Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Media zvicerane jehonë protestave masive në Tiranë: Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Politikë

Media zvicerane jehonë protestave masive në Tiranë: Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

• 30 Qershor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat që po mbahen prej 31 ditësh në Tiranë, kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja zvicerane Aargauer Zeitung i ka kushtuar një analizë të gjerë lëvizjes protestuese në Shqipëri, duke e paraqitur përmes pesë pyetjeve dhe përgjigjeve mbi arsyet e protestës, projektin e diskutueshëm dhe reagimin e qeverisë.

Sipas medias zvicerane, prej javësh mijëra qytetarë mblidhen çdo mbrëmje në Tiranë për të protestuar kundër projektit luksoz, ndërsa flamingot rozë prej shkume, të cilat protestuesit mbajnë gjatë marshimeve, janë kthyer në simbol të lëvizjes së njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove”.

ARTIKULLI1. Pse po protestohet në Tiranë?

Prej javësh, çdo mbrëmje, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për marshime proteste kundër një projekti luksoz ndërtimi, në të cilin është e përfshirë një kompani e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën – edhe për shkak të figurave të flamingove që protestuesit mbajnë lart, të cilat i kanë dhënë kësaj lëvizjeje ende të re emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Protestat vazhdojnë tashmë prej javësh.

Megjithëse protestuesit nuk i përkasin ndonjë partie të caktuar, pothuajse të gjithë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

2. Çfarë pritet të ndërtohet atje?

Projekti luksoz përbëhet nga dy pjesë: një resort i vogël në ishullin e Sazanit, një ish-bazë ushtarake e pabanuar nga koha e komunizmit dhe një zhvillim ndërtimor në një zonë bregdetare pranë Lagunës së Nartës.

Kjo zonë është aktualisht nën mbrojtje natyrore; aty gjenden specie të ligatinave, si flamingot.

Projekti përfshin hotele, apartamente, vila dhe një marinë për jahte.

Read more:Qytetarët në revoltë prej 1 muaji/ Gazeta “Le soir”: Mijëra shqiptarë në protestë, revolucioni i flamingove trondit pushtetin e Edi Ramës

Fatma Paja punon me dorë duke prodhuar flamingo prej shkume, të cilat përdoren gjatë protestave kundër projektit të zhvillimit bregdetar në perëndim të Shqipërisë.

Projekti ka shkaktuar zemërim, sepse, sipas ambientalistëve, do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme natyrën deri tani të paprekur dhe një habitat unik.

Protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit dhe theksojnë mungesën e transparencës, si edhe faktin se në shumë projekte të ngjashme nuk janë respektuar standardet mjedisore.

3. Kush qëndron pas “Revolucionit të Flamingove”?

Njerëz si artistja Fatma Paja.

Ajo jeton në Tiranë dhe drejton, së bashku me dy motrat e saj, një studio krijuese.

28-vjeçarja, së bashku me disa artistë të tjerë, ka krijuar flamingot e prera prej shkume, të cilat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e tubimeve të mbrëmjes.

“Unë jam kundër një projekti elitist, që bllokon dhe shkatërron një zonë plotësisht të mbrojtur,” thotë ajo.

“Ai nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk mbështetet nga asnjë studim mbi dëmet që do t’i shkaktojë mjedisit dhe natyrës.”

Read more:Video- Me banderola, flamuj dhe thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”/ Uragani i protestuesve nis marshimin

Ajo thotë se prej kohësh e përdor artin si një mjet “për të shprehur padrejtësitë dhe pakënaqësinë që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve në Shqipëri”, deklaroi Paja për agjencinë e lajmeve AP, ndërsa po lyente me ngjyrë rozë një figurë flamingoje për demonstratën e mbrëmjes.

Gjatë marshimeve, Paja drejton me megafon edhe thirrje si: “Shqipëria nuk është në shitje!”, “Larg duart nga Narta!”

“Ky protestë i ka motivuar njerëzit të ngrenë zërin e tyre,” thotë ajo.

Njëri nga pjesëmarrësit e parë të “Revolucionit të Flamingove” është Arben Kola.

46-vjeçari punon prej më shumë se një dekade si udhërrëfyes turistik.

Ai shoqëron vizitorët në vende historike dhe zona natyrore në të gjithë Shqipërinë – përfshirë edhe zonën ku planifikohet projekti i ndërtimit.

Për Arben Kolën, shtyrja përpara e këtij projekti është një shembull tjetër se qeveria po e keqpërdor pushtetin e saj.

Për këtë arsye, ai iu bashkua lëvizjes protestuese që në ditët e para.

“Shqipëria përballet me një nivel të lartë korrupsioni, i lidhur me privatizimin dhe faljen e tokave, plazheve, luginave dhe lumenjve,” i tha ai agjencisë Associated Press (AP), ndërsa po shoqëronte një grup turistësh nëpër Tiranë.

Read more:Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog

Ndërkohë, Kola është bërë një nga ata që drejtojnë turmat, duke u folur përmes një megafoni.

Ai është ende i mahnitur nga fakti se sa shumë janë rritur protestat.

“Nuk e kishim menduar se protesta do të merrte këto përmasa,” thotë Kola.

Ai tregon se vazhdimisht e pyesin nëse lëvizja do të vazhdojë.

“Kjo varet nga njerëzit,” thotë ai.

4. Si reagon qeveria?

Kryeministri Edi Rama argumenton se ky projekt ka një rëndësi themelore për vendin, i cili synon të hyjë në tregun e turizmit luksoz dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, si edhe se do të tërhiqte investitorë të tjerë të mëdhenj.

Turizmi në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe gjithnjë e më shumë njerëz po shijojnë bregdetin e gjerë dhe të paprekur të vendit.

Me sa duket, ai ka lënë përshtypje edhe te Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, të cilët në muajin maj treguan në një podcast se e kishin zbuluar vendndodhjen e projektit të planifikuar gjatë një udhëtimi me varkën e një miku.

Autoriteti shqiptar kundër korrupsionit ka nisur një hetim për këtë projekt.

Read more:Suedia në Eurovision me FELICIA me këngën “My System”

Qeveria pretendon se toka ndodhet në pronësi private, por ekzistojnë versione kundërshtuese mbi mënyrën se si është privatizuar ajo.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbron projektin e diskutueshëm turistik në bregdetin e Adriatikut.

Kritikët e akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit shtetëror.

Në një intervistë për Associated Press (AP), Rama hodhi poshtë së fundmi kundërshtimet e ambientalistëve, duke i cilësuar si rezultat i keqinformimit.

Sipas tij, një vlerësim zyrtar i ndikimit në mjedis ende nuk ka filluar, sepse arkitektët ndërkombëtarë dhe ekspertët e mjedisit janë ende duke punuar mbi planin urbanistik të projektit.

Megjithatë, Arben Kola ka përshtypjen se projekti tashmë po ecën me ritme shumë të shpejta.

Ai thekson se tashmë ka filluar pastrimi i sipërfaqeve me prerje të bimësisë brenda një zone të mbrojtur natyrore.

5. Pse po u bashkohen protestave edhe njerëzit më të moshuar?

Read more:The Life Of Sound sjell premierën e dokumentarit muzikor “Zero AI”

Ndryshe nga shumica e protestave të tjera që Shqipëria ka përjetuar gjatë më shumë se tre dekadave demokraci, kësaj here gjithnjë e më shumë pensionistë po u bashkohen protestuesve të rinj.

Mes tyre është Bujare Ishmi, 70 vjeçe, një ish-inxhiniere. Ajo merr pjesë pothuajse çdo mbrëmje në protesta dhe mban një pankartë ku shkruhet: “Ju keni pushtetin e kriminalitetit, ne kemi pushtetin e së vërtetës.”

70-vjeçarja Bujare Ishmi është bërë një figurë simbolike e protestave kundër projektit të diskutueshëm turistik në Shqipëri. Ajo kërkon më shumë transparencë dhe shtet ligjor në projektet e mëdha shtetërore.

“Nona! Nona!” brohorasin protestuesit kur ajo mbërrin.

Fjala “Nona” është një nofkë përkëdhelëse shqiptare për një anëtare të moshuar femër të familjes dhe tregon se ajo konsiderohet matriarkja e protestave.

Ishmi, bashkëshorti i së cilës ishte ish-i burgosur politik dhe viktimë e diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, e përshkruan demokracinë shqiptare si “gjysmake”.

Ajo thekson se nuk është kundër investimeve të huaja, por është e shqetësuar për mungesën e transparencës.

“Investimet sjellin përparim, por duhet të respektohen kushtet dhe rregullat e duhura.”

Lexo edhe
Politikë

Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat

Politikë

“Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë

Tags: #apartamente #arben kola #artistë #Artistja #Associated press #Bashkimin evropian #Donald Trump #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat
  • “Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë
  • Sot protesta e 90-të kundër qeverisë, Rama mbledh ministrat në 17:30/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, paralajmërojnë tubim te selia e PS
  • “Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët. 5 fish rritja e tarifave!
  • Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon/ Enno Bozdo: Asnjë plan dhe asnjë masë, qeverisë nuk ia ndjen se çfarë ndodh me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat
  • “Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë
  • Sot protesta e 90-të kundër qeverisë, Rama mbledh ministrat në 17:30/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, paralajmërojnë tubim te selia e PS
  • Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)
  • Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 10 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat

Kryeministri Edi Rama pritej të mblidhte sot pasdite në selinë e PS-së ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit…

• 15 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë

PD ka denoncuar një tjetër situatë që lidhet me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja…

• 59 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Sot protesta e 90-të kundër qeverisë, Rama mbledh ministrat në 17:30/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, paralajmërojnë tubim te selia e PS

Sot shënohet dita e 90-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by