Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Territorialja’ nis dëgjesat me kryetarët e bashkive, shqetësim kompetencat, ndarja “ok”! Debate për kohën e fjalës së deputetëve: Vini afat ose s’ka dëgjesa
Aktualitet

‘Territorialja’ nis dëgjesat me kryetarët e bashkive, shqetësim kompetencat, ndarja “ok”! Debate për kohën e fjalës së deputetëve: Vini afat ose s’ka dëgjesa

• 13 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dëgjesat me kryetarët e bashkive në Komisionin e Reformës Territoriale nisën me një nga qarqet kryesore të vendit, Elbasanin. Kryebashkiakët socialistë të Belshit, Përrenjasit, Peqinit dhe Cërrikut ishin unison në mendimin e tyre se ndarja aktuale është funksionale, pavarësisht propozimit të PS për shkrirjen e bashkive të vogla. Shqetësimi i tyre janë kompetencat dhe burimet njerëzore. I vetmi që mungoi ishte Gledjan Llatja, kryetari i bashkisë së Elbasanit, për shkak të axhendës.

“Belshi është rasti më i mirë, për të mos thënë ideal, i suksesit të kësaj reforme. Belshi nga në vend i panjohur, nuk njihej fare në hartë, sot është kthyer në një nga destinacionet turistike të fundjavës të vizitorëve të brendshëm, por 3 vitet e fundit dhe për vizitorët e huaj”, tha Arif Tafani, kryetar i bashkisë së Belshit.

“Në 2014 në Prrenjas nuk kishte asnjë rrugë të shtruar me asfalt. Sot ka 8 fshatra, 3 njësi janë lidhur me asfalt. Kështu që kjo reformë e 2014 ka qenë reformë e duhur”, thotë kryebashkiaku i Prrenjasit Nuri Belba.

“Ka shumë arsye historike që bashkia e Peqinit duhet të qëndrojë bashki”, thotë kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi.

“Burimet njerëzore kanë qenë minimale para 2014. Sot bashkia Cërrik vazhdon të mos jetë joshëse për staf të specializuar, sidomos inxhinierik, staf për aplikim projektesh dhe staf i kualifikuar, kjo sepse pagesat, duke qenë pagat sipas numrit të popullsisë, janë të ulëta”, thotë Florenc Doka, kryebashkiak i Cërrikut.

Të njëjtin qëndrim ndanin edhe kryetarët e bashkive të qarkut të Kukësit. Dy drejtuesit socialistë kërkuan që ndarja territoriale të respektojë dhe identitetin kulturor të zonave.

Read more:Berisha në protestë para Kryeministrisë, Rama takim me të rinjtë në Elbasan: Rrisim financimet për programin Startup Albania

“Kështu siç është është shumë mirë, me të njëjtën ndarje të 2015-ës”, tha Albert Halilaj i Kukësit.

“Problem kadastra, ky shërbim merret të merret në Kukës. Apo edhe kolaudimi i makinave mirë do ishte të kthehet në Tropojë”, tha Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës.

Ndërsa kryebashkiaku i djathtë i Hasit, Miftar Dauti, kërkoi që pushtetit vendor t’i kthehen kompetencat.

“Duhet të shikohet decentralizimi i pushtetit, kompetencat e këshillit bashkiak. Shumë institucione nuk i kemi ne në varësi dhe nuk mund t’i japim zgjidhje qytetarëve. Sistemi arsimor diçka nuk shkon, ai ankohet tek i zgjedhuri, ne nuk kemi kompetencë, apo tek sistemi shëndetësor”, tha Dauti.

Më komplekse ishte dëgjesa me kryetarët e bashkive të qarkut të Durrësit. Dy bashkitë më të vogla, Shijaku e Kruja që i druhen prekjes së kufijve, e thanë qartë mendimin e tyre.

“Nuk do ishte i nevojshëm shtimi i njësive administrative, për Shijakun është në perfeksion. Por rishikim të hartës territoriale po.”

Read more:Kontrolle ‘blic’ në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, sekuestrohen mjete prerëse të improvizuara dhe aksesorë celularësh

“Kruja do të ishte mire t’i kalonte Tiranës për shkak të afërsisë territoriale”, u shprehën ata.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit, në pozita më komode, zgjodhi të mos jepte koment për ndarjen territoriale, por u fokusua vetëm tek funksionet që duhet të kenë.

“Legalizimi i rëndësishëm dhe kompleks, duhet të trajtohet nga bashkia. Do ishte më i thjeshtë ta ndiqnin bashkitë. Arsimi fillor apo 9 vjeçar, ne kemi vetëm infrastrukturën… ky proces mund të menaxhohet nga ne”, tha Sako.

Orët e gjata të dëgjesave, bënë që palët ta humbnin durimin dhe ta mbyllnin me debate të forta për kohën që deputetët marrin për parashtrime e komente.

“Nuk ka më dëgjesë nëse koha e foljes së deputetëve nuk është me afat… nëse nuk është më me afat nuk ka dëgjesa”, ishin fjalët e tyre.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #albert halilaj #belsh #cerrik #Durres #Elbasan #Emirjana Sako #Has #krujë #Kukes #Miftar Dauti #peqin #Prrenjas #pushteti vendor #reforma territoriale #shijak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
  • “Në 1 vit, vetëm 1 km është bërë!”/ I riu denoncon nga protesta: Si po shkatërrohet natyra me ndërtimin e rrugës Elbasan-Pogradec
  • Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha
  • “Deputetët e PD kërkuan të merrnin pjesë në Parlament, Berisha nuk i lejoi” – Salianji: Po mbron marrëveshjen me aleatin e tij, Ramën! Ka dy pazare në kurriz të opozitës dhe qytetarëve
  • Konflikti mes 2 të rinjve përfundon në therje, 22-vjeçari goditet me thikë në Fushë Krujë, dërgohet te Trauma (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by