Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter
Politikë

“Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter

• 19 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 29
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në ditën e 50-të të protestës së qytetarëve në Bulevard, duke deklaruar se kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama është kthyer në çështjen kryesore të debatit publik në vend. Në një postim në rrjetet Këlliçi u shpreh se protesta vijon kundër korrupsionit, arrogancës së qeverisë, qeverisjes së keqe dhe shpërfilljes së qytetarëve.

“Sot është dita e 50 e protestës së pandërprerë të qytetarëve në Bulevard, kundër korrupsionit, arrogancës, qeverisjes së keqe, trajtimit të Shqipërisë si plaçkë dhe shpërfilljes së njerëzve”, deklaroi Këlliçi.

Sipas tij, kërkesa kryesore e protestës, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë e agjendës politike në vend. “Kërkesa kryesore, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë në agjendën e politikës në vend dhe në çdo ambient. I janë bashkuar shqiptarët kudo kësaj thirrjeje, por e sigurt është që askënd nuk e ka lënë indiferent”, tha ai.

Këlliçi pretendon se edhe qytetarët që nuk janë shfaqur publikisht në protestë, sipas tij, ndajnë të njëjtin qëndrim.
“Asgjë tjetër nuk diskutohet sot më shumë se sa largimi i Edi Ramës. Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e Botërorit”, u shpreh deputeti demokrat.

Read more:LIVE- Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur

Ai kritikoi gjithashtu reagimin e kryeministrit ndaj protestës, duke deklaruar se sipas tij, pushteti është tronditur nga qëndresa qytetare.

“Se sa e fuqishme dhe tronditëse është kjo lëvizje që sot mbush 50 ditë, e konfirmon më së miri reagimi i Ramës. Karrigia e tij u lëkund”, deklaroi Këlliçi.

Në vijim, ai vlerësoi rolin e medias ndërkombëtare dhe reagimin e institucioneve europiane, duke thënë se protesta ka ndikuar në mënyrën se si shihet situata politike në Shqipëri.

Read more:LIVE- Revolta në ditën e 48! Nis protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

“Edhe ndërkombëtarët, Brukseli ka pamjen e duhur sot mbi Tiranën. Prej qëndresës dhe pasqyrimit të madh mediatik, nga Reuters te CNN, ai nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter”, u shpreh Këlliçi.

Ai thekson se Partia Demokratike ka zgjedhur të qëndrojë në krah të protestuesve dhe u bëri thirrje mbështetësve të saj që të vijojnë qëndresën në shesh.

“PD ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar në krah të tyre pa ekuivok. Çdo demokrat duhet të jetë krenar dhe duhet të vijojë qëndresën në shesh”, përfundon Belind Këlliçi.

Read more:Kuvendi qytetar në Tiranë, protestuesi i prerë: Protesta është e popullit, nuk flet askush në emër të saj!

Postimi i plotë:

50 ditë protestë, largimi i Edi Ramës është tema e çdo dite e çdo tryeze, e çdo ambienti. Sot është dita 50 e protestës së pandërprerë të qytetarëve në Bulevard, kundër korrupsionit, arrogancës, qeverisjes së keqe, trajtimit të Shqipërisë si plaçkë dhe shpërfilljes së njerëzve.

Kërkesa kryesore, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë në agjendën e politikës në vend, dhe në çdo ambjent.

I janë bashkuar shqiptarët kudo kësaj thirrjeje. Por e sigurtë është që askënd nuk e ka lënë indiferent. Edhe ata të heshurit, në qoshet e tyre thonë njëzëri: duhet të ikë!

Read more:Lajme si ky duam! – Blog

Asgjë tjetër nuk diskutohet sot më shumë se sa largimi i Edi Ramës, kudo në çdo hapësirë, dhe kjo është një arritje e protestës. Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit.

Se sa e fuqishme e tronditëse është lëvizja që sot mbush 50 ditë, e konfirmon më së miri reagimi i Ramës. Autokrati u shpërfaq me tiparet më të shëmtuara dhe thirri në ndihmë të gjithë qelbësirat që ishin bashkuar dikur për ta sjellë në pushtet dhe i vërsuli kundër protestës. Pse? Sepse karrigia e tij u lëkund.

Fundi i tij është dhe fundi i qelbësirave. Maskat ranë dhe kjo i shërbeu qytetarëve, publikut për të dalluar qartë të keqen në gjithë përmasat e saj. Dhe kjo është meritë e protestës. Por gjithashtu, edhe ndërkombëtarët, Brukseli ka pamjen e duhur sot mbi Tiranën.

Read more:Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit – Ide

Prej qëndresës dhe pasqyrimit të madh mediatik nga Reuters te CNN, ai nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter.

PD ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar në krah të tyre pa ekuivok. Dhe për këtë çdo demokrat duhet të jetë krenar e duhet të vijojë qëndresën në shesh, përpos çdo provokimi apo insinuate të nxitur nga ata që detyrë të vetme kanë promovimin personal duke i bërë opozitë opozitës

Lexo edhe
Politikë

“Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi

Politikë

“Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar

Tags: #Ambienti #Cnn #Detyrë #Edi Rama #jetë #Kryesore #Partia Demokratike #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi
  • “Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar
  • Protesta e 104-të! Aktivistja ironizon deputeten e PS, Iris Luarasin: Faleminderit që nuk na përfaqësoni!
  • “Shqipëria e shpopulluar, jemi bërë copa-copa”, protestuesi: Na duhet bashkim, nuk kemi rrugë tjetër!
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
Nga të njëjtat tag-e
  • “Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi
  • “Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
  • “Mallkuar qofshin qeveritë anti-shqiptare”, profesori Lush Susaj thirrje kolegëve në Malin e Zi: Na ndihmoni që shqiptarët të kalojnë kufirin dhe të na bashkohen
  • Tedi Blushi përplaset me ministren Ismaili: Mos recito ato që të jep Rama, fundi është i keq! Ahmetaj, e vetmja pasqyrë që u ka mbetur socialistëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi

Këtë të premte mbahet protesta e 104-të, para godinës së kryeministrisë. Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar

Një nga protestuesit deklaroi përpara Kryeministrisë se qeveria aktuale është e zhytur në krim, në korrupsion dhe ka…

• 35 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Protesta e 104-të! Aktivistja ironizon deputeten e PS, Iris Luarasin: Faleminderit që nuk na përfaqësoni!

Aktivistja Luçiana Kokaj ka reaguar ashpër nga protesta e 104-të para Kryeministrisë, duke iu drejtuar deputetes Erjola Luarasi…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by