Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “E hodhën në kosh, por u tërhoqën pas protestave”/ Tabaku: Qeveria kopjoi propozimin për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara
Politikë

“E hodhën në kosh, por u tërhoqën pas protestave”/ Tabaku: Qeveria kopjoi propozimin për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

• 6 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se qeveria është detyruar nga presioni qytetar të rikthejë një propozim të saj për rritjen e mbështetjes financiare ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve që kujdesen për ta.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pagesa minimale për një fëmijë me aftësi të kufizuara është vetëm 5,700 lekë në muaj, ndërsa pagesa për një prind kujdestar arrin në 14 mijë lekë.

“5,700 lekë është pagesa minimale për një fëmijë me aftësi të kufizuara. Sa 30 bukë në muaj. Ndërsa pagesa për një prind që kujdeset për një fëmijë me aftësi të kufizuara është vetëm 14 mijë lekë. Të dyja janë garanci vetëm për mbijetesën”, shprehet Tabaku.

Deputetja e PD kujton se vitin e kaluar depozitoi në Kuvend një nismë ligjore, të hartuar edhe mbi historitë e Mirës dhe Jonës, për dyfishimin e pagesave minimale dhe maksimale për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas saj, propozimi parashikonte gjithashtu njohjen si vite pune të periudhës së përkujdesjes dhe pagesën e sigurimeve shoqërore për prindërit që detyrohen t’i përkushtohen tërësisht kujdesit ndaj fëmijëve të tyre.

Read more:“Rama i implikuar te dosja ‘Balluku’”/ Berisha citon raportin e PPE: Shqipëria, shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale

“E morën dhe e hodhën në kosh me arrogancë. E refuzuan. Sot e kanë nxjerrë nga sirtarët, e kanë kopjuar dhe, përmes ndryshimeve në buxhet, e kanë sjellë si propozim të tyre”, deklaron Tabaku.

Ajo argumenton se ndryshimi i qëndrimit të qeverisë nuk lidhet me ndjeshmërinë sociale, por me presionin e protestave dhe frikën nga humbja e pushtetit.

“Mos mendoni se po e bëjnë nga simpatia apo empatia. Po e bëjnë nga frika e humbjes së pushtetit dhe nga presioni që protesta ka ushtruar mbi qeverinë”, thekson deputetja demokrate.

Tabaku e cilëson këtë vendim si provë se bashkimi dhe presioni qytetar mund ta detyrojnë qeverinë të tërhiqet dhe të pranojë propozime që më parë i kishte refuzuar.

Read more:Blushi: Transparencë e plotë për lobimin e Metës, GJKKO të sigurojë provat dhe dokumentet nga SHBA

“Fuqia, bashkimi dhe presioni i qytetarëve e kanë detyruar qeverinë të marrë këtë vendim. Ky është një shembull se vetëm duke qenë bashkë mund ta rrëzojmë këtë sistem. Prandaj sot, më shumë se kurrë, në shesh”, përfundon Tabaku.

Teksti

5,700 lekë është pagesa minimale për një fëmijë me aftësi të kufizuara. Kaq. Asgjë më shumë. Sa 30 bukë në muaj.

Ndërkohë, pagesa për një prind që kujdeset për një fëmijë me aftësi të kufizuara është vetëm 14 mijë lekë në muaj. Kaq. Asgjë më shumë. Gjysma e minimumit jetik.

Të dyja këto pagesa janë garanci vetëm për mbijetesën. Asgjë tjetër.

Read more:LIVE- Policia shoqëroi protestuesit para Parlamentit, thirrje për marshim drejt komisariatit 4: Të nxjerrim njerëzit tanë!

Vitin e kaluar, bazuar mbi historinë e Mirës dhe të Jonës, propozova një ligj që e dyfishonte këtë pagesë, si atë minimale, ashtu edhe atë maksimale. Propozimi njihte si vite pune periudhën e përkujdesjes dhe parashikonte pagesën e sigurimeve shoqërore për të gjithë prindërit që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

E morën dhe e hodhën në kosh me arrogancë. E refuzuan.

Sot e kanë nxjerrë nga sirtarët, e kanë kopjuar dhe, përmes ndryshimeve në buxhet, e kanë sjellë si propozim të tyre.

Mos mendoni se po e bëjnë nga simpatia, nga empatia apo nga nevoja për të mbështetur këtë grup. Po e bëjnë nga frika e humbjes së pushtetit dhe nga presioni që protesta ka ushtruar mbi qeverinë.

Read more:“Digjemi nga malli për fëmijët në emigrim, u larguan se nuk u le të ardhme”, shpërthen protestuesja: Belinda vodhi mld e s’është në burg! S’keni lënë vend as për varre

Mbajeni mend: fuqia, bashkimi dhe presioni i qytetarëve e kanë detyruar qeverinë të marrë këtë vendim, ashtu si edhe shumë vendime të tjera.

Ky është një shembull se vetëm duke qenë bashkë mund ta rrëzojmë këtë sistem. Vetëm duke ushtruar presion, bashkë, të gjithë.

Prandaj sot, më shumë se kurrë, në shesh!

Lexo edhe
Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Politikë

“Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!

Tags: #Empatia #Femije #Fëmijët #Jorida Tabaku #kuvend #Pagesa #Prindërit #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestues i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 18 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 12 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Marshimin e drejtojnë edhe sot gratë dhe vajzat ndërkohë që…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!

Një i ri, në protestën e 86-të, u shpreh se protesta nuk do ndalet asnjëherë, deri në largimin…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit

Një protestues ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e lidhur protestën me kundërshtimin e korrupsionit, oligarkisë…

• 55 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by