Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Pas Iranit, Greqisë dhe Serbisë, PS akuza edhe për Moskën në lidhje me protestën! Balla: Ka dorë Kremlini
Politikë

Pas Iranit, Greqisë dhe Serbisë, PS akuza edhe për Moskën në lidhje me protestën! Balla: Ka dorë Kremlini

• 2 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka pretenduar nga Kuvendi se Kremlini ka dorë në protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Balla tha se deputetët e PD-së nuk morën pjesë në seancën e sotme, pasi sipas tij, u trembën nga vezët e qëlluara seancën e kaluar nga protestuesit.

Read more:“U kapët me presh në duar me Ballukun!”, Bardhi replika me Ballën: Kërkoji falje veteranëve të UÇK-së. Protestuesit të kanë hedhur në kosh!

“Ende nuk i dimë arsyet se përse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin që Kuvendi ka për të vijuar punën në këtë moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do i qëndrojë besnik plotë 856 mijë e 177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë. Dua që në emër të grupit të PS të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi treguar qytetarëve shqiptarë vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Read more:Plani i Putin po dështon? Rusia shton kërcënimet ndaj Ukrainës, analistët: Lufta nuk po ecën sipas planeve të Kremlinit

Në aktivitet kriminal të grabitjes, të dhunës. Sëfundmi një individ nga Lezha, një farë Anton Frroku, që është një nga profilet më të paimagjinueshme të banditizmit të kësaj proteste, i cili në këto momente që flasim është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes. Sepse vetëm nga këta mund të kesh që ditën në protestë dhe natën në mënyrë barbare dhunojnë bashkëshorten e vet. I bëj thirrje Policisë ta arrestojë këtë person dhe t’ua tregoj këtyre flamengove. 3 punonjës policie janë këto momente të plagosur, të dëmtuar rëndë. Kushdo që tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.

Read more:Durrës/ Pa përfshirjen e Policisë, BKH arreston Adi Çobën, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali! Bashkëpunëtor i ngushtë i Visit të Pojës

Gjaku i punonjësve të Policisë është gjaku i shtetit. Nazizmi kështu lindi, duke sulmuar Parlamentin. Këta nuk kanë asnjë dallim, pranda qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë dhe jo i ndarë në krah. Këta arritën deri në pikën sa u tremën edhe nga vezët. Protestuesve në emër të Grupit të PS, dua të jem i drejtpërdrejtë. Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale po vjen. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë. Kam besim se qytetaria e flamengove do distancohet nga dhuna e elementëve kriminalë. Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”, tha Balla.

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #Aktivitet #Besim #Dhuna #Irani #jetë #Kremlini #kuvend #Lezha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by