Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Valë e re emërimesh në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në komisariate dhe Akademinë e Sigurisë! Feliks Hodës i besohet komisariati ‘problematik’ i Sarandës
Kronikë

Valë e re emërimesh në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në komisariate dhe Akademinë e Sigurisë! Feliks Hodës i besohet komisariati ‘problematik’ i Sarandës

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita vijon ristrukturimin e strukturës 12 mijë antarëshe, duke firmosur një valë të re emërimesh në strukturat drejtuese të policisë dhe në Akademinë e Sigurisë. Ndryshimet pasojnë lëvizjet e ndërmarra edhe më herët në nivele drejtorish qarqesh dhe jo vetëm, në kuadër të riorganizimit të institucioneve policore, në vende vakante prej largimeve për mungesë rezultatesh, te vende ku ka pasur drejtues të komanduar.

Me vendimin e fundit, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Po ashtu, Feliks Hoda, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua nga shef i Komisariatit nr. 4 në atë të Vlorës, merr tashmë detyrën e shefit të Komisariatit të Sarandës, një prej më të nxehtëve të javëve të fundit. Pak kohë më parë u arrestua shefi Gëzim Bashllari, për ndërtimet pa leje.

Emërimi i Hodës shihet si një praktik e mirë për të vendosur rregull në një qytet tashmë që konsiderohet problematik. Ish-shefi i Komisariatit të Devollit, Agim Troci, i cili bëri bujë verën e shkuar me ndërhyrjen për shpëtimin e jetëve njerëzore nga zjarri, emërohet shef i Komisariatit të Gjirokastrës, ndërsa Pavlin Zhivani vihet në krye të Komisariatit të Pukës dhe Ledian Kerka emërohet shef i Komisariatit të Kukësit. Ndryshimet prekin edhe komisariatet e tjera në vend, ku Vilson Sterkaj emërohet shef në Cërrik, Oltion Gjoni në krye të Komisariatit Devoll, Vendim Imeraj në Delvinë, ndërsa Medin Hasani në Përmet.

Read more:Korçë/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

Në vijim priten emërime të drejtorëve të policisë në qarqet Tiranë dhe Durrës, të cilat janë të vetmet që vijojnë të jenë akoma me drejtues të komanduar. Të gjitha ndryshimet në nivel drejtorish dhe qarqesh janë bërë përmes garës. Ligji i Policisë së Shtetit është në proces ndryshimi dhe brenda korrikut pritet të miratohet në Kuvend, me pikë më të rëndësishme heqjen e garës për nivelet shef komisariati, drejtor qarku dhe drejtor departamenti. Megjithatë, kryepolici do të vijojë të zgjidhet me garë dhe pasi të përfundojë mandatin, mund të rikthehet në gradë “drejtues i parë” për të vijuar shërbimin në polici.

Emërimet e reja:
Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
Lexo edhe
Kronikë

7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Kronikë

GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Tags: #Agim Troci #Alfred Çepe #devoll #Durres #feliks hoda #ledian kerka #Medin Hasani #Oltion Gjoni #Pavlin Zhivani #policia e shtetit #Vendim Imeraj #Vilson Sterkaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
  • Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
  • Zjarri në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, flakët u afrohen banesave në Riban dhe përhapen drejt Patosit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, flakët u afrohen banesave në Riban dhe përhapen drejt Patosit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)
  • I shpallur në kërkim, arrestohet në Krujë 40-vjeçari i dënuar me 4 vjet burg për kultivim droge (VIDEO)
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej…

• 14 minuta më parë • 15 min lexim
Kronikë

GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

TIRANË– Në unison shoqatat e gazetarëve, jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë saj, kanë dënuar pa mëdyshje…

• 43 minuta më parë • 24 min lexim
Kronikë

Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi

Rregullorja e Re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka një titull të gjatë…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by