Protesta e 21 qershorit ka ngritur në këmbë të gjithë shqiptarët. Diaspora si asnjëherë më parë, është e pranishme në Tiranë në këtë tubim madhështor. Një pjesëmarrje historike, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Kemi një sistem të korruptuar, një sistem 35-vjeçar i kalbur. Qëndroni bashkë, mos u dorëzoni deri sa të shkatërrohet kjo diktaturë”, u shpreh një tjetër protestues.
“O shqipe, o bijtë e nënës shqipe sa shumë jeni. Dorëheqje. Ku je Edi Rama, dil jep dorëheqjen. Mendove se mërgata iku, jemi këtu vetëm për ty. Jep dorëheqjen sa më shpejt se do të jetë me keq për ty”, tha ndër të tjera një tjetër protestues.




