Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Asambleja Parlamentare e OSBE/Mediu: Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin. Protesta, lëvizje madhështore kundër kapjes së shtetit
Politikë

Asambleja Parlamentare e OSBE/Mediu: Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin. Protesta, lëvizje madhështore kundër kapjes së shtetit

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë fjalës së tij në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Hagë, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ngritur shqetësime të forta në lidhje me situatën që po kalon vendi ynë.

Mediu u shpreh se korrupsioni, trafiku i drogës dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, farsa elektorale, janë faktorë që kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PR përmendi gjithashtu dhe lëvizjen madhështore të qytetarëve, të cilët janë ngritur kundër arrogancës, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Read more:ENGLISH VERSION/ Cameras banned from court proceedings, TV broadcasters urge immediate action by the High Judicial Council: The right to information is under threat

Në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare marrin pjesë 57 delegacione parlamentare të vendeve të OSBE-së dhe një delegacion i nivelit të lartë të Senatit dhe Kongresit Amerikan, ku ndër të tjera u diskutua për sigurinë, agresionin rus në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme, luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, zgjedhjet dhe liritë demokratike.

FJALA E PLOTË E FATMIR MEDIUT

Të nderuar kolegë,

Duke qenë se ndaj të njëjtat shqetësime, si edhe angazhimin për të drejtën ndërkombëtare dhe për parimet tona të përbashkëta, më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj ndaj një çështjeje për të cilën duhet të angazhohemi edhe në vendet tona.

Sot, krimi i organizuar vepron si një korporatë shumëkombëshe, duke shfrytëzuar korrupsionin, rrjetet financiare, kapacitetet kibernetike dhe ndikimin politik për të depërtuar në institucionet shtetërore.

Read more:Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe korrupsioni sistemik po minojnë gjithnjë e më shumë shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe besimin e qytetarëve. Kjo nuk është më thjesht një sfidë për zbatimin e ligjit; është një kërcënim i drejtpërdrejtë për arkitekturën e sigurisë në hapësirën e OSBE-së.

Kur rrjetet kriminale kapin institucionet, deformojnë zgjedhjet dhe dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit, ato gërryejnë parimet mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë kolektive.

Pikërisht me këtë po përballemi: me një krizë të thellë demokratike, regres demokratik, kapje të shtetit dhe shkrirje të qeverisë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe institucionet shtetërore të kontrolluara nga partia në pushtet. Këto fenomene janë dokumentuar në shumë raporte dhe dokumente ndërkombëtare.

Read more:Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat ju i vëzhguat, ishin një farsë, e karakterizuar nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve nga qeveria dhe krimi i organizuar.

Sot, Shqipëria klasifikohet si një autokraci elektorale.

OSBE-ja u themelua mbi bindjen se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa demokraci, respekt për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Read more:Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj

Duke u mbështetur në këto vlera – lirinë, pronën private, identitetin, identitetin kombëtar, dashurinë për vendin, luftën kundër korrupsionit, kundër arrogancës së qeverisë, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës – prej 30 ditësh me radhë, mijëra shqiptarë po protestojnë çdo ditë kundër një qeverie të korruptuar.

Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë, që ngrihen në mbrojtje të vendit të tyre dhe të vlerave evropiane, kundër korrupsionit në qeverisje, duke kërkuar përgjegjësi politike.

Faleminderit!

Lexo edhe
Politikë

“Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen

Politikë

“Protestuesit i morën me pranga, sot maska ra”/ Eksperti i IT-së, Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Tags: #Delegacion #fatmir mediu #Hagë #Kërcënim #Krimi #Krimi i organizuar #OSBE #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen
  • “Protestuesit i morën me pranga, sot maska ra”/ Eksperti i IT-së, Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin
  • “Rama dje pranoi kapitullimin para bandave. I vdekur politikisht”, aktivisti Mirjan Aliaj: Populli s’i nënshtrohet një autokrati! Nëse nuk dorëhiqet, do ta rrëzojmë
  • “Të hënën 100 ditë nga protesta, shqiptarët të bashkohen të rrethojmë Kryeministrinë”/ Aktivisti: Dorëheqja e Ramës për të larguar qeverinë e korruptuar dhe të krijojmë qeveri teknike
  • “Rama na ke vjedhur”/ Protestuesi: Ka ardhur momenti historik, ta përshkallëzojmë protestën. Të rrethojmë Parlamentin e Kryeministrinë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen
  • “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
  • Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
  • Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë
  • Revolta e 95 kundër Ramës/ “Të bashkohemi që të shporrim këtë kokë krimi”, protestuesi thirrje SPAK: Reago ose vëri drynin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen

Protesta antiqeveritare vijon prej 97 ditësh, ndërsa një prej protestuesve ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshimin…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Protestuesit i morën me pranga, sot maska ra”/ Eksperti i IT-së, Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka reaguar lidhur me arrestimet e protestuesve gjatë tubimeve antiqeveritare, duke deklaruar se…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama dje pranoi kapitullimin para bandave. I vdekur politikisht”, aktivisti Mirjan Aliaj: Populli s’i nënshtrohet një autokrati! Nëse nuk dorëhiqet, do ta rrëzojmë

Aktivisti Mirjan Aliaj tha se për 97 ditë me radhë populli ka vendosur të mos i nënshtrohet, kryeministrit…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by