Një qytetar gjatë protestës ka mbajtur një fjalim me tone të forta, duke iu drejtuar të rinjve dhe duke kërkuar vijimin e protestave kundër qeverisë.
Ai u bëri thirrje të rinjve dhe vajzave pjesëmarrëse në protestë që të vazhdojnë angazhimin e tyre dhe të mos tërhiqen nga kauza.
“Nuk e mposht dot rininë o torollak sepse e kanë prejardhjen nga Isa Boletini , Ismail Qemalit, Vojo Kushit.
Thirrje rinisë dhe vajzave si Shote Galica të mos e lënë kauzën por t’i japin ultimatumin kryeministrit. Ndryshe do ta tërheqim zvarrë! Mos u dorëzoni!”, tha ai.




