Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik”, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve
Politikë

Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik”, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila është shprehur se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”. I ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Ola Bruko, Zotaj tha se deklarata ka tronditur shqiptarët, duke theksuar se plagët e luftës në Kosovë janë ende të freskëta.

Zotaj kritikoi edhe reagimet e autoriteteve shqiptare, duke thënë se deklarata nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur. Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës, ish-luftëtari i UÇK-së u shpreh se pjesëmarrja në luftë mbetet një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij. Ai tha se deklarata e ministres serbe e ka rikthyer te periudha e viteve 1998-1999 dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, ide të tilla vazhdojnë të kultivohen në shoqërinë serbe. Zotaj, i cili jeton ende në Kosovë, tha se vijon të ndjekë nga afër zhvillimet dhe përmendi edhe sulmin në Banjskë si një shembull të tensioneve të vazhdueshme.

Read more:Aktivisti Xhemalaj: Protestat do të vazhdojnë çdo ditë para Kryeministrisë, deri në dorëheqjen e Ramës

Sipas Zotajt, deklarata të tilla nuk sjellin rikthim të tensioneve, por rikujtojnë shqiptarët për të kaluarën dhe vështirësitë e procesit të pajtimit.

Read more:Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim maksimal për parandalimin e krimeve, të zbardhen në kohë! Siguri e shtuar gjatë sezonit turistik

“Nuk ka një shqiptar që nuk do t’i kushtonte vëmendje deklaratës së saj shoviniste. Ne i kemi ende të freskëta plagët e asaj lufte. Fakti që Serbia nuk ka reflektuar asnjëherë, na bën të ndihemi të tmerruar me pushtetarët e Shqipërisë madje i quajnë dhe vëllezër ata që kanë bërë reagim. Reagimi ka qenë i grupit kondinativ të protestës. Të gjithë jemi të shqetësuar, jo vetëm ne që jemi në protestë përditë, por edhe shqiptarë të të gjitha trojeve, se si ka mundësi që një eurodeputet ngre zërin, madje dhe Marta Kos, ndërsa një kryeministër, e kalon me butësi një deklaratë gjenocidiale. Kam pasur fatin që të jem pjesë e UÇK-së. Jam plagosur në luftë, jam shëruar dhe kam shkuar sërish në luftë. Është pjesa ime më e lavdishme. I kam parë nga afër masakrat që i janë bërë popullit të Dardanisë. Edhe një serb që tentoi që të bënte homazhe në Prekaz, u gjymtua. Deklarata e ministres më ka kthyer në vitet 98-99. Deklarata e saj, mentalitet, kultivohet në shkolla, në familje, nëpër kishat ortodokse serbe. Unë jetoj akoma në Kosovë. Vazhdoj jetoj në një jetë civile. I shikoj nga afër. Në çdo tentativë që bëjnë. Siç ishte dhe sulmi në Banjskë. Që u përgatit nga ushtria serbe. Nuk ndryshojnë serbët. Ata që mendojnë se serbët kanë ndryshuar, ose është i shitur, ose i verbër. Nuk rikthehen tensionet, por i rifreskon shqiptarët, ata që mundohen të jenë paqësorë, por Serbia nuk ndryshon pasi ka në krye të shtetit njeri të Millosheviçit.”, tha Zotaj.

Read more:Moti kthen ‘faqe’, pas temperaturave të larta, rikthehen reshjet e shiut në vend! Era rrëzon pemët në Sarandë, në Vlorë merr para karriget (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor

Politikë

103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Tags: #Banjskë #Familje #Homazhe #jetë #kosove #Marta Kos #Ola Bruko #proteste #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor
  • 103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
  • “Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën
  • Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
  • 102 ditë protestë/ Nuk ndalen protestuesit, vazhdojnë marshimin
Nga të njëjtat tag-e
  • 103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
  • Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
  • 102 ditë protestë/ Nuk ndalen protestuesit, vazhdojnë marshimin
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës
  • “Ky shesh është magjik, më besoni”, Guri: Kauza mbi të gjitha, asgjë të mos na përçajë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor

Nga Genc Burimi Aleksandër Vuçiç më kot rezistoi gati dy vjet nga shpërthimi i protestës së rinisë serbe.…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
Politikë

103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Qytetarët pritet të mblidhen sërish këtë të enjte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 103-të të protestës kundër…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën

Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në bregdet…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by