Më 11 Korrik 2026, në Tiranë do të zhvillohet koncerti i këngëtarit ndërkombëtar Kanye West.
Agjencia për Media dhe Informim (MIA), ka publikuar sot një mesazh për të gjithë pjesëmarrësit për të përdorur linjën e dedikuar të transportit me qëllim shmangien e trafikut.
“Po planifikoni të ndiqni koncertin në “Eagle Stadium” ? Zgjidhni mënyrën më të zgjuar për të udhëtuar dhe shmangni trafikun. Përdorni linjën e dedikuar të autobusëve ose transportin publik për të mbërritur lehtësisht dhe në kohë. Lini makinën në shtëpi, kurseni kohë dhe shijoni mbrëmjen pa stres”, thuhet në njoftim.
“Eagle Stadium” ku do të zhvillohet koncerti, do të ketë 60 mijë vende, dhe po ngrihet në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Mbi 3.500 punonjës janë angazhuar në ndërtimin dhe përgatitjen e arenës. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe vijon më pas në Azi dhe Europë.
Read more:Samiti 2 ditor i NATO-s në Ankara, Rama udhëton drejt Turqisë
Ndërkohë sot, qeveria ka dorëzuar në Kuvend aktin normativ përmes së cilit financuan me 4 mln euro mbarëvajtjen e një prej aktiviteteve kulturore-artistike të vlerësuara si më të rëndësishmet vitet e fundit.




