Një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika qe po mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Ramës, ka bërë thirrje për praninë e qytetarëve para Kuvendit më datë 23 korrik. Kjo datë përkon me seancën e fundit plenare për këtë sesion.
Ai tha se ajo do të jetë seanca e fundit plenare për këta deputetë, pasi e vendos populli.
Read more:Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
“Në datën 23 korrik do të jetë seanca e fundit plenare. Por ajo seancë do të jetë seanca e fundit oër ata. Pasi nuk do të kthehen më në Kuvend. Po kush e vendos? Unë i them; e vendosni ju! Këtu vendosim ne!”, tha ai.




