Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!
Politikë

“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!

• 14 Korrik, 2026 • 10 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këngëtari dhe artisti Robert Aliaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste dhe mënyrës se si, sipas tij, po promovohet turizmi në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Programi i Drekës” në News24, Aliaj komentoi edhe debatin për koncertin e mundshëm të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, protestat e fundit dhe situatën politike në vend. Sipas Aliajt, promovimi i një koncerti të tillë nuk përbën turizëm kulturor dhe nuk zgjidh problemet e imazhit të Shqipërisë.

“Më duket qesharake ajo shifra 100 mijë euro që thuhet se do të vinte nga koncerti apo që do t’i shërbente turizmit. Edhe Ramiz Alia nuk e përdori faktin që solli Albanon në Shqipëri si propagandë, ndërsa sot përdoret si një sukses i madh. Ky nuk është turizëm kulturor. Shqipëria duhet të promovojë trashëgiminë e saj kulturore”, u shpreh ai.

Artisti kritikoi ashpër edhe Partinë Socialiste, duke deklaruar se ajo “është në gjendje kome”. “PS është në gjendje kome, nuk e di nëse ekziston më si parti. Aty ka kokëboshë. Do të doja njerëz të ndërgjegjshëm. Parlamenti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe jo tekat e kryeministrit”, tha Aliaj.

Read more:LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Dita e 44 e revoltës! Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Ai akuzoi kryeministrin Rama se, sipas tij, kërkon nënshtrim politik dhe se deputetët socialistë nuk ushtrojnë rolin që u takon në një sistem demokratik. Duke folur për perceptimin e Shqipërisë jashtë vendit, Aliaj tha se vendi vijon të njihet për korrupsionin dhe lidhjet mes politikës dhe krimit.

“Shqipëria vazhdon të perceptohet si një vend shumë i korruptuar. Këtë nuk mund ta mohojmë dhe as ta mbrojmë, sepse është shumë e dukshme”, deklaroi ai. Sipas artistit, edhe pse turistët e vlerësojnë mikpritjen shqiptare, problemet me korrupsionin, administrimin dhe shërbimet ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e turizmit dhe imazhin e vendit.

Read more:Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen

Aliaj u ndal edhe te protestat e fundit, duke i cilësuar ato si një moment të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë.

“Protesta ka nevojë të mbështetet fuqimisht. Nuk ka më vend për indiferencë. Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është një moment historik për të ndërtuar një shoqëri më demokratike dhe më të barabartë”, u shpreh ai. Aliaj komentoi edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dyshim ritmin e reformave dhe duke deklaruar se vendi përballet ende me sfida të mëdha në fusha si drejtësia, lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike, konkurrenca, mjedisi dhe sundimi i ligjit.

Aliaj:Duket se kryeministri duket se ka nevojë të jetë i nënshtruar, siç nënshtron shtresat e vogla. Siç duket edhe ajo turmë që ndjek kryeministrin, PS është në gjendje kome, pasi nuk e di nëse ekziston. Aty ka kokëboshë. Do të doja njerëz të ndërgjegjshëm. Një parlament është përfaqësuesi im dhe jo i kryeministrit. Nuk është aty për të plotësuar tekat dhe të realizojë çfarë do kryeministri. Ky propozon atë sistem skllavërues, që ata socialistë e meritojnë. Ata kanë nevojë më shumë të rrinë se të lëvizin. Më duket qesharake ajo shifra 100 mijë euro që do të vinte nga koncerti apo që do të shërbente për turizmin. Ata që erdhën në konvert, gjoja ata 35 mijë persona. Këtë herë u përdor propagandë, IA. Edhe Ramiz Alia nuk e përdori faktin që solli Albanon në Shqipëri, nuk e tregoi këtë fakt, ndërsa ky si zorraxhi. Ky nuk është turizëm kulturor. Shqipëria njihet shumë keq dhe pak, se det ka kudo. E di se kam bërë nja 3 udhëtime me të huaj në Shqipëri, mes tyre dhe prokurorë belg. Në një event ku patëm ne, takova një nga këta prokurorë. Ata më thanë; Tirana është qytet pa idenitet. Sikur është ndërtuar brenda një dite. Kurse në jug, ishin tmerruar që natën e parë. Kishin ikur në Korfuz. U gënjyem thanë. Ky është një impakt i një kategorie që nuk plaset si bretkosë në diell. Turizmi në gjithë vendin, duhet të prmovojë trashëgiminë kulturore. Nuk është se ka ndonjë opinion solid pa e vizituar Shqipërinë, por karikaturën e korrupsionit të gjitha këto i dinë teorikisht. Pra Shqipëria akoma vazhdon në opinionin publik tek njerëzit të jetë ai vendi shumë i korruptuar, domethënë gangsterësh e politikë. Domethënë kjo gjë nuk mohohet dot edhe ne vetë s’kemi si ta mbrojmë dot Shqipërinë nga kjo gjë sepse është shumë e dukshme.

Read more:Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale

Unë kam miq për shembull, një mik shumë të rëndësishëm në Komisionin Europian që më ka thënë disa herë që: “Robert, ne i japim shumë para Shqipërisë”. Domethënë ka qenë një bisedë e tensionuar, kam shumë miq familjarë, edhe ka qenë biseda e fundit që kemi bërë shumë e tensionuar nga ankesat që kisha unë në lidhje me Komisionin Europian, me Parlamentin Europian, edhe domethënë me karikaturën e këtyre komisionerëve që vijnë këtu edhe tregojnë gënjeshtra për arsye simpatie personale ose për arsye se ka një përfitim aty. Se askush nuk e merr përsipër këtë gjë pa pasur një arsye se pse këta e bëjnë këtë gjë, sepse e dimë shumë bukur se ku është Shqipëria sot e kësaj dite, domethënë kur vjen puna në aplikimin e proceseve demokratike në të gjithë spektrin e aktiviteteve, që nga liria deri tek mjedisi e klima, është katastrofë.

Pra të gjitha këto mohohen këtu kur i dëgjon nëpër këto qarqe dhe nuk njihen sepse nuk janë, si të them, çështje topike që mund t’i flasësh me njerëz të thjeshtë. Këto janë çështje ndërqeveritare, sepse ata i kanë edhe të dhënat, statistikat e të gjitha, dhe ka shumë abuzim. Kështu që e vërteta është që njerëzit këtu e duan Shqipërinë, ka një pozitivitet për shqiptarët, po ndryshon shumë trendi, po thonë janë njerëz shumë mikpritës, por ama ka shumë ankesa për shumë gjëra të tjera. Pra shërbimet që nuk vijnë dot, edhe të tjerat domethënë kur vjen puna te korrupsioni, tek problemet e tjera. Do thuash ti që turistët nuk përballen me korrupsionin; është e vërtetë, por korrupsioni ka një impakt tek mikpritësi, tek unë, tek mënyra se si unë sillem me atë tipin, në çfarë rrjete merimange më ka futur mua vetë edhe biznesin, se si kontrollohen bizneset, se si taksohen, e të gjitha këto kanë impaktin e tyre në shërbime.

Read more:Tërmeti tek Aruba / SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Diaspora solli një shpresë aty sepse energjia, mënyra si erdhën mbi të gjitha, shpreh atë energjinë që ata transmetojnë nëpërmjet asaj dëshire. Se të shkosh nga diaspora e të vish në Shqipëri për këtë gjë, do kurajo, do edhe vullnet, dhe të kesh brenda atë dëshirën për vendin tënd. Të gjitha këto aty u deklaruan në një mënyrë shumë demonstrative dhe ishte shumë energjike, edhe kur e shihje në ekran. Kishte entuziazëm shumë të madh, por mbi të gjitha sepse janë të lidhura gjërat edhe me mbijetesën e shqiptarëve.

Diaspora ka një peshë në ekonominë e vendit atje sepse njerëzit, duam s’duam ne, ndihmojnë familjet e tyre. Pra kjo është një arsye e fortë që e bën diasporën të ketë autoritet tek të gjithë, sepse në fund të fundit, çdo familje që ka një djalë ose një prind që është jashtë dhe që mban familjen këtu në të gjitha format e marrëdhënieve, ndihma ekonomike në Shqipëri – në atë mjerim që janë familjet e thjeshta – është ajër, është uji që u mungon, është gjithçka. Ka shumë familje që mbahen nga kjo ndihmë.

Read more:Protestat/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar

Po aq më tepër pastaj entuziazmi që u dha edhe njerëzve që nuk kanë lidhje direkte me diasporën, por e shohin diasporën si një zgjidhje. Zgjidhje sepse diaspora vjen me njerëz me një vizion të ndryshëm nga shqiptarët që kanë kaluar vitet këtu. Vitet jashtë kanë funksionuar në formimin e mendimit të këtyre njerëzve për t’u bërë më tolerantë, më të vëmendshëm dhe jo indiferentë me hallet e të tjerëve. Sepse Evropa ka një dimension social të jashtëzakonshëm (në kuptimin pozitiv) që të bën pak a shumë njeri, të bën të mendosh pak edhe për hallin e tjetrit ose të mendosh për mjedisin – gjë që në Shqipëri nuk ke kohë ta bësh sepse është mbijetesa. Prandaj diaspora e meriton atë vend sepse janë bijtë e Shqipërisë, dhe fakti që erdhën treguam që kanë një kujdes, vëmendje dhe dashuri për atë vend.

Protesta ka nevojë që ajo lëvizje të mbështetet fuqimisht. Dhe është një gjë e tmerrshme që shqiptarët, edhe pse janë në mjerim e me vështirësi ekonomike, prapëseprapë zgjedhin të jenë asnjëanës ose thonë se kanë frikë sepse kanë njerëz të familjes që punojnë në administratë, ose tregojnë indiferencë. Nuk ka më vend për indiferencë! Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është një moment historik ku po ndodh një gjë e jashtëzakonshme. Po të them, e jashtëzakonshme. Unë nuk dua t’i futem shumë më thellë, por energjia që shoh në atë shesh, dëshira për të krijuar një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më demokratike, më të barabartë (sepse s’ka barazi), të gjitha këto gjëra nuk mund të injorohen nga shqiptarët. Shqiptarët duhet të tregojnë që janë njerëz dhe nuk kanë mbetur mbeturina të një periudhe të vdekur që i shërbejnë një sistemi tani.
Nuk është larg, për arsye se ajo fabula e integrimit të Shqipërisë në Evropë është akoma si të thuash qesharake, në kuptimin e pretendimeve të kryeministrit. Sepse po gëzohet sot për shembull me gjërat që do të ndodhin sot, mirëpo harron në fakt çështje dhe kapituj ekstremisht të rëndësishëm siç janë prokurimet publike, politika e konkurrencës, drejtësia, liria, siguria, mjedisi dhe klima. Siç thashë, janë kapituj që duhet të plotësohen në vijim, dhe për të cilët është tepër e vështirë të flasë një kryeministër i zhytur në… më fal për shprehjen, edhe në krim, të flasë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kapitulli 24 për shembull…

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

Politikë

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Tags: #ama #Anija #Biseda #Bizneset #Diaspora #Diell #Djalë #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
  • “Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
  • Divjaka në ditën e 43 të protestës kundër shkrirjes si bashki: Mazniku propozon, qytetarët kundërshtojnë
  • “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
  • Nuk ndalet reagimi qytetar/ Protestuesit thirrje në kor në Bulevard: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i mbaruar!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
  • “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
  • “Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
  • Tedi Blushi përplaset me ministren Ismaili: Mos recito ato që të jep Rama, fundi është i keq! Ahmetaj, e vetmja pasqyrë që u ka mbetur socialistëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit vazhdojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën për pak momente tek Rruga e Elbasanit, ata…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Divjaka në ditën e 43 të protestës kundër shkrirjes si bashki: Mazniku propozon, qytetarët kundërshtojnë

Kanë kaluar 43 ditë që kur qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe përsëri kërkojnë me ngulm…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by