Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ishte klub privat, nuk e kam konsideruar fare”/ Oketa në GJKKO për “Partizanin”: Kanë kaluar 18 vite! Shumë kompetenca i delegoja, por…
Politikë

“Ishte klub privat, nuk e kam konsideruar fare”/ Oketa në GJKKO për “Partizanin”: Kanë kaluar 18 vite! Shumë kompetenca i delegoja, por…

• 6 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në dëshminë e tij para SPAK, ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë periudhës së tij në detyrë (2009–2012), çështja e “Klubit Partizani” nuk ka pasur ndonjë rëndësi apo trajtim të veçantë në institucionin që ai drejtonte.

Ai sqaroi se ka mbajtur postet e zëvendëskryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe më pas deputetit të Kuvendit, duke theksuar se në kujtesën e tij klubi ka funksionuar si subjekt privat dhe nuk ka qenë objekt diskutimesh institucionale në ministri.

“Klubi Partizani, në dijeninë time, administrohej nga persona privatë dhe pothuajse nuk ka zënë asnjë vend në diskutimet apo mbledhjet e Ministrisë së Mbrojtjes,” u shpreh ai.

I pyetur për nisjen e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave lidhur me pronën gjatë kohës kur drejtonte ministrinë, ai theksoi se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje, duke argumentuar se Ministria e Mbrojtjes nuk kishte rol funksional si institucion sporti apo administrues i tillë pronash.

“Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër sporti. Për ne nuk kishte vend të veçantë kjo çështje,” deklaroi ai.

Read more:“Lufta jonë, gjenerata Z e së ardhmes kundër kupolës politike të së shkuarës”/ Protestuesi: Një kryeministër që guxon të thotë ‘Fuck you” popullit të tij nuk duhet të shkelë më në Kryeministri

Sipas tij, dokumentacioni që i ka mbërritur në zyrë tregonte se prona ishte në pronësi të privatëve dhe procedurat ishin të kompletuara sipas ligjit, përfshirë edhe pagesat përkatëse.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka autorizuar përfaqësues të ministrisë për vlerësime në lidhje me këtë çështje dhe se, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, nuk kujton detaje të sakta, por është i gatshëm të verifikojë çdo dokument me firmën e tij.

“Ministria e Mbrojtjes kishte rreth 12 mijë persona personel civil dhe ushtarak. Nuk mund të merrej ministri me çdo çështje në mënyrë direkte; ishin deleguar kompetencat sipas procedurave ligjore,” tha ai.

SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas kam marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

Read more:Has/ Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, në pranga babë e bir! Në kërkim djali tjetër (EMRAT)

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes, ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin?

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër sporti. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej nga Ministria e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare si një institucion kulturor; nuk e bën godina, por puna.

Read more:Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve: Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, më vonë nisën kërkesat

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor që flet për pronat dhe ende sot nuk kemi një inventar të pronave. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët kishin dokumente të shtetit në lidhje me këtë çështje. E theksoj edhe një herë: nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, jam i gatshëm t’i dal për zot.

Read more:Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet në kompaninë SORI-AL

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë persona personel civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur për shumë delegime kompetencash; mund t’i shikoni në dokumenta.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

Oketa: Historia e Ministrisë së Mbrojtjes nuk fillon kur u bëra ministër. Prona në fjalë ka qenë jashtë planit të përhapjes, në dijeninë time. Nuk arrij ta kuptoj sensin e pretendimeve. Gjeneral Qirjazi dha urdhër për ngritjen e grupit të punës. Çështja e regjistrimit nuk është punë e ministrit.

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Klodian Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, për ne deputeti nuk duhet të ketë imunitet! Mandati i prokurorëve? Përfundimi cënon vijimësinë e hetimeve

SPAK: Pse ngarkuat Komandën Mbështetëse dhe jo një përfaqësues të Ministrisë?

Oketa: Unë jua thashë: kthejani pronarëve. Jo, nuk jua thashë unë, jua tha ligji. Po jua theksoj, është edhe sot e njëjta praktikë. Është përdorur i njëjti standard për trajtimin me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.

SPAK: E keni takuar Vladimir Qirjazin për këtë çështje?

Oketa: Do ta vazhdoj dhe sot e kësaj dite: pse Komanda Mbështetëse? Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që i dinë të gjitha, prandaj ministri ka edhe këshilltarë. Nëse gjeneralët shqiptarë janë për të mbajtur yje mbi shpatulla dhe asnjë përgjegjësi, atëherë është problemi i tyre. Ka pasur takime të herëpashershme me Gjeneral Qirjazin, kemi qenë prezentë herë me njerëz të tjerë dhe herë vetëm, por nuk e kuptoj sensin e pyetjeve.

Lexo edhe
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Tags: #Deputet #Detyrë #GJKKO #Institucion #ministria e mbrojtjes #Para #partizani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
  • 87 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
  • “Shtrembërimi në hundë është nga dhuna”, Berisha për deklaratat e Ramës: Jo pak e quajtën krim pasioni, ishte në dhomë me… Autori u arrestua
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

I dyshuari për mashtrim dhe përvetësim me anë të mashtrimit në Shqipëri, Ermal Beqiri, u arrestua pasi fluturoi…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by