, performuan edhe artistë të tjerë si Sir Rod Stewart, Ronnie Wood, Craig David dhe Anne-Marie, ndërsa mbrëmja u moderua nga Ant dhe Dec.

Read more:U shfaq me të edhe në Eurovision – historia prekëse që qëndron pas maskës në fytyrë të Felicias

Gjatë një pauze të programit, Mbreti Charles përshëndeti disa prej performuesve, mes tyre edhe emra të njohur të muzikës britanike. Në përfundim të natës, ai dhe Mbretëresha Camilla u shfaqën edhe në skenë, në një moment simbolik ku “ndërruan vendet” me moderatorët Ant dhe Dec, të cilët u zhvendosën në lozhën mbretërore.

Foto: Reuters

Në fjalën e tij, Mbreti Charles falënderoi stafin dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë organizatë, duke shprehur dëshirën që ajo të vazhdojë “sa më gjatë që të jetë e mundur”.

Read more:Roland Lami: Politika si Art, Arti si Pushtet

Takimi i Rita Orës me Mbretin Charles, në një ngjarje kaq të rëndësishme për jetën publike britanike, shihet si një tjetër moment domethënës në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, duke e vendosur këngëtaren shqiptare mes emrave që kontribuojnë në evente të mëdha me karakter kulturor dhe bamirës. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amal clooney #artistë #Bbc #Benedict cumberbatch #Camilla #Evente #Fokus #mbreti charles #Rita ora

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 3 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin