Momente tensioni janë shënuar pak më parë në protestën para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj.
Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.
Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.




