Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri
Kronikë

Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri

• 20 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy persona, një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe një 51-vjeçar nga Tirana, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për grabitje me armë zjarri.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 21-vjeçari, në banesën e të cilit gjatë kontrolleve u gjetën edhe 2 armë zjarri, ka hyrë për të grabitur në një banesë në fshatin Radë. Ai është arrestuar në tentativë për t’u larguar.

Ndërkohë 51-vjeçari, në dy raste në fshatin Shënvlash dhe në zonën e Rinasit, ka grabitur dy shtetas që i transportonte me automjetin e tij taksi.

Materialet për ngjarjet e mësipërme iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Read more:Të maskuar grabitën argjendarinë në Kamëz, zbulohet itinerari i autorëve, largohen drejt…

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe operacionale për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve me dhunë e me armë të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga DVP Durrës u finalizuan dy operacione policore të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”.

Identifikohen dhe vihen në pranga dy shtetas

Read more:Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë nën kërcënimin e armës, strukturat hetimore të DVP Durrës kanë bërë të mundur që, brenda 24 orëve të fundit, të finalizojnë dy operacione policore për zbardhjen e këtyre vjedhjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në to.

1-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rada”, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit M. F., 21 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 19.06.2026, rreth orës 02:30, ky shtetas, i maskuar dhe me armë zjarri automatike, ka hyrë për të vjedhur në oborrin e banesës së shtetases M. K., në fshatin Radë.

Gjatë operacionit, në zonën e Krujës, 21-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Read more:Vrasja e Santiago Malkos/ Lirohet nga qelia Ilir Selmani, vendoset në arrest shtëpie

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri.

2-Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunëtori”, të zhvilluar dhe finalizuar nga shërbimet e DVP Durrës, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit R. K., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin T. M. (i arrestuar dje në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksimetri”), në dy raste ka vjedhur me dhunë, në fshatin Shënvlash dhe në zonën e Rinasit, dy shtetas që i transportonte me automjetin e tij taksi.

Read more:VIDEOLAJM/ Protestuesit leksion qytetarie! Ndalet “lumi” i qytetarëve, lejohet të kalojë ambulanca

Nga veprimet e thelluara hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike është bërë i mundur dokumentimi ligjor i ngjarjeve, ku shtetasi R. K. shërbente si transportues i shtetasit T. M., i cili vidhte me dhunë taksistë të tjerë në qytete të ndryshme, si Tiranë, Krujë dhe Durrës

Gjatë kontrollit të banesës dhe garazhit të shtetasit të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që e lidhin me këto ngjarje.

Materialet për ngjarjet e mësipërme iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)

Kronikë

Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)

Tags: #Armë #arme zjarri #Durres #Grabitje #krujë #Para #Policia #Tirane #vjedhje me dhune

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)
  • Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)
  • Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
  • Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot
Nga të njëjtat tag-e
  • E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
  • VIDEO/ Rama kundër Ramës! Në opozitë kishte vizionin e një Shqipërie pa hajdutë, sot kabineti i tij para drejtësisë për akuza korrupsioni. Metamorfoza e kryeministrit në pushtet
  • Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)
  • Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)

Policia Kufitare ka arrestuar në Rinas një turke të dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)

Nën kërcënimin e dy kallashnikovëve në duart e dy personae, një argjendari në Paskuqan (e quajtur Luani) është…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)

Prej dy ditësh vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore…

• 2 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by