Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kushtetuesja i ktheu Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për Veliajn, Hoxha në ‘Shqipëria Live’: Ishte politikan i fuqishëm, por…
Aktualitet

Kushtetuesja i ktheu Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për Veliajn, Hoxha në ‘Shqipëria Live’: Ishte politikan i fuqishëm, por…

• 26 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Gjykata Kushtetuese i kërkon tashmë Gjykatës së Lartë të zbatojë një vendim që është marrë nga ajo vetë.

Read more:Kacarska: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim historik, institucionet nuk mund të fshehin informacione nga qytetarët

Hoxha u shpreh se Veliajn ishte një politikan i fuqishëm, por është bërë viktimë e famës së vet, duke bërë që qëndrimet që mbahen ndaj tij të jenë armiqësore.

Read more:Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

“Veliaj është viktimë sot i famës së vet. Qëndrimi që mbahet ndaj tij është një urrejtje shumë e madhe, ose ka një qëndrim armiqësor, ose ka mbështetje. Me të nuk ka të mesme. Edhe ata që e mbështesin etiketohen ashpërsisht. Veliaj është më luftarak. Ai mund të ishte live në 3-4 kronika në TV, por mund të ishte në Tokio realisht. Ai ishte politikani me ngjitjen më të fuqishme që kam parë unë. Ishte njeriu që për 2 dekadat e ardhshme do të ishte në drejtim të vendit.

Ky padurim që kishte ai për të qenë në drejtim të shtetit. Ai ia kalon edhe Ramës, është akoma kryetar bashkie. Veliaj është i tillë, ose e urren, nuk ka një të mesme. Ai është aty me votën e socialistëve, nuk ia mohojmë dot. Ai nuk është një socialist, socialist, i implementuar. Ai ishte socialist në fushatë, pastaj ishte vetvetja. Ajo që po i ndodh Veliajt, është viktimë e famës së vet, është i paragjykuar për çdo gjë që bën. Edhe aty ku ai ka të drejtë, të gjithë bien dakord t’ia privojnë të drejtat, mbyte atë. Ne na kanë kthyer si puna e gjelave të detit para vitit të ri. Veliaj edhe po të ketë të drejtë, nuk ia jep njeri. Ti e pe çfarë ndodhi me Ndrenikën. E pe sa aktorë shkonin poshtë ballkonit të Berishës, me qindra. A ka thënë njeriu gjë? Janë qëndrime personale.

Read more:Ish-ministri Beqaj kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për të hënën e ardhshme

Unë njoh qindra miq të Metës që nuk i shkojnë te burgu. Si është e mundur që sot njeriu që Veliaj i ka ndihmuar, sot fshihen si struci. Veliaj po kërkon për mua një të drejtë. Për mua Veliaj duhet të ishte për ngjarje të tjera, për akuzën që ka sot dhe fakti që GJK nuk ia hoqi mandatin. Hetimin që i bëhet Veliajt dhe momenti që është bërë prag gjykimi vendimtar, a mund të kishte një masë tjetër sigurie. SPAK e do në burg, ky lloj hetimi që është, e nxjerr atë nga politika. Vendimi i djeshëm i GJK, ajo ka dhe një gjyqtar mangut, vendimi do të jetë tek.

Read more:Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Vendimi i djeshëm 5 me 3 tregon që ka një lëvizje. GJK në 5 kërkesat e Veliajt kishte rrëzuar 3 që për mua ishin të rëndësishme dhe kishte lënë 2. GJK nuk e merr përsipër vetë vlerësimin e kushtetutshmërisë së masës, por i thotë Gjykatës së Lartë. I thotë meqë ti para 4 javësh more një vendim me Kolegjet e Bashkuara, u tha që ky vendim nuk po merret për qytetarët e thjeshtë. Vendimi i GJL u paragjykua. GJL nuk intimidohet, nuk e ha presionin. GJL tani, GJK i ka thënë e ke marrë këtë vendim tani, hajde zbatoje”, u shpreh Hoxha.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arrest me burg #Burg #erion veliaj #Gjykata #gjykata kushtetuese #jetë #Live #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të parët në rajon në testin e PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatet: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë procesit
  • “Të parët në rajon nga resultati I PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatët: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë testimit
  • Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
  • Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
  • Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by