23-vjeçari Amadeo Fufi, i cili u arrestua nga policia në Mamurras, pasi shoqëronte një person në kërkim dhe i drejtoi armën efektivëve blu, do të qëndrojë në burg.
Djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Delvijot Lusha pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Amadeo Fufit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”.
Ndërsa 23-vjeçari Leonard Dema u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pas plagosjes gjatë aksionit të policisë.
Gjykata vendosi që ai të qëndrojë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Trentos për kryerjen e veprës penale “Tentativë vrasjeje”, të parashikuar nga legjislacioni penal italian.




