Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi disa ditë më parë bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij morën peng dhe dhunuan një 20-vjeçar për t’i marrë 6 mijë euro.
Njoftimi:
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari.
I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”, R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Read more:Skandal i ri i shefit të FBI-së – shpërndan shishe pijesh me emrin e tij
Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro.
Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.




