Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Numri i vdekjeve në Shqipëri ra gjatë vitit 2025, INSTAT: Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor
Sociale

Numri i vdekjeve në Shqipëri ra gjatë vitit 2025, INSTAT: Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor

• 1 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut vijojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetën e shqiptarëve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025, 52.9% e të gjitha vdekjeve në vend janë shkaktuar nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, duke i mbajtur ato në vendin e parë mes shkaqeve të vdekshmërisë.

Në total, gjatë vitit të kaluar u regjistruan 21.394 vdekje, 3.2% më pak krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 22.102 raste. Edhe norma bruto e vdekshmërisë shënoi rënie, duke zbritur në 910.5 vdekje për 100 mijë banorë, nga 929.8 një vit më parë.

Sipas raportit, 96.7% e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Ndërkohë, vdekjet nga aksidentet përbënin 2.2% të totalit, një peshë më e lartë se një vit më parë. Vrasjet përbënin 0.2% të rasteve, ndërsa vetëvrasjet 0.9%, të dyja në të njëjtin nivel si në vitin 2024.

Read more:Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Brenda grupit të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kronike të zemrës përbënin 42.2% të rasteve, sëmundjet ishemike të zemrës 22.4%, ndërsa sëmundjet e enëve të trurit 18.8%.

Shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjeve ishte grupi “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, me 20.9% të totalit. Brenda këtij grupi, gati tre në katër raste lidhen me pleqërinë.

Tumoret renditen të tretat mes shkaqeve kryesore të vdekjeve. Më të shpeshtat ishin tumoret malinje të aparatit të tretjes, të ndjekura nga ato të aparatit të frymëmarrjes dhe organeve urogjenitale.

Read more:Një vit nga sulmi ndaj News24/ Eurodeputetja Cristina Guarda: Jam e keqardhur. Shqetësimin do ta ngre në Bruksel!

Raporti tregon gjithashtu se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbeten shkaku kryesor i vdekjeve si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Nga ana tjetër, tumoret janë më të shpeshta te meshkujt, ndërsa vdekjet nga pleqëria regjistrohen më shumë te femrat.

Sa i përket vdekshmërisë foshnjore, gjatë vitit 2025 u regjistruan 106 vdekje foshnjore, kundrejt 110 një vit më parë. Norma e vdekshmërisë foshnjore mbeti e pandryshuar, në 4.7 vdekje për 1.000 lindje.

Lexo edhe
Sociale

I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)

Sociale

Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Tags: #Instat #Kryesore #lindje #Pleqëria #Raporti #semundjet e zemres #Sëmundjet kronike #shqiperi #Të Gjitha #Vdekje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
  • Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO)
  • Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “Në pranga jo vetë Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 15 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Thethi mëngjesin e kësaj të enjteje. I mbushur me turistë,…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by