Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dita e 50 e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen
Politikë

Dita e 50 e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

• 19 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një nga protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri.

Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Për 50 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar më pas me marshime në rrugët e Tiranës.

Me thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim.

Read more:“Nesër më shumë”, përfundon protesta e 49 kundër kryeministrit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Gjatë protestave janë dëgjuar edhe slogane të tjera si: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur” dhe “Nuk dorëzohemi deri në fund”.

Edhe një ditë më parë, në ditën e 49-të të protestës, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Protesta nisi në orën 19:00, ndërsa pas fjalimeve para godinës së qeverisë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Read more:Prezantohet Platforma Kombëtare për Informim, Parandalim dhe Raportim të Problematikave/ Hapësirë për subjektet dhe qytetarët për denoncimin e shkeljeve

Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit ishin “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se do të qëndrojnë në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lexo edhe
Politikë

Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #Burg #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #proteste #rama #Shitje #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
  • LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”
  • LIVE- 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri në 24 orë, Morina regjistron fluksin më të lartë të verës
  • Dhuna në protestën te Kuvendi, sot masa për 2 protestuesit! Njëra siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to
  • Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 16 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Rezistenca qytetare në Tiranë vijoi me protestën e 56-të kundër Ramës. Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3,…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by