Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Policia nisi hetim për ‘review’-t/ Ekspertët për BIRN: Tentativë për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik
Politikë

Policia nisi hetim për ‘review’-t/ Ekspertët për BIRN: Tentativë për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik

• 10 Korrik, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për “manipulim tregu” dhe “falsifikim kompjuterik” ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

Vladimir Karaj | BIRN

Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë.

“Bojkot bizneseve të oligarkëve”, shkruhej në një postim të para 30 ditëve, ndër dhjetëra të tillë me thirrje për t’iu bashkuar protestës apo organizime të ngjashme.

Thirrja u pasua nga të tjera dhe disa ditë më parë, pjesëmarrësit në këto forume dhe me gjasë të tjera grupe në rrjetet sociale u organizuan të publikojnë përshkrime (review) negative apo vlerësime të ulëta në platformën Google Reviews ndaj një numri biznesesh – përfshi disa nga mediat kryesore në vend, të zotëruara nga persona që mbështesin qeverinë.

Në 48 orët e fundit mijëra qytetarë lanë vlerësime me 1 yll apo komente negative në një listë të gjatë me biznese, duke targetuar së pari Rozafa Fish City, pronari i së cilës Gjergj Luca pati sulmuar protestën dhe përdorur etiketime ndaj protestuesve. Luca reagoi në 8 korrik në faqen e Facebook që mban emrin e kompanisë.

“Dikur paraardhësit tuaj fusnin njerëz në burg me letra anonime ndërsa ju pasardhësit e tyre me profile fallco dhe sharje në rrjetet sociale vetëm sa na gudulisni bizneset”, shkroi Luca në një postim që u shoqërua me një video ironike.

Por ndërsa në rrjetet sociale protesta u ironizua, një sërë biznesesh iu drejtuan Policisë së Shtetit me kallëzime kundër valës së komenteve dhe review-ve negative.

Read more:Bizneset shqiptare drejt inovacionit, shtohet vëmendja drejt sektorëve më në nevojë, subjektet po përshtaten me standardet e BE

Në një deklaratë për mediat vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita paralajmëroi ndjekje penale për komentuesit apo lënësit e shënimeve.

“Dua ta bëj të qartë se çdo person që do të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij, do të përballet me forcën e ligjit”, tha Hita në deklaratë.

I pyetur nga BIRN për referencat ligjore për ndjekje penale, Hita referoi 4 nene të Kodit Penal, 2 për manipulimin e tregut dhe çmimeve, falsifikimin kompjuterik dhe shpifjen.

Por përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë të lirisë së shprehjes dhe ekspertë të ligjit e shohin deklaratën dhe hetimet e policisë me shqetësim të thellë, duke e cilësuar si një mjet presioni që rrezikon të kriminalizojë lirinë e shprehjes dhe protestën digjitale të qytetarëve.

“Deklarata, e dhënë në një moment ku protestat vazhdojnë prej 40 ditësh, krijon një efekt intimidues ndaj qytetarëve që protestojnë si në mënyrë digjitale, ashtu edhe fizikisht,” paralajmëron Orkidea Xhaferaj, eksperte e të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike pranë SCiDEV, ndërsa vëren se gjuha e përdorur nga Policia e Shtetit ka një ndikim të drejtpërdrejtë te liria e qytetarëve dhe se duket se synon intimidimin.

Akuzat penale për yjet në Google
Një rrjet i tërë aplikacionesh e faqesh në internet, kryesisht të lidhura me industrinë e shërbimeve u mundëson klientëve të restoranteve apo bizneseve të ngjashme të lënë shënime, komente apo thjesht vlerësojnë me yje bizneset në varësi të shërbimit që marrin.

Read more:“Të moshuarit nuk kanë para, mbajnë radhën për pensionin çdo muaj”/ Përlotet qytetarja: Më kanë falimentuar bizneset në Astir, punoj si sanitare

Vlerësimet e larta kryesisht janë një reklamë falas për bizneset, që më pas u shfaqen klientëve të rinj më shpesh dhe po ashtu ndikojnë në frekuentimin e tyre. Shumica dërrmuese e këtyre shërbimeve kërkojnë që vlerësimi të lidhet me praninë fizike në restorant dhe nga adresa të regjistruara.

Google Reviews, që duket se qe sistemi që u përdor më shumë për lënie të vlerësimeve të ulëta, një yll, në disa biznese në Shqipëri në dy ditët e fundit, kërkon më pak konfirmim.

Megjithatë BIRN vuri re se shumica e vlerësimeve në këto biznese u bënë nga persona që nuk u fshehën, duke përdorur adresa dhe emra realë. Një pjesë e tyre bënë të qartë se review ishin të lidhura me protestën, duke akuzuar në komente bizneset si oligarkë apo shënime të ngjashme politike. Por shumica dërrmuese janë vetë vlerësime të ulëta me 1 yll dhe pa komente.

I pyetur nga BIRN Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, këmbënguli se hetimet nuk ishin politike dhe se policia po ndiqte kallëzimet nga bizneset.

“Qytetarët kanë gjithë të drejtën e tyre të bëjnë politikë, të bëjnë protestë, të bëjnë gjithçka pa shkelur ligjin”, tha Hita.

Ai bëri me dije se vala e vlerësimeve negative po hetohej për 4 nene të Kodit Penal. Sipas tij referenca për hetim ishin neni 143/a/1, për manipulimin e tregut, 143/a/3 pika c, për manipulimin e çmimeve dhe informacionin e rremë mbi mallrat e çmimet, neni 120 shpifja dhe neni 186/a që ka të bëjë me falsifikimin kompjuterik.

Por dy nenet e para të referuara kanë të bëjnë me përpjekje që lidhen me manipulimin e çmimeve konkretisht: “Paraqitja jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli” dhe manipulimin e bursës apo përhapjen e informacionit apo “fakte të tjera të rreme për rritjen ose rënien e çmimit të titujve”. Po ashtu falsifikimi kompjuterik nuk duket se përshkruan rastin, pasi nuk ka ndërhyrje në sistemet e Google apo faqe të ngjashme, ndërsa është e paqartë se si vendosja e vlerësimit me një yll apo edhe komente negative për një biznes mund të konsiderohen shpifje.

Read more:Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë (VIDEO)

Avokati Gentjan Serjani shpjegon se pretendimet e policisë nuk vlejnë dhe se deklarata tregon edhe një herë vendi është në një valë proteste jo të zakonshme që sipas tij “e gjen sistemin juridiko-penal të papërgatitur”.

Ai tha se ishte absurde që një qytetar të akuzohet për vepra të rënda si “Manipulim tregu” (143/a/1) apo “Manipulim çmimesh” (143/a/3/c) thjesht për një koment në internet.

“Këto konsiderohen opinione ose vlerësime subjektive, jo fakte penale. Një review negativ mbrohet nga liria e shprehjes, sidomos kur përshkruan përvojën personale të klientit,” argumenton Serjani. Rreziku i vetëm juridik, shton ai, ekziston nëse vlerësimi përmban pretendime faktike të rreme të tipit, “ky ushqim më helmoi” kur nuk ka ndodhur, të cilat futen te vepra penale e shpifjes.

Ekspertët: Cënim i lirisë së shprehjes dhe intimidim
Por për eskpertët kjo nuk është një ngjarje e re dhe as Shqipëria nuk është e para ku protesta të kësaj forme ndodhin.

Orkidea Xhaferaj thekson se fenomeni është i njohur dhe shihet si pjesëmarrje aktive e qytetarëve në politikë përmes platformave digjitale.

“Në literaturë përkufizimi i review bombing njihet si i tillë… si një taktikë e re për konsumatorët që të angazhohen në pjesëmarrje politike joformale”, tha ajo.

Read more:Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ “Na quajte korba e sorra, nuk ndalemi derisa të ikësh”, protestuesi: SPAK të hetojë 4 mln eurot që do ikin në koncert për patronazhistët

Qytetarët në mbarë botën e përdorin atë për të protestuar ndaj diskursit politik, mediave apo industrive. Duke iu referuar pretendimeve të policisë për koordinim, Xhaferaj thotë se bojkotimi apo veprime të ngjashme protestuese normalisht janë të koordinuara dhe kjo është një e drejtë që mbrohet dhe për të cilën ka vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Prandaj koordinimi, masiviteti dhe sinkronizimi nuk mjaftojnë vetë për ta bërë të paligjshëm. I paligjshëm bëhet kur shoqërohet me llogari fiktive, pagesa të fshehta, impersonim, përvoja të trilluara, kërcënime, zhvatje ose manipulim teknik”, tha ajo.

Xhaferaj ishte kritike mbi mënyrën se si policia e paraqiti rastin, duke shtruar pyetjen nëse policia kishte vërtet kompetenca për të hetuar.

Isa Myzyraj, përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë, thekson se kjo deklaratë ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje.

“Të pretendosh publikisht se ekziston një rrjet i organizuar me mbi 10 mijë llogari që po sulmon turizmin shqiptar, pa paraqitur asnjë provë konkrete, rrezikon të krijojë një klimë mosbesimi dhe të shndërrohet në një deklaratë politike, e jo institucionale e një policie serioze,” shprehet Myzyraj.

Ai shton se pretendimi se ka “sulme ndaj turizmit” është një narrativë e njohur politike e qeverisë prej vitesh dhe se vlerësimet në platformat online mbrohen nga liria e shprehjes.

Read more:LIVE- Revolta kundër Ramës, 40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Protestuesit nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”

“Vlerësimet negative ose pozitive në platformat online janë pjesë e lirisë së shprehjes dhe e të drejtës së konsumatorëve për të ndarë përvojën e tyre”, tha ai.

Edhe për Rigels Xhemollarin nga Qëndresa Qytetare, situata tregon një përdorim të strukturave policore në funksion të politikës. “Deklarata ishte e rrezikshme, joprofesionale dhe e ndikuar politikisht,” thekson ai, duke shtuar se veprat penale të pretenduara nuk e përmbushin anën objektive dhe subjektive në këtë rast.

Edhe përfaqësues politikë reaguan ashpër ndaj deklaratës. Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i tha BIRN se hetimet e pretenduara ishin një shantazh ndaj protestuesve.

“Nisja e një hetimi nga ana e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që lirisht shkruajnë ‘review’ në Google është shantazh i pastër për të dekurajuar protestën”, tha Kapri, ndërsa akuzoi policinë për shoqërime të paligjshme dhe dhunë shproporcionale gjatë protestave.

Bora Mema, një aktiviste e Lëvizjes Bashkë, e sfidoi policinë duke bërë publike një review të sajën.

“Meqë Policia e Shtetit nuk ka punë më të mira për t’u marrë, përfshirë shfrytëzimin e minorenëve në punë dhe paska vendosur të kriminalizojë review-të negative ndaj Gjergj Lucës, le ta nisë me mua dhe me këdo qytetar që do të bashkohet”, shkroi Mema.

Lexo edhe
Politikë

“Shpërthen zemërimi edhe për Albanian Files” – Media holandeze: Edi Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit, arkitektët e huaj po reflektojnë

Politikë

Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit

Tags: #Aktivitet #Biznes #Biznese #Bizneset #Bora #Burg #Facebook #Gjuha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shpërthen zemërimi edhe për Albanian Files” – Media holandeze: Edi Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit, arkitektët e huaj po reflektojnë
  • Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit
  • 4 mln euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Lëvizja “Shqipëria bëhet” çon në Kushtetuese vendimin: Të shfuqizohet Akti Normativ
  • MSHMS: Asnjë reduktim i mjekëve në qendrat shëndetësore dhe spitalet, ndryshimet janë vetëm administrative
  • “Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta
Nga të njëjtat tag-e
  • Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg
  • Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
  • “Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta
  • Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Pas Reuters edhe media amerikane reagon për koncertin e Kaney West: Rama justifikon financimin, protestat shtohen! Kërkohet dorëheqja e kryeministrit 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shpërthen zemërimi edhe për Albanian Files” – Media holandeze: Edi Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit, arkitektët e huaj po reflektojnë

Me planin e tij për ta transformuar Shqipërinë me arkitekturë, si përmes ndërtimit të një resorti luksoz në…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
Politikë

Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit

Reperi amerikan Kanye West pritet të ngjitet në skenën e një koncerti në Tiranë më 11 korrik, një…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

4 mln euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Lëvizja “Shqipëria bëhet” çon në Kushtetuese vendimin: Të shfuqizohet Akti Normativ

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë që alokoi fondin prej 4 milionë eurosh,…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by