Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Tensione dhe përçarje brenda OpenAI/ Ish-drejtuesit dëshmojnë kundër Sam Altman, rrëfejnë prapaskenat e krizës
Teknologji

Tensione dhe përçarje brenda OpenAI/ Ish-drejtuesit dëshmojnë kundër Sam Altman, rrëfejnë prapaskenat e krizës

• 16 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ish-drejtuese e lartë e OpenAI dëshmoi në gjykatë se CEO i kompanisë, Sam Altman, kishte krijuar tensione dhe mosbesim mes drejtuesve të kompanisë, ndërsa startup-i i inteligjencës artificiale avanconte me zhvillimin dhe shpërndarjen masive të teknologjive të tij.

Mira Murati, ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe për një periudhë të shkurtër edhe CEO e përkohshme e kompanisë pas largimit të Altmanit në vitin 2023, dha dëshminë e saj në gjykatën federale të Oaklandit në Kaliforni, gjatë javës së dytë të procesit gjyqësor të nisur nga Elon Musk kundër OpenAI.

Murati deklaroi se shqetësimi i saj kryesor ishte se Altman “i thoshte një gjë një personi dhe krejtësisht të kundërtën një tjetri”, duke shtuar se ai po “krijonte kaos” brenda kompanisë dhe në disa raste po mashtronte atë dhe drejtues të tjerë.
Dëshmia e regjistruar e Muratit u transmetua në sallën e gjyqit, ndërsa procesi vazhdon të tërheqë vëmendjen e industrisë globale të inteligjencës artificiale.

Read more:Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh, por u injoruam

Musk, i cili është bashkëthemelues i OpenAI, ngriti padinë në vitin 2024, duke pretenduar se kompania ka devijuar nga misioni i saj fillestar jofitimprurës dhe është kthyer në mënyrë të papërshtatshme në një kompani të orientuar drejt fitimit. Ai kërkon që OpenAI të rikthehet në statusin e organizatës jofitimprurëse.

Nëse padia e tij rezulton e suksesshme, kjo mund të ndikojë ndjeshëm në ambiciet tregtare të OpenAI, njëkohësisht duke favorizuar startup-in rival të Musk, xAI, i cili tashmë është pjesë e SpaceX. Sipas dokumenteve gjyqësore, Musk po kërkon 150 miliardë dollarë dëmshpërblim nga OpenAI dhe investitori i saj kryesor, Microsoft, me pretendimin se krahu fitimprurës i startup-it ka përfituar padrejtësisht nga struktura bamirëse e kompanisë.

Read more:Mira Murati – shqiptarja e vetme këtë vit në 'Met Gala 2026', shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq

Murati, e cila tashmë ka themeluar startup-in e saj të inteligjencës artificiale pas largimit nga OpenAI, deklaroi se Altman shpesh i vinte drejtuesit kundër njëri-tjetrit dhe minonte rolin e saj si drejtuese e teknologjisë.
Megjithatë, ajo tha se pavarësisht kritikave, dëshironte që Altman të mbetej CEO dhe kishte ushtruar presion mbi bordin drejtues që të jepte një shpjegim më të plotë për shkarkimin e tij të përkohshëm në vitin 2023.

“OpenAI ishte në rrezik katastrofik për t’u shkatërruar. Isha e shqetësuar se kompania mund të dëmtohej plotësisht”, deklaroi ajo.

Read more:Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta pavarësisht toneve pozitive

Një tjetër ish-zyrtare e OpenAI, Shivon Zilis, dëshmoi gjithashtu për tensionet brenda kompanisë, veçanërisht gjatë përgatitjeve për lançimin e chatbot-it ChatGPT. Ajo deklaroi se bordi kishte “shprehur shqetësim ekstrem” për publikimin e ChatGPT pa një komunikim të qartë paraprak me anëtarët e bordit drejtues.

Kur u pyet nëse kishte ngritur shqetësime lidhur me sjelljen e Altmanit, Zilis u përgjigj se “kishte pasur disa raste”.

Read more:Leopardi kapet brenda fabrikës së Mercedes-Benz, operacion dramatik shpëtimi

Aktualisht, Zilis punon për Neuralink, kompania e Elon Musk për teknologjinë neurologjike. Ajo është gjithashtu nëna e katër fëmijëve të tij. Procesi gjyqësor ka nxjerrë në pah një seri konfliktesh mes drejtuesve dhe themeluesve të OpenAI lidhur me mënyrën se si kompania duhet të rritet dhe të financohet, si dhe për çështjen nëse Musk duhet të kishte marrë drejtimin ekzekutiv të startup-it.

Dëshmitë në gjyq kanë zbuluar edhe prapaskena të reja. Sipas raportimeve, Musk kishte tentuar të arrinte një marrëveshje me presidentin e OpenAI, Greg Brockman, vetëm disa ditë para nisjes së gjyqit. Në një moment, Musk është shprehur se ndihej “budalla” që kishte vazhduar të financonte OpenAI në fazat e para të krijimit të saj.

Lexo edhe
Teknologji

Gara globale për robotët/ SHBA, Kina dhe Europa përballen për dominimin e robotëve humanoidë

Teknologji

Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi

Tags: #Chatgpt #Elon musk #kompani #Kompania #Komunikim #Microsoft #Mira murati #Nëna

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gara globale për robotët/ SHBA, Kina dhe Europa përballen për dominimin e robotëve humanoidë
  • Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi
  • Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në/ One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital në rajon
  • Revolucion në mjekësi, inteligjenca artificiale zbulon tumoret e trurit për pak minuta?
  • Rekorde historike të temperaturave në Evropë, shkencëtarët: Nxehtësia ekstreme e shkaktuar nga njeriu
Nga të njëjtat tag-e
  • “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme
  • BIRN: Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
  • Kulluri: Smart City, KAYO dhe skandali AKSHI cenojnë sigurinë në vend. Qeveria ka lidhur kontrata me kompani nga vende që s’janë anëtare të NATO-s
  • “Do të qëndrosh këtu derisa të të ikin shenjat”/ Progni tregon episodet e dhunës në protestën para Kuvendit: Persona civilë na kanë intimiduar
  • “Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri rendit arsyet: Samiti i NATO-s rrezikon të mos zhvillohet në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 16 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Gara globale për robotët/ SHBA, Kina dhe Europa përballen për dominimin e robotëve humanoidë

Gara globale për dominimin e teknologjisë po hyn në një fazë të re. Pas betejës për inteligjencën artificiale…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi

Gjigandi amerikan i teknologjisë Microsoft ka njoftuar një valë të re shkurtimesh, duke eliminuar 4,800 vende pune në…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në/ One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital në rajon

Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian. Urat që e lidhin me të po forcohen…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by