Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë
Aktualitet

Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë

• 26 Maj, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvilluan një aksion të përbashkët ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të përshirë në pastrim parash, vrasje dhe trafikim ndërkombëtar droge.

Siç komunikoi kryeprokurori, Klodian Braho në konferencën e përbashkët me autoritetet italiane, operacioni u realizua me një ekip të përbashkët me mbështetjen e Eurojust, ndërsa indicia u mor nga hetimet për vrasjen e parukierit italian 26-vjeçar Francesco Diviesti, ngjarje që ndodhi në prill të vitit të kaluar.

SPAK bëri me dije se hetimet për vrasjen zbuluan ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Igli Kamberi, të përfshirë në pastrim parash nga Italia në Shqipëri si dhe në trafikim droge.

Sakaq, në kuadër të aksionit Gjykata e Posaçme lëshoi 10 masa sigurie ndërsa gjykata italiane 5 të tjera. Mes 15 personave 11 prej tyre janë shtetas shqiptarë ndërsa 4 të tjerët italianë. SPAK bën me dije se 4 prej të ndaluarave ishin gra.

Read more:Komuna e Mitrovicës nis aksion në Zhabar për lirimin e hapësirave publike

Sipas Prokurorisë së Posaçme operacioni është shtrirë në Tiranë, Vlorë, Fier, Romë, Barletta, Angani dhe Madrid.

Njoftimi i plotë i SPAK

SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvillojnë një operacion të gjerë në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët dhe të gjerë në kuadër të hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Itali, i realizuar nga Skuadra e Përbashkët hetimore, e ngritur më mbështetjen e Eurojust.

Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.

Read more:Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).

Veprat penale:

  • Vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimit
  • Tentativë zhvatjeje;
  • Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve;
  • Favorizim personal;
  • Shkelje të masave parandaluese personale;
  • Read more:Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë: Kush nuk e vendos, gjobë 400 euro

  • Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri

Në masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Barit është konfirmuar qëndrueshmëria e provave ndaj tre personave, të hetuar si ekzekutorë material krimit të kryer ndaj Francesco Diviestit; një shqiptar (autori) dhe dy italianë nga Barleta, një burrë dhe një grua, që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve të krimit duke mos e raportuar atë tek autoritetet gjyqësore.

Ekzekutimi i Francesco Diviesti-t – 25 Prill 2025

Read more:Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë

Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve. Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim. Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.

Rindërtimi i vrasjes së Diviesti-t dhe identifikimi i grupit kriminal të përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale u bë i mundur falë një hetimi më të gjerë ndaj shtetasve shqiptarë të vendosur në Puglia, të zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Barit, në kuadër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Shqipëria në Puglia.

Lidhur më shtetasit e hetuar, GJKKO ka caktuar gjithashtu edhe sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.

Operacioni i sotëm është pjesë e një projekti hetimor shumëvjeçar mes SPAK dhe DDA-së të Barit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuara nga organizata kriminale shqiptare dhe pason operacionet:

Read more:Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

  • Shefi
  • Kulmi
  • Shpirti
  • Ura

Nga viti 2018 deri në 2025, këto operacione kanë çuar në vendosjen e 170 masave të sigurisë, sekuestrimin e pasurive në vlerën e miliona eurove dhe kapjen e mbi 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, kanabis). Në shkallë të ndryshme të gjykimit janë vendosur dënime deri në 20 vjet heqje lirie për secilin të pandehur..

SPAK i shpreh mirënjohjen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal të kryera sot në Shqipëri.

Theksojmë se procedimi ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.

Lexo edhe
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve

Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

Tags: #Aksion #Automjete #Autoritetet italiane #Detyrim #droge #euro #Fier #GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve
  • Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve
  • Shqipëria Live/ “16 vite që nuk e dimë fatin e saj”, nëna e Bleona Matës në lot: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?
  • “Nuk mund të ulesh në tryezë me një shtet që ke ligj lufte”/ Kalaja përplaset me Sulin, sekretari i Omonia-s: Ka 30 vite që ligji nuk është në fuqi
  • Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Emrat/ Aksioni i përbashkët i SPAK me Antimafian Italiane, goditet grupi i Igli Kamberit. Kujt i përkisnin pasuritë e sekuestruara
  • Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
  • Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit…

• 2 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj…

• 2 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shqipëria Live/ “16 vite që nuk e dimë fatin e saj”, nëna e Bleona Matës në lot: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, Bukurie Mata, nëna e Belona Matës, e cila humbi 16 vite…

• 2 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by