Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Asociacioni i Gazetarëve kërkon më shumë siguri për gazetarët në protestë: Po përballen me sulme e kërcënime, policia të marrë masa
Kronikë

Asociacioni i Gazetarëve kërkon më shumë siguri për gazetarët në protestë: Po përballen me sulme e kërcënime, policia të marrë masa

• 22 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa protesta kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec dhe qeverisë ka hyrë në javën e katërt, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ngre alarmin për të tretën herë për klimën e presionit dhe intimidimin ndaj gazetarëve që po raportojnë nga terreni. Të hënën, organizata tha se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar sulme verbale, fyerje dhe tentativa për pengimin e punës së medias.

Përmes një deklarate për shtyp, AGSH-ja thotë se ka ndjekur më vëmendje dhe shqetësim këto incidente duke garantuar edhe një herë, se gazetarët nuk janë palë me askënd dhe çdo cënim i sigurisë së tyre përbën kufizim të së drejtës së publikut për tu informuar.

“Gazetarët nuk janë palë në protestë. Ata ndodhen në terren për të raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun mbi zhvillimet, në përmbushje të misionit të tyre profesional dhe në interes të qytetarëve. Për këtë arsye, çdo pengesë ndaj punës së tyre, çdo kërcënim apo akt intimidues përbën jo vetëm një cenim të sigurisë së gazetarëve, por edhe një kufizim të së drejtës së publikut për t’u informuar”, thuhet në deklaratë.

Read more:Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, aktivitete në Kosovë

Në këtë kontekst, AGSH i bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga çdo akt intimidimi ndaj gazetarëve dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për raportimin mediatik.

“Në një klimë të polarizuar politike dhe sociale, është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një ambienti të sigurt për përfaqësuesit e medias. Gazetarët në terren duhet të trajtohen si profesionistë që ushtrojnë të drejtën dhe detyrën për të informuar publikun. AGSH u bën thirrje organizatorëve të protestave dhe të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë dhe të mbrojnë punën e gazetarëve, të dënojnë qartë çdo akt dhune apo intimidimi ndaj tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për raportimin mediatik” thuhet më tej

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Një apel është drejtuar edhe Policisë së Shtetit për të marrë masat e nevojshme për sigurinë e ekipeve mediatike në terren.

“AGSH fton Policinë e Shtetit të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e ekipeve të mediave në terren, përfshirë vlerësimin e rreziqeve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme profesionale dhe logjistike” thotë AGSH.

Read more:Makineritë e votimit elektronik, zyrtarët e Trump tentuan t’i ndalonin në mbi 25 shtete amerikane: Rrezik sigurie

Deklarata erdhi pas kallëzimit që gazetari Osman Stafa bëri në polici kundër 2 personave duke pretenduar se e kanë fyer dhe dhunuar gjatë protestës së të dielës. Kjo është hera e katërt në vetëm 22 ditë protestash që Shoqata e Gazetarëve detyrohet të ndërhyjë për të mbrojtur gazetarët nga fyerjet dhe kërcënimet e aktivistëve të protestës.

Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #agsh #Ambienti #Asociacioni i Gazetarëve #Dhune #gazetare #Gazetarët #Kërcënim #Logjistike #Protestat te kryeministria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 5 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 3 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by