Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret
Aktualitet

Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

• 26 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe parandalimi dhe goditja e çdo paligjshmërie, ishin në fokus të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe me strukturat kufitare Dibër.

Gjatë takimeve, Hita fillimisht kërkoi disiplinë në punë, performancë të shërbimeve policore në terren, komunikim dhe ndjekje në dinamikë të konflikteve dhe të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët.

Më tej, Drejtori u ndal në goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndjekjen me përparësi të rasteve të dhunës në familje, goditjen e lojërave të fatit, krimeve mjedisore, trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomike dhe krimeve kufitare.

Read more:Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të 'Eurovision 2026' në Vjenë

Drejtori i Përgjithshëm u ndal dhe te siguria në shkolla, siguria rrugore dhe sezoni turistik, duke kërkuar nga të gjitha strukturat policore angazhim maksimal, vëmendje të veçantë për sigurinë në shkolla deri në përfundim të vitit shkollor, si dhe shërbime të hapura dhe me agjentë të Policisë Kriminale për të goditur elementet kriminale që tentojnë t’iu afrohen shkollave.

Monitorim intensiv me mjete inteligjente të qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore nacionale, duke shmangur ndalesat pa shkak dhe kontaktin verbal të punonjësve të Policisë Rrugore me përdoruesit e rrugës, por duke evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet nëpërmjet teknologjisë.

Read more:OpenAI mbyll Sora-n/ Kosto të larta dhe rreziqe ligjore, fokus te modelet e reja dhe tregu

Përsa iu përket qendrave urbane, Drejtor Hita ka kërkuar jo vetëm nga Policia Rrugore, por edhe nga patrullat e Përgjithshme dhe Forca “Shqiponja”, që të qëndrohet fort ndaj atyre që parkojnë në vijat e bardha, mbi trotuare, dyshe ose treshe, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe këmbësorëve, si dhe ndaj atyre që kryejnë manovra të rrezikshme, xhirime gomash dhe që gjenerojnë zhurma nëpërmjet marmitave të modifikuara, duke u kthyer në shqetësim serioz për qytetarët.

Siguria e turistëve ishte një tjetër porosi e Drejtorit të Përgjithshëm, duke lënë detyra për strukturat e Policisë.

Read more:“Tym i bardhë”, Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Po diskutojmë detajet përfundimtare, Ngushtica e Hormuzit do të hapet

Gjithashtu, Drejtori kërkoi nga Policia Kufitare shërbim më cilësor, shtim sportelesh në raste fluksi dhe komunikim me etikë jo vetëm me turistët, por me çdo qytetar, si dhe vigjilencë për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Drejtor Hita la detyra dhe për një problematikë shqetësuese ndër vite, zjarrvëniet.

Read more:U nominua nga Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt para Senatit: Katër prioritetet e mia, do mbështes Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional

“Tani fillon vera dhe bashkë me të fillojnë zjarret, ndaj duhet filluar puna menjëherë duke marrë kontakt me administratorët e njësive administrative, t’u dërgohet njoftim barinjve që janë përgjegjës për territorin që kanë marrë në përdorim, në rast se bie zjarr apo konstatohen kultivime të bimëve narkotike. Gjithashtu, të evidentohen dhe të mbahen në kontroll ata persona që kanë shkaktuar zjarre vitet e kaluara”, u shpreh Hita.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #akset rrugore #Familje #Fokus #Komunikim #Njoftim #Performanca #Policia #policia rrugore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)
  • Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë/ Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit! Ulen vitet e pritjes për gradat, vlerësohen aktet heroike
  • Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by