Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar
Politikë

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

• 23 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta e sotme e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme, përpara ambienteve të Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje. Ndërsa në orën 10:00 nisi edhe seanca plenare, protestuesit të pajisur me vezë kanë hedhur vezë drejt deputetëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe PD e cila ka dënuar bilancin alarmant të dhunës policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu:

Read more:Protesta para Kuvendit/ Nuk kursehen as gazetarët, shoqërohet Vjolanda Peca, AGSH: Ndërhyrje serioze në lirinë e medias

Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve.

Bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Në QSUT janë paraqitur 10 protestues: 4 janë trajtuar në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës ka marrë trajtim 1 protestues.

Përtej këtij bilanci, gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve. Këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar.

Read more:Kush shkuan të parët në Kuvend? Frikë nga vezët e protestuesve, deputetët zgjodhën hyrjet alternative! Balla hap sfidën: Të hapim kamerat!

Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre.

Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste.

Read more:Protesta e PD/ Hidhnin molotovë tinëz pas makinës së Syrit, pyetja e Ballës: Kush i solli tre italianët e proceduar penalisht?

Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate.

E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Dhuna #Dhune #Edi Rama #jetë #klevis balliu #Kushtetuta #kuvend #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin