Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
Aktualitet

I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman

• 25 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 22-vjeçar francez është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa një shtetas gjerman është shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet një skeme mashtrimi online, i merrnin para qytetarëve shqiptarë.

Blutë bëjnë me dije se dy shtetasit e mashtrimin e kryenin nëpërmjet faqeve të rreme të Postës Shqiptare, si dhe nëpërmjet dërgimit të SMS-ve dhe linqeve mashtruese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme 2”, goditet një tjetër skemë mashtrimi kompjuterik përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik, finalizoi operacionin e koduar “Posta e Rreme 2”.

Read more:Vrau dy vëllezër dhe një grua në 1997, arrestohet në SHBA pas 29 vitesh Sokol Hoxha. Policia: Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe, nëpërmjet dërgimit të SMS-ve me linqe mashtruese, synonin të merrnin të dhëna personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të vlerave monetare nga llogaritë e tyre bankare.

Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi francez Z. K., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi gjerman T. M., 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

Read more:Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që:

-Të mos klikojnë në linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;

-Të verifikojnë gjithmonë adresën zyrtare të institucioneve përpara se të plotësojnë të dhënat personale apo bankare;

-Të mos japin asnjëherë numra kartash bankare, kode sigurie apo fjalëkalime në faqe të paverifikuara;

Read more:Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj

-Të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit, çdo rast të dyshuar mashtrimi online.

Në rastet e mëparshme, disa shtetas kanë rënë viktimë e kësaj skeme mashtrimi, duke pësuar humbje monetare për shkak të vendosjes së të dhënave të tyre bankare në faqet e falsifikuara.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet online.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #hetime #mashtrimet online #Mashtrimi kompjuterik #Para #Policia #policia e shtetit #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën
  • “Ky është ekipi më i mirë në histori”/ Berisha: Emrat nuk u publikuan për të shmangur lobimin. Rezultatet do të jenë transparente
  • “Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave
  • “Nga policia te spitalet, sistemi nuk funksionon”/ I riu: Që nga 31 maji e kuptova se gjërat nuk do të jenë më njësoj, ndryshimet rrënjësore do të vijnë
  • “Mbështetje pa kushte për protestat kundër Ramës”/ Debate të forta në Këshillin Kombëtar të PD! Berisha “përplaset me Kuçanën, ç’përmbante rezoluta që tensionoi demokratët (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 14 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by