Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lufta/ DASH: Zgjatet me 45 ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit! Trump: Po më soset durimi, do kthehemi për ‘pastrim’ në Iran! Khamenei: Jemi gati të përballemi me SHBA-në
Aktualitet

Lufta/ DASH: Zgjatet me 45 ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit! Trump: Po më soset durimi, do kthehemi për ‘pastrim’ në Iran! Khamenei: Jemi gati të përballemi me SHBA-në

• 15 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit është zgjatur për 45 ditë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se zgjatja e armëpushimit u arrit pas dy ditësh bisedimesh “shumë produktive” të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit.

Ky zhvillim vjen pasi më herët Presidenti Donald Trump kërcënoi se po i soset durimi me Iranin, teksa një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund konfliktit duket ende larg.

Komentet Trump i bëri nga avioni i tij teksa po kthehej nga Kina drejt SHBA-ve, ku kërkoi që Irani të pranonte marrëveshjen për ndalimin për 20 vite të programit të tij bërthamor.

Trump gjithashtu kërcënoi Teheranin, teksa deklaroi se ushtria amerikane mund të kthehej në Iran për të ‘pastruar’.

Read more:Takime fantastike në letër, pa rezultat në realitet, Trump largohet nga Kina pa marrëveshje për Iranin, Tajvanin dhe Inteligjencën Artificiale

Sipas Trump, armëpushimi 1 mujor me Iranin u dakordësua për ‘t’i bërë Pakistanit një nder’, pasi sipas Presidentit amerikan, ai nuk ishte në favor të tij.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili ka deklaruar se rezistenca e guximshme e Teheranit e ka bërë vendin për të përgatitur për t’u përballur me SHBA-të.

Komentet Khamenei i bëri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, në Ditën Kombëtare kushtuar Ruajtjes së Gjuhës Perse, ku përkujtoi edhe poetin Ferdoësi.

“Kombi iranian demonstroi gjatë mbrojtjes së fundit të shenjtë kundër pushtimit amerikano-sionist (izraelit) se rrëfimet legjendare të Ferdoësi-t janë një realitet i jetës së tij dhe një pasqyrim i karakterit të tij heroik”, tha Khamenei.

Read more:"Another reason to be proud of him," Spain's prime minister defends Yamal for Palestinian flag

“Konceptet e guximshme kuranore” të pranishme në poemën epike të Ferdoësi-t, Shahnameh, sipas Ajatollah-ut, “bashkojnë të gjitha grupet etnike dhe klasat shoqërore iraniane në mbrojtje të identitetit të tyre, pavarësisë së tyre dhe në betejën kundër agresorëve të ngjashëm me Zahhakun”, duke iu referuar personifikimit të së keqes në mitologjinë iraniane.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:41

DASH: Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit është zgjatur me 45 ditë

1777750710_dash.avif

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit është zgjatur për 45 ditë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se zgjatja e armëpushimit u arrit pas dy ditësh bisedimesh “shumë produktive” të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit.

Pigott deklaroi se Departamenti amerikan i Shtetit do të rifillojë negociatat “në nivel politik” më 2 dhe 3 qershor, ndërsa një “plan sigurie” do të lançohet në Pentagon më 29 maj me delegacionet ushtarake izraelite dhe libaneze.

Read more:Trump godet Starmer, krizat që mund të rrëzojnë kryeministrin britanik dhe përplasja e re me SHBA-në

“Shpresojmë që këto bisedime do të promovojnë paqe të qëndrueshme midis dy vendeve, njohje të plotë reciproke të sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe vendosjen e sigurisë së vërtetë përgjatë kufirit të përbashkët”, deklaroi ai në një postim në X.

Ora 20:32

Izraeli sulme në Gaza, media: Dyshohet se udhëheqësi i Hamasit është vrarë

1778870244_rdut.jpg

Forcat ajrore izraelite shënjestruan Izz al-Din Haddad, udhëheqësin e Hamasit në Rripin e Gazës dhe komandantin e Brigadave Al-Qassam, me një sulm ajror në Qytetin e Gazës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz njoftuan sulmin në një deklaratë të përbashkët.

Sipas mediave palestineze, sulmi goditi një ndërtesë banimi në lagjen Rimal të Qytetit të Gazës.

Read more:Negociatat me SHBA, Irani i dorëzon përgjigjen Pakistanit: Ndërprerje të luftës, heqje e sanksioneve! Trump: E papranueshme!

Një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite, i cituar nga Times of Israel, tha se kishte “indikacione fillestare” se udhëheqësi i Hamasit u vra në bastisje.

Ora 20:31

Trump: Nuk e kam nënvlerësuar fuqinë e Teheranit! Ne mund ta shkatërrojmë rrjetin elektrik të Iranit brenda dy ditësh

1778477037_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se nuk i kishte nënvlerësuar aftësitë e Iranit.

I pyetur nëse e kishte gjykuar gabim rezistencën e Iranit, Trump u përgjigj: “Nuk nënvlerësova asgjë. Ne i goditëm ata jashtëzakonisht fort. Shikoni, nuk i prekëm urat e tyre. As nuk i prekëm rrjetet e tyre të energjisë. Mund të shkatërrojmë gjithçka në dy ditë.”

I pyetur se kur do të mbaronte konflikti, Trump u përgjigj: “Lufta e Vietnamit zgjati 19 vjet. Lufta e Irakut zgjati rreth një dekadë. Lufta Koreane zgjati shtatë vjet. Një tjetër zgjati 14 vjet. Një tjetër zgjati 12 vjet. Një tjetër zgjati nëntë vjet.”

Read more:‘Shitësja e bukur te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, aty kalonin e vajza të tjera’/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

Ora 17:03

Irani: Po lejojmë më shumë anije që të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

1778045812_ngushticaehormuzit.jpg

Irani ka njoftuar se më shumë anije mund të kalojnë tani në Ngushticën e Hormuzit.

“Më shumë anije tani mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, të koordinuara nga forcat detare të Gardës Revolucionare Islamike”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Dje, stacioni raportoi se mbi 30 anije ishin autorizuar të kalonin nëpër kanal në 24 orët e fundit, ndërsa agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se “disa anije kineze” kishin marrë leje për të kaluar.

Autorizimi për kalimin e disa anijeve “tregon se shumë vende kanë pranuar protokollet e reja ligjore të prezantuara nga Irani dhe forcat detare të Gardës Revolucionare Islamike në këtë rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit”, shtoi transmetuesi shtetëror.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Tags: #Anije #Banimi #Bastisje #Benjamin netanyahu #Dash #Donald Trump #Izraeli #Lufta në iran #Mojtaba khamenei #programi berthamor #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
  • Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta
  • Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije
  • Goditet një tentativë për të trafikuar nga SHBA-ja pjesë armësh zjarri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
  • Goditet një tentativë për të trafikuar nga ShBA-ja pjesë armësh zjarri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • U nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është parë duke kaluar në bulevard teksa po zhvillohet protesta. Top…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by