Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Prokuroria i sekuestron dy apartamente dhe një garazh
Kronikë

Tiranë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Prokuroria i sekuestron dy apartamente dhe një garazh

• 15 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një të dënuari me 10 vite burg për trafik droge dy apartamente dhe një garazh.

Sipas hetimeve pasurore, të ardhurat e deklaruara të personit me iniciale A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikonin shpenzimet e kryera dhe investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Prokuroria ka konstatuar se ai nuk kishte burime të ligjshme financiare për të mbuluar blerjen e këtyre pronave.

Read more:Në pranga pas tensioneve në protestën e së enjtes, nis lirimi i protestuesve të arrestuar. Priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë

Njoftimi i plotë:

Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Shtetasi në fjalë ka qenë në pamundësi financiare për të kryer investimet në prona.

Read more:Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut! Pse nuk është ende në burg Belinda?!

Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.

Nga sa më lart, duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

Read more:“Nuk gjenden shkelje nga Kushner dhe investitorët”, Reuters për Zvërnecin: Artur Shehu falsifikoi aktet e pronësisë së tokës

a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe

b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri

Kronikë

Fitoi procesin gjyqësor pasi Proda e uli në Gradë/ Ritvan Pali rikthehet në detyrë, emërohet në krye të Operacionales në Lezhë

Tags: #apartamente #Burg #droge #Garazh #pasuri te sekuestruara #Prokuroria #prokuroria e tiranes #Prona #Sekuestrim #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri
  • Fitoi procesin gjyqësor pasi Proda e uli në Gradë/ Ritvan Pali rikthehet në detyrë, emërohet në krye të Operacionales në Lezhë
  • Po hapte një pus uji, masivi i dheut i merr jetën 31-vjeçarit në Poliçan! Nën hetim drejtuesi i fadromës
  • Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi
  • Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmi ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri
  • Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës
  • Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës
  • Pronari e la të ndezur, italiani i droguar vjedh ‘Audi Q5’ në Tiranë, vihet në pranga! Gjatë ndjekjes përplasi edhe një polic (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 93 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro… 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri

11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje, njofton Ministria e Mbrojtjes.…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Fitoi procesin gjyqësor pasi Proda e uli në Gradë/ Ritvan Pali rikthehet në detyrë, emërohet në krye të Operacionales në Lezhë

Ish-shefi i Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, është rikthyer në Policinë e Shtetit, i emëruar me firmën e…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Po hapte një pus uji, masivi i dheut i merr jetën 31-vjeçarit në Poliçan! Nën hetim drejtuesi i fadromës

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 31-vjeçari në fshatin Zhitom të Poliçanit. I riu u zu…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by