Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku kanë shkëmbyer replika dhe akuza.
Kapri i kujtoi Ballës rastin e një qytetari, i cili shantazhonte një qytetar tjetër duke përdorur emrin e këtij të fundit për të marrë para.
“Shikoni sa qesharakë jeni bërë. Vetë flisni, vetë votoni edhe vetë duartrokisni njëri-tjetrin.
Parlamenti është për opozitën, të paktën na jepni të drejtën e fjalës kur e kërkojmë këtë.
Siç e kërkon ajo Rregullorja që ju e përdorni si kamzhik për të përjashtuar me muaj të tërë deputetët e opozitës.
Së dyti, zoti Balla, akuzën tuaj ndaj kryetarit të Partisë Mundësia por edhe shumë rijoshëve të tjerë të PS goxha të dhunshëm këtu në fakt janë kthyer në një “Agrono-fobi” dhe “Agrono-fobia” është frika nga e vërteta e Agron Shehajt.
Ju keni çdo instrument në dorë, çdo kontroll në dorë.
Del ministri i Financave aty e shantazhon me kompanitë e veta. I keni bërë çdo shantazh, i keni mbyllur biznese, të hapur edhe nga bota e nëndheshme. Nuk na e mbyllni dot gojën zoti Balla, nuk do na e mbyllni dot gojën.
Por sigurisht ju nuk jeni mësuar me një model biznesmeni që krijon dhjetra mijëra vende pune dhe ka sjellë qindra miliona euro në ekonominë shqiptare. Ju jeni mësuar me modele çantash, siç doli tek ai përgjimi i famshëm. “Jam Taulanti dua 100 mijë euro”. Dhe ja çoi çantën biznesmeni duke menduar se ishte Taulant Balla.
Dhe në fakt vesin e vazhdoni me bixhoz në mes të Europës dhe në fakt nuk do bëni më bixhoz. Vazhdo me bixhozin në mes të Europës dhe shqiptarët kanë dalë në shesh Taulant nuk do të të lejojnë më të bësh bixhoz ti, gjithë mazhoranca dhe Edi Rama me jetën e shqiptarëve”, tha Kapri.
Balla nga ana e tij deklaroi se pas zgjedhjeve të vitit 2025, Kapri i kishte kërkuar që numëruesit e PS-së t’i ruanin votën nga homologët e tyre të PD-së që të mos vidheshin.
Po ashtu kreu i Grupit të PS-së thumboi Agron Shehajn, Berishën dhe kryetaraët e partive të reja se duan të hiqen si përfaqësues të protestës, por ai nuk i njeh.
Read more:Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban – Blog
“Të fala Gones. O Gone je i vetmi që vjen me asistent.
Ta shpjegoj unë atë cësthjen se ka dhe të arrestuar. Kur numëronim votën e diasporës ky më fuste miq mua që t’ju thoshim numëruesve tanë që të ruanin votat e tua se i vidhte PD-ja.
I kam mesazhet këtu. Vetëm burrë nuk quhesh.
Mes numëruesve që vendos PS-ja dhe PD-ja, ti erdhe kërkove tek unë që të mbroja votat se m’i vjedh PD-ja. Të kisha thënë për një vit mos u kruaj. Votat t’i mbrojtëm dhe ti u bëre deputet falë numëruesve të Patisë Socialiste.
Është staliniste që pas 36 vitesh partitë administrojnë votën e shqiptarëve. Po të kishe dy pare mend do të vije të flisje për këtë jo të mbroje kryetarin.
Sa për protestën e kam thënë që në fillim, pavarësisht se simbol ishte flamingo, do ta konisderoja të bukur edhe me një kalë, te ky kali ti Saliu, Agroni, Qori dhe Lapaj jeni miza tek ajo e kalit.
Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës, sepse unë s’po njoh Saliun”, tha ai.




