Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse, por nuk e kontrollon dot algoritmin”/ Berisha: Rama i pashpresë, “Gen Z” di vetëm të fitojë
Politikë

“Paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse, por nuk e kontrollon dot algoritmin”/ Berisha: Rama i pashpresë, “Gen Z” di vetëm të fitojë

• 1 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Kombëtar, ka deklaruar se të rinjtë kanë fituar disa herë përballë Edi Ramës dhe do të fitojnë edhe tani.
Ai tha se fitorja e parë ishte ajo për armët kimike dhe tjetra ajo për të ndjerin Klodian Rasha, i cili u vra pak metra larg banesës së tij, ku pas protestave kryeministri Ed Rama shkarkoi ministrin e kohës Sandër Lleshaj.
Për protestën antiqeveritare që sot shënon ditën e 32 Berisha tha se Rama po paguan shuma marramendëse për të kontrolluar algoritmin, por nuk ia ka dalë

Read more:LIVE- Revolta e shqiptarëve kundër kryeministrit/ “Taulant Balla ku do të futesh, ju ka hyrë frika”, sopranoja i bashkohet protestës së 29: Edi Rama je një komunist, jep dorëheqjen

“Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme. Gjenerata Z ka në dy dekadat e fundit rekordet e dy betejave më të rëndësishmë: ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike të cilat i premtoi Rama në vizitën e tij të parë në OKB.
Shqiptarët u mbeten mirënjohës atyre dhe ajo ishte kryesisht betejë e gjimnazistëve.
Ata me një pastërti dhe ideale të gjetur, kur panë rrezikun papritmas u derdhën në rrugë dhe detyruan despotin të anulonte vendimin e tij. Në vlerësime, e vërteta është ajo që na udhëheq, atë betejë s’e bënë focat politike, ne i mbështetëm, por e bënë ata.
Kjo s’ishte fitorja e vetme, kur dora e zezë e shtetit ekzekutoi Klodian Rashën, shteti trilloi, por gjenerata nuk besoi, detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.
Tani ata janë në rrugë dhe s’ka forcë që mund t’i ndalojë për përmbysjen e qeverisë, lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama, me lëvizjen e tij koploralike, ka marrë kompanitë më të mëdha për të rrëmbyer algoritmin, ka krijuar me qindra faqe fake për t’i sulmuar është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di të tërhiqet, di vetëm të fitojë.
Rama paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse për të mbajtur nën kontroll algoritmin.
Do të shumëfishojmë përpjekjet për suksesin e kësaj lëvizjeje, askush nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre. Rama një ndër sundimtarët më të rrezikshëm në histori, por idealet e tyre janë fisnike”, tha Berisha.

Read more:Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Në selinë e PD-së po mbahet mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, anëtarët e së cilës u zgjodhën nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur pak javë më parë.
Mbledhja e pritet të zgjedhë kreun e këtij forumi, që është drejtuar nga Edi Paloka prej disa vitesh, por që nuk do të rikandidojë më për këtë funksion.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka 3 pika në rendin e ditës:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera.
Propozimet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të PD-së do të propozohen nga kreu demokrat, ndërkohë që anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë të drejtë të propozojnë kandidatura të tjera, nëse do të ketë të tilla.

Read more:Protestuesit dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme ‘Albanian Files’ si ‘provë’ kundër kryeministrit, thirrja e fortë që kumbon para SPAK: Rama, SPAK you!

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës

Politikë

🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës

Tags: #Armët #Edi Rama #Gen z #Gjenerata z #Mbeturinat #Okb #rama #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës
  • 🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”/ Protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë
  • “Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës
  • 🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”/ Protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë
  • “Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës

Për më shumë se 5 orë, Tirana është kthyer në arenën e një proteste të fuqishme në ditën…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës

Për më shumë se katër orë, Tirana është kthyer në arenën e një proteste të fuqishme, me qindra…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”/ Protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë

Vazhdon protesta e 105 në Tiranë kundër qeverisë, ku pjesëmarrëse sot në 12 shtator është edhe diaspora. Nuk…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by