Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Zaptuesi i Urdhrit të Stomatologut 400 euro tarifa për studentë”, kreu i zgjedhur Muçaj: Institucionet të ndalin Gurakuqin, po rrjep profesionistët! Vetes i jep 5000 euro rrogë
Aktualitet

“Zaptuesi i Urdhrit të Stomatologut 400 euro tarifa për studentë”, kreu i zgjedhur Muçaj: Institucionet të ndalin Gurakuqin, po rrjep profesionistët! Vetes i jep 5000 euro rrogë

• 16 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një situatë absurde vijon në Urdhrin e Stomatologut. Një muaj më parë Shqiptarja.com raportoi se në ketë ent publik qëndron në detyrë Almiro Gurakuqi, me një vulë të siguruar përmes procedurave të paligjshme, e cila ka dublikuar të parën. Ndërkohë që në një proces tjetër zgjedhor, një tjetër president ka marrë detyrën, por që nuk lejohet të shkojë në zyra, të zaptuara nga Gurakuqi, ndërkohë që dhjetëra vendime gjykatash e kanë bërë situatën një rebus.

I ftuar në Report Tv, Presidenti i zgjedhur dhjetorin e kaluar, Arben Muçaj, i bën thirrje të gjitha institucioneve ta zgjidhin këtë situatë dhe të ndalin Gurakuqin, i cili sipas tij në paligjshmëri vijon abuzimet në krye të Urdhrit.

“Institucionet shtetërore duhet t’i japin rëndësinë e duhur këtij enti publik, duhet t’i japin fund paligjshmërisë. Të mos i lejojnë komunikimin me vulë, t’i ndërpresin aksesin deri sa situata të sqarohet përfundimisht”, thotë Muçaj.

Në një bisedë me gazetarin Andi Kaxhiu, Muçaj akuzon Gurakuqin që edhe pse ka zaptuar Urdhrin e Stomatologut ka abuzime të mëdha me financat në këtë institucion.

Read more:Kurti zotohet për rritje të shtesave për fëmijë në mandatin tjetër deri në 90 euro

“U fut një hajdut me bandën e vet në shtëpinë e stomatologëve. Me një vulë të marrë në mënyrë të paligjshme është ligjëruar edhe në të gjitha institucionet e tjera. Është duke vjelur të gjitha të ardhurat që gjeneron urdhri i stomatologut, vendos gjoba, abuzime pa fund. Ai i ka dhënë vetes një rrogë që shkon 5 mijë euro, edhe më të madhe se Presidenti i Republikës. Imagjino ka bërë edhe një padi kundër Urdhrit të Stomatologut, dmth sipas tij kundër vetes, për të marrë rrogat si gjoja ish drejtues i Asamblesë Rajonale të Tiranës. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të kontrollojë të gjitha shkeljet që ka bëri ky njeri gjatë gjithë kësaj periudhe”, vijon Muçaj.

Ditët e fundit studentë kanë denoncuar në rrjetet sociale tarifa 400 euro për provim nga Urdhri i Stomatologut, fakt të cilin Muçaj e sqaron jo pa ironi.

“Ajo ka qenë një tarifë 100 euro, Almiro e ka bërë 400 euro. Siç duket shikon edhe situatën e luftës. Çmenduri. Urdhri i Stomatologut është krijuar për të ndihmuar stomatologët, jo për t’i rrjepur ato”, thotë Presidenti i zgjedhur i Urdhrit të Stomatologut, Arben Muçaj.

Read more:Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

POSTIMET E STUDENTEVE

Në Report Tv Muçaj shpjegoi në mënyrë kronologjike se si është krijuar kjo situatë surreale në Urdhrin e Stomatologut.

“Në datë 24 shtator 2024 si një grup i strukturuar kriminal mori një leje të ccuditshme për të bërë punime të brendshme, pas asnjë tagër. Këtë e bëri me qëllimin e fshehur për të zaptuar me forcë zyrat. Më datë 1 tetor hyn forcërisht në ambientet e urdhrit, pasi kishte ndërruar bravat e institucionit. E mbante mbyllur, punonjësit shkonin në punë ai i kthente mbrapasht. Në këtë moment organet ligjore u detyruan të marrin një zyrë me qira.

Në prill 2025 shfrytëzon një postin si drejtues i Asamblesë së Tiranës dhe thirri zgjedhje të paligjshme. Sajoi një këshill presidentësh që nuk ekziston as në statut dhe as në ligj dhe me këtë bëri një verifikim mandatesh jo ekzistente. Tre nga këto persona janë njerëz të lidhur ngushtë me të, të cilëve u ka dhënë pozicione

Read more:Lulzim Berisha dhe Durim Bami transferohen në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Me vendimin e formës së prerë së nëntorit 2025, Gjykata e Administrative e Apelit në nëntor 2025 vendosi me vendim të formës së prerë se duheshin bërë zgjedhje. Në bazë të këtij vendimi u konfirmua se shtetasi Almiro Gurakuqi nuk ka qenë fare kandidat në zgjedhje. Megjithatë me mekanizma të pashpjegueshme ai siguroi përmës gjykatës një masë sigurimi padie dhe bllokoi disa forume të urdhrit. Ai ka qenë president i asamblesë së degës së Tiranës”, tha ndër të tjera Muçaj.

Zgjedhjet Gurakuqi i bëri pa vulë fare, pasi siç tregon Arben Muçaj pak ditë pas zgjedhjet të 15 prillit 2025 merr një vulë nga policia, të cilën AMP më vonë e konsideroi të nxjerrë jashtë procedura të ligjshme.

“Vula ka dalë nga institucione shtetërore, nuk është e falsifikuar. Por problematika është mënyra e marrjes së vulës. Gurakuqi nuk ka qenë fare personi që mund të aplikonte. Duke pasur edhe vulën e re që mori, edhe atë të Tiranës ai ka fabrikuar licenca dhe dokumente. Sot ai paraqitet edhe si president i përgjithshëm dhe rajonal dhe prodhon dokumente pafund që janë nul. Imagjinoni ju, më 15 prill ka organizuar zgjedhjet, dhe më pas prodhoi vulën. Imagjino zgjedhje pa vulë. Zgjedhjet i beri më 15 prill, vulën e mori më 18 prill tre ditë më pas, duke qenë edhe në masë sigurie pezullim procesi zgjedhor”, tha Muça.

Read more:Meta akuzohet se ka fituar miliarda dollarë nga reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram

Licencimet dhe nxjerrjen e qindra dokumenteve me këtë vulë dhe në këtë situatë paligjshmërie për Muçajn mund ta bëjë skandalin shumë shpejt me probleme edhe jashtë, pasi shumë stomatologë punojnë në vende tëg ndryshme të botës.

“Stomatologët janë të prefë në besë. Kanë shkuar aty ku mendojnë se është urdhri, kanë aplikuar. Ajo që e bën të paligjshme është personi që ka zaptuar. Do të bëhet shumë shpejt problem ndërkombëtar. Nuk e di ku e ka gjet fuqinë ky njeri të krijojë këtë lloj problematike”, vijon ai

DOKUMENTI I PROKURORISË SË TIRANËS

Ky dokument që Report Tv e siguron tregon se prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal dhe z. Gurakuqi po hetohet për “përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”. Gurakuqi ka besim se prokuroria do ta bëjë punën e saj por i kujton edhe institucioneve të tjera përgjegjësinë.

Read more:Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë: Kush nuk e vendos, gjobë 400 euro

“Ministria e Shëndetësisë ka një përfaqësues në Këshillin e Urdhrit. Si mundet Ministria e Shendëtësisë të mos e shikojë këtëg situatë palligjshmerie dhe madje e mbështet atë. Unë këtë nuk e shpjegoj dot. Ne i jemi drejtuar të gjitha strukturave përkatëse, është regjistruar edhe një hetim në prokurorinë e Tiranës. Unë jam shpresëplotë që prokuroria do ta thotë fjalën e vet shumë shpejt. Problematika është se ky grup hajdutësh që është futur në shtëpinë e stomatologëve ndikojnë në vendime gjykate”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Presidenti i zgjedhur i Urdhrit të Stomatologut, Arben Muçaj.

Në shkrimin e një muaji më parë Shqiptarja.com raportoi se vula që përdor Gurakuqi dhe që komunikon me të gjitha institucionet është nxjerrë nga polici duke mos respektuar procedurat ligjore. AMO kishte njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të marrë masa ndaj shkelësve, të ndalë paligjshmërinë dhe të rregullojë procedurat që ngjarja të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Por paligjshmëria ende vijon.

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Almiro Gurakuqi #arben mucaj #Besim #Detyrë #euro #Gjoba #Gjykata #Institucion #Urdhri i Stomatologut

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen precedentët e Alesio Xhelos prej moshës 11-vjeçare, një historik “i pasur” dhe “dinamik”
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • Dy operacione në 24 orë, Policia kap në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
  • “Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 6 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by