Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 milionë euro për t’i shkatërruar. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbajë përgjegjësi
Politikë

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 milionë euro për t’i shkatërruar. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbajë përgjegjësi

• 25 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve në Banjat e Bënjës, duke i cilësuar ato si një shkatërrim të një prej pasurive natyrore dhe turistike më të çmuara të vendit. Në një status publik, Zhupa sjell video nga betonizimi dhe shkatërrimi dhe denoncon faktin se, po shpenzohen rreth 2 milionë euro fonde publike për një projekt që po dëmton ekosistemin dhe identitetin natyror të zonës. Ajo ngre shqetësimin se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për ndërhyrje në Bënjë, pasi edhe investimi i mëparshëm, me vlerë rreth 200 mijë euro, rezultoi i pasuksesshëm. Zhupa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për përdorimin e fondeve publike, duke theksuar se Banjat e Bënjës kanë nevojë për mbrojtje dhe menaxhim të kujdesshëm, jo për betonizim dhe ndërhyrje që rrezikojnë të dëmtojnë një pasuri të pazëvendësueshme natyrore.

Reagimi i plotë

“2 milionë euro nga FSHZH, për të shkatërruar me paratë e qytetarëve një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë është skandaloze!

Këtë video ma ka dërguar një qytetar, i cili denoncon gjendjen alarmante dhe dëmet që po i bëhen Banjave të Bënjës, një prej perlave më të rralla natyrore dhe turistike të vendit.

Read more:“Qytetarët janë ngritur kundër sistemit, Gjykata Kushtetuese nuk u ngrit në lartësinë e detyrës. Mos harrojmë rolin e saj”/ Zhupa: Është tronditur besimi te shteti

Qytetari më informon se çdo kishte pushues me fraktura apo lëndime që dërgoheshin në spitalin e Përmetit, pasi rrëzoheshin në atë zonë, deri sa Banjat u mbyllën javën e kaluar.

Burimet termale, kanionet e Langaricës dhe peizazhi unik kanë qenë për dekada një destinacion i veçantë për vizitorët shqiptarë e të huaj, një pasuri që duhej mbrojtur dhe promovuar, jo betonizuar dhe shkatërruar.

Read more:“Më duhen 200 mijë euro”/ Meta dëshmon në GJKKO: Mesazhin nuk e nisa unë! Një patronazhist…

Më e rënda është se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për të njëjtën histori dështimi. Punimet e mëparshme kushtuan rreth 200 mijë euro, por rezultatet në terren nuk kishin asnjë lidhje me projektin e prezantuar. Fotot e projektit dhe ato të zbatimit janë si nata me ditën. Paratë u shpenzuan, por investimi dështoi.

Në vend që ti kërkohej llogari për atë dështim dhe të coheshin letrat para drejtësise, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender tjetër me objekt “Ndërhyrje e integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, me fond limit plot 2 milion euro.

Read more:Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen

Në vend të ruajtjes së natyrës, po ndërhyhet në mënyrë agresive në një ekosistem unik. Pamjet flasin për një punim betoni, shkatërrues për vendin.

Kjo nuk është ndërhyrje restauruese, as ndërhyrje e studiuar në harmoni me eko sistemin. Kjo është shpërdorim fondesh publike, mungesë përgjegjshmërie dhe një tjetër shembull se si pasuritë natyrore të Shqipërisë trajtohen si pronë pa zot. Fillimisht paguajmë për një projekt që nuk realizohet siç duhet, pastaj paguajmë sërish për të korrigjuar dështimin, ndërsa në fund natyra del më e dëmtuar se më parë.

Read more:Shqiptarët në protestë 25 ditë kundër qeverisë/ “Nesër më shumë”, protestuesit me mesazh të qartë: Edi Rama jep dorëheqjen

Banjat e Bënjës nuk kanë nevojë për beton, kanë nevojë për mbrojtje, menaxhim të kujdesshëm dhe investime që respektojnë natyrën, historinë dhe identitetin e tyre.

Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Kush do të japë llogari për qindra milionë lekë të shpenzuara, ndërsa një pasuri e pazëvendësueshme natyrore po degradohet para syve tanë”?, shkruan Zhupa.

Lexo edhe
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Tags: #euro #Fonde #Fondi Shqiptar i Zhvillimit #Ina zhupa #Investime #Natyra #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 1 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by