Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
Politikë

“Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke kritikuar mazhorancën për çështje që lidhen me korrupsionin, institucionet dhe përdorimin e fondeve publike.

Ai kërkoi që institucionet të hetojnë, sipas tij, personat që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve në rrjetet sociale.

“Të hetojnë patronazhistët që po na kërcënojnë çdo ditë dhe na shantazhojnë. Janë persona që paguhen me taksat tona. Këtë të bëjë një herë drejtori i Policisë së Shtetit”, u shpreh qytetari.

Read more:Protesta e 40 kundër qeverisë/ “Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar”, revolta e qytetares: Të dalim të gjithë në shesh derisa ta rrëzojmë: Rama, Belinda në burg

Duke iu referuar debatit për financimin e koncertit të Kanye Ëest me rreth 4 milionë euro, ai tha se qeveria nuk duhet ta konsiderojë këtë çështje si një simbol të imazhit të Shqipërisë.

“Një deputete tha: ‘Ne punojmë për ju’, dhe tha se 4 milionë euro po i dorëzojmë për të mos turpëruar Shqipërinë. Por kjo Shqipëri ka një ish-zëvendëskryeministër që është në hetim dhe ndaj të cilit drejtësia ka kërkuar masa”, deklaroi ai.

Read more:VIDEO/ Ngjyra, piktura dhe… protestë! 40 ditë revoltë popullore. Veç pankartave të veçanta, vogëlushët, risia e tubimeve para Kryeministrisë. Të pranishëm që nga dita 1

Më tej, qytetari kritikoi qeverinë për çështje të tjera politike dhe akuzoi drejtuesit e saj për humbje të besimit publik.

“Të hetojnë njëherë patronazhistët që po na kërcënojnë cdo ditë e na shantazhojnë. Janë persona që paguhen me taksat tona. Këtë të bëjë një herë drejtori I Policisë së Shtetit. Një deputete tha, “ne punojmë për ju”, dhe tha 4 mln euro po i dorëzojmë për të mos turpëruar Shqipërinë. Po kjo Shqipëri ka një ish-zv.kryeministër që është në hetim u kërkua nga drejtësia. Prokurori tha që rrezikon edhe 36vite burg, a nuk e turpëron kjo Shqipërinë. A nuk është kjo qeveri që ka një ish-zv.kryeministër në arrati që akuzohet për vepra të rënda penale. A nuk janë këta turpi i Shqipërisë. Kemi një qeveri që është e delegjitimuar edhe ne arenën ndërkombëtare, Kemi një kryeministër luksi. Shqipëria jonë u etiketua si Kolumbia evropiane, sepse kur ishte ministër Tahiri u përmbys Evropa me drogë…dhe këta flasim për turpërim po nuk u financua Kanye Wast…Korrupsioni në nivel të lartë, shkelësit e ligjit nuk dënohen. Palaço deputetët si skutha, luanin murlan, kur duhet të mendonin se si të na përfaqësojnë me dinjinitet. Ju nuk keni integritet për të na treguar ne se kush e turpëron Shqipërinë. Ju jeni turpi i kombit shqiptar dhe e meritoni të futeni në histori si të tillë”, u shpreh një qytetar i revoltuar.

Read more:LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion, Parlament i krimit”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

“Korrupsioni në nivel të lartë, shkelësit e ligjit që nuk dënohen – ky është turpi i Shqipërisë”, u shpreh qytetari.

Në përfundim të fjalës së tij, ai akuzoi deputetët se nuk po përfaqësojnë siç duhet qytetarët dhe tha se qeveria duhet të japë llogari përpara popullit.

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Burg #Deputete #Edi Rama #euro #Evropa #Kolumbia #korrupsion #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin