Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, Tirana kryeson me 53 raste, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur muajin e shkuar
Kronikë

Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, Tirana kryeson me 53 raste, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur muajin e shkuar

• 30 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.

Edhe në pesë muajt e parë të vitit numri i aksidenteve është rritur. Nga janari në maj janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ose 3.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Read more:Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari

Rritja më e madhe është regjistruar në Tiranë, ku numri i aksidenteve në muajin maj u rrit nga 30 në 53. Në rritje rezultojnë edhe Durrësi dhe Vlora, me nga 11 aksidente secili, kundrejt 7 një vit më parë. Rritje ka pasur edhe në Elbasan, nga 6 në 7 aksidente, si dhe në Berat, ku është regjistruar një aksident, ndërsa në maj të vitit të kaluar nuk ishte shënuar asnjë.

Ndërkohë, në disa qarqe është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve. Shkodra ka shënuar rënien më të madhe, nga 13 në 7 aksidente, ndërsa ulje kanë pasur edhe Lezha, nga 15 në 11, Korça nga 9 në 6 dhe Gjirokastra nga 8 në 5. Në Fier dhe Dibër numri i aksidenteve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa Kukësi ka regjistruar po aq aksidente sa një vit më parë.

Read more:SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm

Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara gjatë muajit maj kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 30.8% të drejtuesve të përfshirë në aksidente. Dita e diel rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa harku kohor 08:00-12:00 mbetet periudha kur ndodhin më shumë aksidente rrugore.

kliko këtu për dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Kronikë

Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #Aksidente #aksidentet rrugore #Berat #Elbasan #Fier #Instat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

  • Shkodër/ Vrau gruan, pranga autorit
  • U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim
Nga të njëjtat tag-e
  • U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim
  • Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit
  • Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim
  • Peshkimi në lagunën e Karavastasë në krizë, ekspertët: Rrezik ekosistemi! Peshkatari: Ka ndikuar edhe moti
  • Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 30 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 13 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit

Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale po përdoren për të sulmuar aktivitetet e bizneseve në sektorin e…

• 36 minuta më parë • 7 min lexim

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by