Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen!
Politikë

40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen!

• 9 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 40-të, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.

Për 40 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 38 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë.

Në këto 40 ditë, podiumi i protestës është kthyer në një tribunë qytetare, ku çdo mbrëmje ngrihen shqetësime për korrupsionin, varfërinë, largimin masiv të të rinjve, gjendjen e shëndetësisë, arsimit dhe mënyrën se si përdoren paratë publike. Ditët e fundit, në qendër të kritikave ka qenë financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West, një vendim që protestuesit e kanë cilësuar simbol të shkëputjes së qeverisë nga problemet reale të qytetarëve.

Pavarësisht vapës, lodhjes dhe kalimit të javëve, pjesëmarrja në protestë nuk është ndërprerë asnjë ditë. Organizatorët këmbëngulin se kjo nuk është një protestë e partive politike, por një lëvizje qytetare që do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Edhe sot, në ditën e 40-të, qytetarët pritet të rikthehen sërish para Kryeministrisë, me të njëjtin mesazh që ka shoqëruar protestën që prej 40 ditësh: Rama jep dorëheqjen!

Lexo edhe
Politikë

Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve

Politikë

Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët
  • “Shteti ndërhyn me miliona për të fshehur turpin ndërkombëtar”/ Akuza të forta nga protesta: 20 mln euro për 1 km rrugë në Shqipëri! Rama jep dorëheqjen
  • Tubimi kundër kryeministrit/ “Spitalet pa ilaçe, çmimet e larta”, protestuesit njëzëri: Rama Jep dorëheqjen. Shqipëria po turpërohet me ty!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 25 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar 4.2 milionë euro nga…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë

Një turist nga Gjermania ka marrë fjalën gjatë protestës së 39-të para Kryeministrisë në Tiranë, ku shprehu mbështetjen…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët

Revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, kështu janë shprehur protestuesit në tubimin…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by