Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Drafti ligjor/ Më shumë mbrojtje të drejtave të autorit, garanci të reja kundër piraterisë në internet
Sociale

Drafti ligjor/ Më shumë mbrojtje të drejtave të autorit, garanci të reja kundër piraterisë në internet

• 8 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një projektligj i ri i sjellë në Kuvend nga qeveria pritet të forcojë mbrojtjen e të drejtave të autorëve, të vendosë më shumë përgjegjësi për platformat digjitale ndërsa për herë të parë do u njihen edhe të drejtat e botuesve të shtypit.

Ndryshimet e ligjit “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, ishte një nder pikat që u diskutua këtë të martë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

“Ai i përgjigjet rekomandimeve që lidhen me kapitullin shtatë, ku Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, të përmirësojë bashkëpunimin institucional dhe të rrisë efektivitetin e zbatimit të legjislacionit. Për të bërë një hap të nevojshëm për afrimin e tregut shqiptar me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së, veçanërisht në mjedisin dixhital, ku përdorimi ndërkufitar i përmbajtjes është gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha Sara Mila.

Read more:BKH në terren, arrestime pa policinë/ Braho: S’mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale! Të mos varet nga institucione të tjera

Platformat që shpërndajnë materiale në internet do të mbajnë përgjegjësi për ato që publikojnë përdoruesit. Ato do të duhet të sigurojnë autorizimin nga autorët ose të marrin masa për bllokimin dhe heqjen e përmbajtjeve. Këtu nuk përfshihen enciklopeditë jofitimprurëse në internet, përmbledhjet arsimore dhe shkencore.

Për herë të parë autorët do të mund të kërkojnë, përmes portalit e-Albania, ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të së Drejtës së Autorit, një institucion i ri që krijohet. Në rast se faqet ndodhen jashtë Shqipërisë, AKEP do të mund të bllokojë aksesin e tyre për përdoruesit shqiptarë.

Read more:Integrimi europian/ Pengesë dosja ‘Balluku’?, deputetja Mila: Nuk merret BE me një rast specifik

Risi është edhe njohja e të drejtave të reja për botuesit e shtypit. Platformat që përdorin lajme dhe artikuj në internet do të duhet të shpërblejnë botuesit.

Autorët e veprave të përfshira në një publikim shtypi duhet të marrin shpërblim nga të ardhurat sipas përdorimit të publikimeve të shtypit nga ofruesit e shërbimeve të shpërndarjes së përmbajtjes në internet.

Read more:E dashura e tij fjeti me mbi 1100 meshkuj, partneri i modeles së Only Fans: Ajo kthehet gjithmonë tek unë

Projektligji lehtëson gjithashtu përdorimin e veprave për mësimdhënie, kërkim shkencor dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Bibliotekat, arkivat dhe muzetë do të mund të digjitalizojnë dhe të publikojnë vepra.

Masat ndëshkimore nuk ndryshojnë, gjobat mbeten në vlerat që kanë qenë, deri në 5 milionë lekë të vjetra për shkelje të së drejtës së autorit. Megjithatë në ndryshimet e sjella në Kuvend qeveria është kujdesur të shtojë edhe një nen që e thekson se masa ndëshkimore nuk shuan detyrimin për pagesën e së drejtës së autorit. Pra gjobitja në asnjë rast nuk të heq detyrimin për të dëmshpërblyer palën e dëmtuar.

Lexo edhe
Sociale

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Sociale

Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe

Tags: #akep #Arkivat #Bibliotekat #E-albania #Institucion #Internet #komisioni i jashtem #Sara mila #te drejtat e autorit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
  • Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
Nga të njëjtat tag-e
  • Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron 70 kredi për shtëpi me 0% interes ! Ja kush përfiton dhe kur duhet të aplikoni
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt
  • “Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë: Në Kryeministri kanë shkelur mafiozë, jemi shtet kartel
  • “Historike, asnjë protestë si kjo”/ Fjalimi i fortë i gazetarit Osman Stafa: Ky vend mund të bëhet, politikanët hajdutë të marrin atë që meritojnë!
  • Hapen aplikimet për strehim social, kush përfiton dhe dokumentet që duhen për të aplikuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Në vjeshtë pritet të nisë programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja, që qeveria…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbuluar disa detaje nga operacioni për riatdhesimin nga Siria të dy grave…

• 12 orë më parë • 8 min lexim
Sociale

387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari

“Uniforma e Policisë së Shtetit nuk ju jep privilegje, por vetëm përgjegjësi. Do të ketë njerëz që do…

• 13 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by