Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë
Politikë

Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë

• 11 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 26
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për problemet ekonomike përmes “vetëviktimizimit” dhe krijimit të armiqve të brendshëm e të jashtëm.

Tabaku deklaron se nuk ka një “agresion të organizuar politik apo ekonomik” ndaj Shqipërisë, por sipas saj, qytetarët janë ngritur kundër një qeverie dhe një sistemi që favorizon pakicën dhe rëndon shumicën. Ajo solli në vëmendje edhe situatën e pensionistëve, duke deklaruar se 27% e tyre konsiderohen të varfër sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas deputetes demokrate, edhe sektori i turizmit, i konsideruar si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, rrezikohet nga korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e një vizioni afatgjatë.

REAGIMI
Kryeministrit i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve të brendshëm e të jashtëm, për të ndërtuar alibinë e dështimit të tij.

Read more:31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë

Nuk ka asnjë agresion të organizuar politik apo ekonomik kundër Shqipërisë. Ka qytetarë që janë ngritur kundër një qeverie dhe një sistemi që punon për pakicën dhe varfëron shumicën.

Dështimi ekonomik nuk fshihet dot pas propagandës. Ai është në tryezën gjithnjë e më të varfër të familjeve shqiptare. Është te pensionistët që jetojnë në kufijtë e varfërisë, ku 27% e tyre konsiderohen të varfër sipas çdo standardi kombëtar dhe ndërkombëtar.

Edhe turizmi, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, rrezikohet nga ky sistem i padrejtë, nga korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e vizionit.

Read more:LIVE- “Arrestoni Ramën”/ 41 ditë qëndresë, rezistencë! Qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet: Shqipëri e Re! Ju erdhi fundi

Ky sistem i pakicës ka krijuar moçalin që po fundos ekonominë dhe po largon shqiptarët nga vendi i tyre.

Gjithçka tjetër është propagandë e vjetër dhe një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur në këmbë karakatinën e pushtetit. Koha është për ndryshim. Koha është të hapim një faqe të re për Shqipërinë.

Kryeministrit i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve të brendshëm e të jashtëm, për të ndërtuar alibinë e dështimit të tij.

Read more:LIVE- Revolta e 41 kundër qeverisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen

Nuk ka asnjë agresion të organizuar politik apo ekonomik kundër Shqipërisë. Ka qytetarë që janë ngritur kundër një qeverie dhe një sistemi… pic.twitter.com/zXwrqH9IlF

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) July 11, 2026

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Edi Rama #Jorida Tabaku #Kryesore #rama #shqiptaret #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 15 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin