Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Miliona për propagandën, borxhe për infrastrukturën”/ Tabaku: 4.3 mln euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën!
Politikë

“Miliona për propagandën, borxhe për infrastrukturën”/ Tabaku: 4.3 mln euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën!

• 8 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit në dispozicion të koncertit të Kanye Ëest, duke e cilësuar këtë financim jo thjesht si një shpërdorim të parave publike, por si shprehjen më të qartë të sistemit ekonomik dhe politik të ndërtuar gjatë 13 viteve të qeverisjes socialiste.

Sipas Tabakut, vendimi për të financuar një koncert, ndërkohë që investimet strategjike mbeten në varësi të borxhit dhe financimeve të huaja, tregon se qeveria nuk drejton ekonominë sipas nevojave të shumicës, por sipas interesave të fasadës, propagandës dhe një pakice të privilegjuar.

“4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert. Vetëm 1% kontribut vendas për të ndërtuar një hekurudhë jetike. Kjo është ekonomia e fasadës. Ky është sistemi i pakicës”, deklaroi Tabaku.

Deputetja demokrate bëri të ditur se qeveria ka miratuar një VKM dhe një relacion buxhetor përmes të cilit i kërkohet Kuvendit të votojë 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit për fondet speciale të koncertit. Në relacion, sipas saj, shkruhet hapur se paratë jepen “për të mos dështuar koncerti”, ndërsa pretendohet një efekt shtesë prej 20 milionë eurosh në ekonomi.

Read more:4.2 ml euro për koncertin e Kaney West! “Shpëtuam Shqipërinë nga turpërimi ”/ Këlliçi për deklaratën e Ramës: Ka turpëruar vendin me skandale e hiqet si “Kalorës”

Në të njëjtën kohë, për hekurudhën Tiranë–Durrës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për ekonominë shqiptare, kontributi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit është vetëm 1% e financimit të huaj.

Tabaku theksoi se hekurudha lidh kryeqytetin me Durrësin, portin dhe aeroportin, ul trafikun, ndotjen dhe kostot e transportit, rrit produktivitetin dhe mund të prodhojë përfitime ekonomike shumëfish më të mëdha sesa një aktivitet njëditor.

Por, sipas saj, hekurudha nuk prodhon spektakël të menjëhershëm, fotografi dhe propagandë. Për këtë arsye, ajo nuk trajtohet si përparësi nga një qeveri që e ka zëvendësuar zhvillimin me fasadën.

Read more:Pensionet mbeten në deficit, për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar në skemë

“Ministri i Financave premtoi se koncerti nuk do t’i kushtonte buxhetit asnjë lek. Sot buxheti i jep 4.3 milionë euro. Ndërsa një hekurudhe jetike i jep vetëm 1%. Kjo nuk është rastësi dhe as paaftësi. Kështu funksionon sistemi socialist”, u shpreh Tabaku.

Ajo denoncoi gjithashtu mënyrën se si projekti i hekurudhës Tiranë–Durrës është copëzuar në disa hua dhe kontrata të veçanta. Në komisionet parlamentare, sipas saj, mbërrijnë vazhdimisht kërkesa të reja për borxh: një herë për stacionin e trenit në Tiranë, një herë për elektrifikimin e linjës dhe një herë tjetër për lokomotivat.

“Një projekt që duhej menduar, projektuar dhe financuar si një i tërë, copëtohet në hua, shtesa dhe kontrata të pafundme. Sepse ky sistem nuk është ndërtuar për të përfunduar punët, por për të prodhuar kontrata, borxhe dhe hapësira për klientelizëm”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, pas fasadës së koncertit ndodhet Shqipëria reale: një vend ku informaliteti në tregun e punës mbetet i lartë, mijëra qytetarë punojnë të padeklaruar ose deklarohen me pagë minimale, ndërsa humbasin kontributet, vitet e punës dhe të drejtën për një pension dinjitoz.

Read more:Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, kancelari gjerman letër BE-së: Zgjidhje inovative dhe status vëzhguesi për kandidatët

Ajo solli në vëmendje të dhënat sipas të cilave rreth 54% e pensioneve të pleqërisë janë të pjesshme, sepse qytetarët nuk kanë arritur të plotësojnë vitet e nevojshme të sigurimit.

“Ky sistem gjen 4.3 milionë euro për të shpëtuar një koncert, por nuk shpëton pensionistin. Gjen para për propagandën, por jo për formalizimin e punës. Gjen para për fasadën, por vetëm borxhe për infrastrukturën”, theksoi Tabaku.

Deputetja e PD akuzoi qeverinë se ka ndërtuar një ekonomi ku puna dhe prodhimi janë zhvlerësuar, ndërsa pasuria dhe fondet publike përqendrohen në duart e një pakice të lidhur me pushtetin.

Read more:Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët

Sipas saj, bujqësia është në rënie për të gjashtin vit radhazi, produktiviteti është dobësuar, paraja e pistë ka deformuar tregun dhe prokurimet publike janë kthyer në një bursë qokash të mikromenaxhuara nga Kryeministria.

“Ky është një sistem që nuk investon aty ku prodhohet zhvillim, por aty ku prodhohet propagandë. Nuk ndërton ekonomi të qëndrueshme, por shfaqje të përkohshme. Nuk punon për shumicën, por për një pakicë që përfiton nga çdo vendim, çdo kontratë dhe çdo rialokim buxhetor”, deklaroi Tabaku.

Sipas saj, çështja nuk është më vetëm financimi i një koncerti, por ekzistenca e një modeli të tërë qeverisjeje.

Read more:“Kievi është në një pozicion të fortë”, Merz para samitit të G7 në Francë: Është e qartë që Rusia nuk fiton dot ushtarakisht

“Një model që financon fasadën dhe braktis ekonominë reale. Një model që shpëton spektaklin, por jo pensionistin. Një model që prodhon borxh për qytetarët dhe privilegje për pakicën. Një model që u merr shumicës për t’i shërbyer sistemit”, u shpreh deputetja demokrate.

Tabaku deklaroi se e vetmja rrugë për të ndryshuar këtë model është largimi i qeverisë dhe çmontimi i sistemit ekonomik dhe politik që ajo ka ngritur.

“Ndërsa Kuvendi përgatitet të ngrejë dorën për një tjetër rialokim buxhetor që nuk u shërben shqiptarëve, ai nuk po financon thjesht një koncert. Po financon fasadën e një sistemi arrogance, klientelizmi dhe korrupsioni që tashmë nuk përpiqet as ta fshehë fytyrën”, përfundoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Aktivitet #Bujqësia #Buxheti #buxheti i shtetit #Durres #Ekonomi #ekonomia #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 4 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin