“Rama s’është më ‘BabaZot’! I diskretituar në sytë e botës dhe shqiptarëve”/ Andi Tepelena: Ja tre arritjet kryesore të protestës! Në shtator po organizohemi për…
Shqiptarët prej 43 ditësh vijojnë revoltën qytetare për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Andi Tepelena, pjesë e grupit organizator, i ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ka deklaruar se protestat e qytetarëve kanë sjellë ndryshime të ndryshme në klimën politike të vendit, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk ka imazhin e një lideri të paprekshëm.
Sipas Tepelenës, një nga treguesit kryesorë të protestës është thyer frika për të dalë në shesh. Sa I përket shtatorit, ai ka paralajmëruar shumëfishim të protestave pas punës që po bëhet me grupet e interesit.
“Sa i përket arritjeve të protestës, u vra frika e protestës, pak kohë më parë nuk protestohej për asgjë. U rizgjua shoqëria. Deri para një muaji të flisje me Ramën ishte i plotfuqishëm, ishte një ‘BabaZot’, ishte i plotfuqishëm sepse kishte hapur të gjithë hallkat. Sot është i diskretituar në sytë e shqiptarëve pasi të majtë e të djathtë vijnë çdo ditë në shesh, ndërsa mediat botërore hapen me tituj për atë që po ndodh në Shqipëri dhe korrupsionin e qeverisë.
Protesta është e qendrueshme, nuk ka asgjë që të na trembë.
Në shtator do të ketë organizim më të madh, jemi në kontakt me grupet e interesit dhe pedagogët e universiteteve. Po punojmë për zgjerimin e grupeve të interesit.
Në shtator presim shumëfishim të protestës”, u shpreh ai.




