Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. DOKUMENTI/ “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë kontrollin e Space+, dosja do t’i dërgohet SPAK-ut
Politikë

DOKUMENTI/ “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë kontrollin e Space+, dosja do t’i dërgohet SPAK-ut

• 28 Korrik, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, publikoi këtë të hënë një dosje me pretendime për mënyrën e dhënies dhe transferimit të kontrollit të licencës së kazinosë në kullën “Air Albania”.

Sipas tij, kompania GLG Investment, e cila mori kontrollin e Space+, shoqërisë që zotëron licencën e kazinosë, është e lidhur me një kompani offshore dhe transaksioni ngre dyshime që, sipas tij, duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Këlliçi tha se kazinoja te “Air Albania” është një mega-aferë pas të cilës qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Belind Këlliçi:

Sot do përmbledh shkurtimisht këtë aferë që lidhet me licencën e dhënë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë në kullën ‘Air Albania’. Sigurisht ne sot përveç pjesës teknike dhe paraqitjes së veprave të ndryshme penale, do të bëjmë dhe një prezantim në raport me individët e përfshirë dhe lidhjet e tyre me vëllain e Kryeministrit Edi Rama. Ky material, por edhe një rrjet i plotë kompanish të lidhura si me biznesin e Call Center, ashtu dhe me lejet e ndërtimit, që për efekt kohe nuk do të bëhen publike të gjitha sot, do të përcillet pranë SPAK për hetime të mëtejshme. Por po filloj me prezantimin. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, hotelet me 5 yje në vendin tonë, mund të përfitojnë liçensë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë. Një ndër hotelet me 5 yje është ai në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania. Shoqëria që ka një liçensë kazinoje në këtë hotel është Space +.

Sipas të dhënave të QKB ky subjekt fillimisht kur mori liçensën, kishte si aksioner 99% shoqërinë ALB-STAR, dhe 1% W-CZ Holding s.r.o. Kjo e fundit një kompani e regjistruar në Republikën Çeke.
Sipas detyrimeve ligjore, kompania e cila aplikon për marrjen e një liçense duhet të ketë një kapital minimalisht 1.200.000.000 lekë, rreth 12 milionë euro. Ligji përcakton gjithashtu se kompania duhet të ketë eksperiencë në fushën e lojrave të fatit, e mesa duket, kjo ka qenë arsyeja përse është futur si aksioner me 1% ortaku Ë-CZ Holdings s.r.o. në kazinonë në kullën Air Albania.

W-CZ Holdings s.r.o, është e lidhur me shoqëritë të cilat kanë pjesën më të madhe të tregut të lojrave të fatit, ADRIA ENTERTAIMENT dhe WSI shpk, të lidhura drejtpërdrejtë me shtetasin Bledar Sinani. Në nëntor të vitit 2025 ALB-STAR i shet aksionet e kazinosë kompanisë GLG INVESTMENT.

Read more:“Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave

Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se marrëveshja fillestare mes ALB-STAR dhe GLG INVESTMENT është firmosur në gusht të vitit 2025 dhe më pas janë bërë kërkesat pranë AMLF dhe Autoritetit të Konkurrencës, për dhënien e miratimit për ndryshimin e aksionerit sipas përcaktimeve ligjore. Kjo marrëveshje nuk ka të përcaktuar një çmim për këtë transaksion ose marrëveshja e plotë nuk është depozituar ende në QKB.

Kuadri ligjor aktual kërkon që AMLF të qartësojë kush është pronari fundor përfitues, të verifikojë burimin e të ardhurave për krijimin jo vetëm të kapitalit por edhe të shumave të tjera që do të duhet të investohen, pasi liçensa nuk mund ti jepet një individi anonim i cili nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të operuar në këtë fushë.

AMLF e dha miratimin në kundërshtim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte një kompani anonime, me zero historik dhe aktivitet në Shqipëri, por me kushtin që të hiqej toka në pronësi të ALB STAR si kapital aksionar, dhe të zëvendësohej me një tjetër tokë në pronësi të GLG INVESTMENT shpk. Këtu situata bëhet edhe më flagrante dhe kriminale.

Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB rezulton se pasuria në pronësi të GLG është:

Pasuria lloji Pyll, numër pasurie 118/9, ZK. 1522, me sipërfaqe 275,550 m2 ndodhur në Draç (Kepi i Rodonit), Durrës e cila vlerësohet sipas raportit të vlerësimit hartuar nga eksperti vlerësues Ing. Eno Kume bashkëngjitur këtij vendimi, në vlerën 2,556,732,008.00 Lekë, rreth 26 milionë euro.

Read more:Protesta dhe dhuna para Kuvendit/ Komiteti i Helsinkit deklaratë: Të respektohen dhe hetohen garancitë ligjore, shoqërimi dhe arrestimi në flagrancë

Ekspertët tanë investiguan dhe më tej për origjinën dhe kohën që GLG e kishte blerë tokën, si dhe vlerën e saj.

Në aktin e ekspertit Eno Kume, të datës 19.06.2025 rezulton se: pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 275,550 m2, është blerë nga GLG INVESTMENT në datën 09.04.2025, në vlerën 32.239.350 lekë, rreth 320.000 euro.
Subjekti GLG është pajisur me çertifikatë pronësie në datën 29.05.2025, pra më pak se 2 muaj më pas.
Vlera me të cilën është blerë prona është 117 lekë për m2, pra 1.2 euro/m2.
Vlera 117 lekë është çmimi i referencës së tokës në atë zonë.
Po sipas dokumentacionit të ASHK, i cili gjendet bashkëlidhur Raportit të Vlerësimit, rezulton se në kartelën e kësaj pasurie është regjistruar dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim me kompaninë Premium Finance Invest, me pronar indirekt shtetasin Bledar Sinani.
Ekspertët tanë investiguan dhe më tej dhe rezultoi se kjo pronë është pjesë e një vendimi për kthim prone të Gjykatës së Apelit Durrës. Prona në total ka qenë mbi 1 milion m2, në Kepin e Rodonit, e cila është coptuar në disa pjesë me kontrata shitblerje me çmime fiktive.
GLG Investment e ka blerë këtë pronë tek shtetasi Çlirim Muhamet Tahiri, i cili e ka blerë nga një tjetër shtetas, dhe të gjitha këto transaksione janë kryer me çmimin e referencës.
Ndërkohë kur vetë vlerësuesi flet për shifra nga 95 euro deri 130 euro për m2 në atë zonë.

Pra këtu është e qartë skema.

Me vendime të dyshimta gjykate, përfitohen miliona metra katrorë tokë, kjo pronë më pas për të humbur gjurmët ndryshon disa herë pronësinë, dhe në fund i jepet GLG INVESTMENT. Mbi të gjitha po sipas bilanceve të GLG INVESTMENT kjo shumë nuk është paguar, por shoqëria e ka ende detyrim. Për të përfituar liçensën e kazinosë, një tokë 275.000 m2 në Kepin e Rodonit, që u ble në vlerën 320.000 euro, pas 2 muajsh rivlerësohet me një akt vlerësimi në vlerën 26.000.000 euro. Mrekulli ekonomike e padëgjuar askund në botë, të cilën as Taulant Balla nuk e shpjegon dot.

E që të jem i qartë: është kryer një raport vlerësimi, është përdorur për të rritur kapitalin e kompanisë, në mënyrë që AMLF të jepte miratimin për të kaluar nga aksioneri ALB-STAR te aksioneri GLG Investment.
Përtej veprimeve të AMLF, Autoritetit të Konkurrencës, Drejtorisë së Pastrimit të Parave, të cilat kanë çertifikuar këtë skemë të kundraligjshme, një tjetër institucion del i përfshirë, dhe ai është Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga vetë Edi Rama.

Sa konstatuam dhe më lartë në këtë material në kartelën e pasurisë ishte regjistruar një kontratë sipërmarrje me kompaninë Premium Finance Invest shpk. Kjo shoqëri ka si aksioner Poëer Invest e themeluar në Austri. Në vitin 2021 Poëer Invest është përthithur nga shoqëria SIG Holding GMBH e Bledar Sinanit.

Read more:Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Në korrik të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me Vendimin NR. 6/5, datë 15/07/2021, ka vendosur të japë miratimin si investitor strategjik për një investim në Kepin e Rodonit.

Deri më sot masa e shpronësimit për ndërtimin e një kompleksi privat vilash nuk i është dhënë asnjë investitori tjetër përveç Bledar Sinanit dhe pikërisht në zonën e Kepit të Rodonit.

Pra Edi Rama, vetëm për shtetasin Bledar Sinani, pikërisht mbi këtë tokë, ka marrë vendim se nëse prona private nuk i jepet me vullnet klientëve të tij, kryeministri ua merr pronarëve me anë të shpronësimit për “Interes Publik”. Ky favorizim nuk është bërë për asnjë kompani tjetër vendase apo të huaj deri më sot në Shqipëri.

Pra deri këtu është e qartë skema sesi merren liçensat e kazinove, si të gjitha autoritetet mbyllën sytë, e sigurisht këto kompani nuk favorizohen vetëm për liçensa kazinosh, por edhe me leje ndërtimi, e deri te dhënia e statusit të investitorit strategjik për të marrë pronën, jo vetëm publike, por edhe të shqiptarëve që nuk duan të firmosin me ta.

Kush fshihet pas GLG INVESTMENT?
Përse u përdor kjo kompani kur Bledar Sinani dhe Adria Entertainment kanë disa kompani të tjera, që mund të blinin aksionet e ALB-STAR ligjërisht dhe pa përdorur presta-nome? A fshihen vërtetë këta shtetas pas këtij transaksioni?

Read more:TEC-et lundurese, Bardhi: Një aferë korruptive që ulëret, SPAK të hetojë Ramën dhe Ballukun!

Për këtë arsye analizuam kompaninë GLG INVESTMENT.

GLG INVESTMENT është themeluar në mars të vitit 2024, me aksioner shtetasin Gerti Shkëlqim Lumani.

Në nëntor të vitit 2024, ky shtetas me nënshtetësi amerikane, ia shet aksionet kompanisë LAKE HORIZONT LLC, e regjistruar në shtetin WYOMING (OFFSHORE), më 02.05.2024. Për këtë kompani nuk ka të dhëna për aksionerët fundor pasi është e regjistruar offshore. Kuadri ligjor aktual përcakton se për aksionerë të cilët zotërojnë mbi 25% të kapitalit në një shoqëri të regjistruar në Shqipëri, do duhet të depozitohen të dhënat për aksionarin fundor. Nëse kerkojmë në QKB të dhënat për shoqërinë GLG INVESTMENT rezulton se, aksioneri i vetëm që zotëron 100% të subjektit LAKE HORIZONT LLC, është shtetasi Venezuelan Joselises Maradey Marquez.

Kërkuam të dhëna të tjera për kompaninë LAKE HORIZONT LLC dhe aksionerin e saj. Sipas faqes zyrtare të shtetit të Ëyoming, rezulton se Joselises Marquez cilësohet si “ORGANIZER” por jo si aksioneri i kësaj kompanie.

Sa i përket shtetasit/aksionerit Joselises Maradey Marquez, nuk rezulton të gjenden të dhëna për ndonjë aktivitet ekonomik apo cv e publikuar në fushën e lojrave të fatit, apo edhe sektorë të tjerë që ti sigurojnë atij financa të mjaftueshme për të investuar në kompani, sipas kritereve ligjore.

Read more:Rama sulmon opozitën: Bulevardi i Flamingove i ka kthyer në grup sorrash të kategorisë së dytë!

Pra është e qartë se kjo kompani është krijuar offshore, me pronarë fiktiv, vetëm për të fshehur pronësinë e vërtetë.

Për tu thelluar më tej mblodhëm të dhëna për shtetasin Gerti Shkëlqim Lumani, i cili jeton në Troy Michigan. Babai i tij, shtetasi Shkëlqim Lumani, nga një dokument zyrtar amerikan, rezulton si palë e lidhur me shtetasin Gert Haka.

Dhe këtu mbërrijmë tek pika kyçe e të gjithë kësaj skeme korruptive.

Gert Haka, një shtetas shqiptar, i cili më parë ka jetuar në Troy Michigan, aty ku ka jetuar dhe Ols Rama, që prej vitit 2013 është rikthyer në Shqipëri dhe shoqëron kudo mikun e ngushtë Olsi Rama.

Miqësia e tyre jo vetëm që dihet nga të gjithë në Tiranë, por faktohet lehtësisht dhe prej faktit që ky shtetas e shoqëron Ramën kudo. Gert Haka ishte shoku që Olsi shprehet në emision në Top Channel se e shoqëroi në Serbi në vitin 2014, kur luante kombëtarja jonë, edhe pse në atë ndeshje u lejuan vetëm 40 shqiptarë. Gert Haka është njeriu që shfaqet edhe në fotot e djalit të Olsi Ramës kur viziton Shqipërinë. Gert Haka është ai që shoqëron Olsin dhe në ndeshjet e Partizanit

Lexo edhe
Politikë

Dosja “Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Politikë

Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!

Tags: #Aktivitet #Babai #Call center #Detyrim #Durres #Edi Rama #euro #hetime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja “Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit
  • Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!
  • “Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit
  • “Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko
  • “Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën
Nga të njëjtat tag-e
  • Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau, babai i Laertit më tha se djali i tij s’kishte lidhje
  • Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!
  • “Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit
  • “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik
  • Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 17 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dosja “Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të…

• 50 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by