Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar
Kronikë

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

• 20 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 44-vjeçar, Sokol Kuçi ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 680 gramë lëndë narkotike kokainë.

Ky aksion është vijim i operacionit të koduar ‘Zonat’, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, ku janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Policia njofton se nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari i prangosur furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Read more:Policia operacion në Vlorë, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, evidentohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë.

Gjatë fazave të operacionit të fundit të koduar “Zonat”, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Read more:Vrasja e Santiago Malkos/ Lirohet nga qelia Ilir Selmani, vendoset në arrest shtëpie

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në inteligjencën policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë siguruan informacione se një shtetas do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin kryeqytetin me zonën e Urës së Paskuqanit.

Bazuar në këto informacione, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 44 vjeç, banues në Vorë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Riglata”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll 44-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 680 gramë.

Read more:Po hetonte një çështje për kanabis, Prokuroria e Sarandës procedon oficerin: Rezultuan të dhëna për veprime të dyshuara korruptive

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo edhe
Kronikë

Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)

Tags: #Aksion #Arrestim #kokaine #Operacion #operacion antidroge #Policia #Sokol Kuçi #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)
  • Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)
  • Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve! Arrestohen nga policia (EMRAT)
  • Zbulohet bazë me armë e municion luftarak në Durrës, arrestohet 20-vjeçari! Furnizonte grupet kriminale (VIDEO)
  • Flakët përpijnë banesën në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në 2017 tha se Shqipëria do të kishte ujë! A ka fytyrë ky Rama?”/ Qytetari ironi në protestë: Poshtëruese që Balluku të na thotë ç’të bëjmë
  • Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më
  • 50 ditë revoltë! Qytetari “ultimatum” Ramës: Jep dorëheqjen dhe lërja pushtetin rinisë! Nuk mund të na drejtojnë hajdutët
  • “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarët: Të parët tanë luftuan 50 vite komunizëm, ne “luftojmë” 50 ditë në protestë
  • Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 23 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka arrestuar Euglen Buraku në Vaun e Dejës, nën dyshimin për një atentat të mundshëm…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve! Arrestohen nga policia (EMRAT)

KAVAJË – Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by