Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

• 9 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Kreu i Partisë së Lirisë, Meta nuk do të përfaqësohet me nga avokati Kujtim Cakrani por mbrojtësi i tij i ri do të jetë Bujar Musta, ish-gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për probleme me pasurinë.

Vetë ish-presidenti është i pranishëm në seancë, ku pretendoi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Gjyqtari Erion Bani, i cili tha se sekretaria e gjykatës ka ndjekur të gjitha procedurat për dorëzimin e akteve, por sipas tij mbrojtësi i mëparshëm kishte refuzuar t’i tërhiqte për shkak të pretendimeve mbi vulat e dokumenteve.

Ilir Meta: Ende nuk më janë dhënë në mënyrë shkresore e gjithë përmbajtja e dosjes hetimore. E kam theksuar në të gjitha seancat paraprake dhe në themel. Sa më shpeht të hetë e mundur duhet të njihemi me çdo akt që të bëjmë mbrojtje efektive.

Read more:GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm

Erion Bani: nga shkresat e sekretarisë janë bërë të gjitha procedurat për dhënien e këtyre akteve, ka kohë që janë bërë por mbrojtësi juaj refuzoi ti marrë me pretendimin “vulë e madhe e vulë e vogël”. I kemi bërë konform të gjitha rregullave si për çdo të pandehur. Mund të paraqitet avokati juaj në sekretari ti marrë ose të bëjë kërkesë që t’ia dërgojmë në paraburgim.

Avokati Bujar Musta: Nuk isha në dijeni për këtë pretendim, pas seancës do paraqitem menjëherë të tërheq aktet.

Më pas, mbrojtja paraqiti kërkesat paraprake duke kërkuar pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të të gjitha provave të administruara nga SPAK. Avokati kërkoi që të mos përdoret si provë SMS-ja e pretenduar mes Ilir Metës dhe biznesmenit Kastriot Ismailaj në çështjen CEZ-DIA, ku përmendet një shumë prej 200 mijë eurosh, duke pretenduar se nuk është provuar autenticiteti i saj.

Read more:Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

“Të mos përdoren si prova mesazhet me Kastriot Ismailajn nga kjo kartë. Meqënëse ky mesazh nuk përbën provë. Të asgjësohen. Nëse ky mesazh lejohet të përdoret si provë kunderr Metës, atëherë cenohet e drejta për proces të rregullt ligjor dhe do ngrihen pretendime për diskriminim për arsye politike. Nëse do rrëzohet kërkesa ime, atëherë të behet ekspertim për mesazhin se nuk është i vërtetë dhe përbën montazh. Provohet se ky mesazh ka paqartësi në përmbajtje dhe është i pakuptueshëm”, tha avokati.

“Interpretimi që ka bërë prokurori nuk ka asnjë lidhje. Asnjë lloj prove, kjo SMS nuk është dërguar prej meje nga karta ime drejtuar kartës së Kastriot Ismailajt. Të verifikohet nëse është dërguar nga karta ime e celularit”, tha Ilir Meta.

Po ashtu, mbrojtja kërkoi të mos përdoren si prova dëshmitë e Dritan Priftit dhe Ervis Matajt dhe intervista e Vjollca Ismailajt.

Read more:LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen

Avokati kërkoi gjithashtu kryerjen e një ekspertimi të ri financiar, ose thirrjen në gjykatë të ekspertes që ka hartuar aktin e ekspertimit, duke kundërshtuar analizën financiare të përdorur nga SPAK për të ngritur akuzat ndaj Metës.

Në seancën e fundit, mbrojtja e Metës shpalosi edhe një listeprej 134 emrash që kërkon të thirren dëshmitarë mes të cilëve Kryeministrin Rama, ish deputetë, ish bashkëpunëtorë të tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjet e CEZ-DIA dhe lobimin, përfshirë Charles McGonigal. SPAK kërkon pyetjen e 110 dëshmitarëve. Sot është radha e Kryemadhit, më pas vendos GJKKO për listën gati rekord të personave që pritet të pyeten.

Lajm në përditësim…

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:LIVE- “4 mln euro për koncertin e Kanye West, ulëritëse”, protestuesja ngre shqetësimin: Po dhurohen bileta falas për nxënësit? Skandaloze nëse është e vërtetë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:15

VIDEOLAJM/ ‘Është një ditë e mrekullueshme’, bluza e veçantë që zgjodhi Kryemadhi për të shkuar në gjyq

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, teksa kishte veshur një bluzë ku lexohej ‘It’s a wonderful day’, pra e përkthyer në shqip, ‘është një ditë e mrekullueshme’.

Në GJKKO sot do të zhvillohet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ora 09:46

‘Divorci’ me Kujtim Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta

Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani.

Read more:“Rama ka shpopulluar vendin nga të rinjtë”/ Tedi Blushi në PE: Integrimi i pamundur pa shtet ligjor, pandëshkueshmëria është kthyer në sistem

Avokati Musta u paraqit ditën e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Musta ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, i shkarkuar nga procesi i vettingut në sistemin e Drejtësisë. Ndërkohë edhe vetë Ilir Meta ka deklaruar në Gjykatë se avokati i tij do të jetë Bujar Musta, ndërkohë që ish-Presidenti ka revokuar prokurën për Kujtim Cakranin.

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #GJKKO #Gjyqi #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Intervista #jetë #korrupsion #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 7 orë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 1 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin